Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    JAVA 3 / SHKUMBINI-Beselidhja

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 3 / SHKUMBINI-Beselidhja Empty JAVA 3 / SHKUMBINI-Beselidhja

    Mesazh nga polskaALB Sat Sep 15 2007, 14:24

    Shkumbini-Beselidhja

    A.Janku, Mustafaraj-Lamce


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed Dec 26 2007, 15:59, edituar 1 herė gjithsej
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 3 / SHKUMBINI-Beselidhja Empty SHKUMBINI-BESELIDHJA 2-1

    Mesazh nga polskaALB Sun Sep 16 2007, 14:44

    SHKUMBINI-BESELIDHJA 2-1
    Nė Peqin "thyejnė akullin", vjen triumfi i parė


    Shkumbini arrin fitoren e parė nė kėtė sezon, duke kaluar 2-1 Besėlidhjen. Ky rezultat bėhet i vlefshėm jo vetėm pėr faktin se kėto janė pikėt e para tė skuadrės sė drejtuar nga trajneri Magani, por edhe sepse ėshtė marrė pėrballė njė rivali direkt nė luftėn pėr mbijetesė. Mė nė fund emra si Stojku, Qorri, Dalipi, Patushi e Dabulla kanė treguar peshėn e tyre, duke vėnė nė shėrbim tė peqinasve eksperiencėn e akumuluar me ekipet mė tė mira nė Shqipėri. Pas dy ndeshjeve tė para tė luajtura jashtė fushe, interesimi i tifozerisė sė Shkumbinit ka qenė mjaft i madh pėr ndeshjen e parė nė shtėpi. Megjithatė, tentativa e parė drejt portės ka qenė e lezhjanėve, qė kanė provuar me Roshin, por Llani i pozicionuar mirė neutralizon pa vėshtirėsi. Kjo gjuajtje ka shėrbyer si sirenė alarmi pėr peqinasit, qė kėrkojnė me ngulm tė shėnojnė golin e parė. Patushi, Dalipi dhe Stojku provojnė njėri pas tjetrit tė mposhtin portierin Miēo, por "gardiani" fierak tregohet i saktė dhe shpėton portėn e tij nga sulmet e vendasve. Duhej tė vinte minuta e 24-t qė Shkumbini tė festonte, kur Stojku pėrshėndet rrjetėn, pas njė asisti tė Qorrit, qė pėrfiton nga pėrgjumja e mbrojtjes mike. Festa e peqinasve ėshtė prishur 14 minuta mė vonė, kur Petrovski, maqedonasi i Besėlidhjes devijon njė goditje kėndi dhe shėnon. Shkumbini nuk mund tė pajtohej kurrsesi me njė pikė dhe kėtė e ka treguar qė prej fillimit tė pjesės sė dytė tė lojės. Por, pavarėsisht momenteve tė shumta tė krijuara, vendasit kanė pritur deri nė minutėn e 69-tė pėr ta parė vetėn sėrish nė avantazh. Edhe kėtė herė, rrjeta mbante firmėn e Gentian Stojkut, qė nuk ka gabuar pas njė krosi tė dhėnė nga Byzhyti. Me kėtė rezultat Shkumbini i largohet fundit tė klasifikimit, ndėrsa Besėlidhja konfirmon krizėn me tri humbje nė po kaq ndeshje.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 3 / SHKUMBINI-Beselidhja Empty Re: JAVA 3 / SHKUMBINI-Beselidhja

    Mesazh nga polskaALB Sun Sep 16 2007, 18:28

    Stojku gatuan gjithēka: Gola nė tė dy portat

    Shkumbini 2

    Besėlidhja 1

    Shėnues: Stojku 23', 69'/ Stojku(a) 38'

    E shtunė, 15 shtator 2007, ora 16:30, nė fushėn sportive tė Peqinit

    Nga Nuredin Ēeēi

    Shkumbini: LLani, Kacollja (50' Ndoni), Xhyra, Dabulla, Patushi, Shenaj, Kuēi (66' Bizhyti), Pashja, Qorri (84' Maēolli), Dalipi, Stojku Tr. G.Magani

    Besėlidhja: Miēo, Toma, Lika, Grizha, Smajli, Prela, Bruka (74' Miliē), Tasev (62' Kostevski), Roshi (77' Hashani), Petrevski, Mallota Tr. R.Kulli

    Gjyqtarė: A.Janku, L.Mustafaraj (Tiranė), A.Lamēe (Patos)

    Vėzhgues: L.Konēi(Tiranė)

    Kartona tė verdhė: Shenaj, Kacollja/ Kostevski

    Golat

    23' Mesfushori Qorri ekzekuton njė goditje dėnimi, topi nuk zotėrohet nga portieri Miēo e pėrfundon te Xhyra, i cili brenda zonės sė rreptėsisė mike pason te Stojku, qė e dėrgon sferėn nė rrjetė, me njė gjuajtje tė befasishme tokazi. 1?0

    38' Goditje kėndi pėr Besėlidhjen, nga e djathta esulmit tė saj; topi endet nė zonėn e rreptėsisė sė Llanit dhe Stojku, nė tentativė pėr ta larguar, e dėrgon nė rrjetėn e portės sė tij. 1?1

    69' Manovėr e Bizhytit nė tė djathtė tė sulmit, pasim nė zonė pėr Stojkun, qė del i zbuluar dhe godet saktė drejt portės. 2?1

    Episodet

    5' Kalim i bukur i Kuēit, nga e djathta e sulmit vendas, krosim brenda zonės, por topi nuk shfrytėzohet nga Dalipi, i cili shpėrdoron njė gol tė sigurt.

    10' Nė harkun e kėsaj minute katėrkėndori i portės sė Miēos ėshtė goditur nga Stojku e Dalipi, tė cilėt krijojnė njė situatė alarmante.

    18' Patushi shėrben bukur pėr Stojkun, qė ka synuar rrjetėn, pėrmes njė goditje tė fuqishme nė vijėn ballore tė zonės sė rreptėsisė lezhjane.

    30' Dalje e shpejtė nė sulm e Shkumbinit me anė tė mesfushorit Pashja, krosim drejt Stojkut, i cili godet fuqishėm e mbrojtja mike e kalon topin pėrtej vijės fundore.

    52' Dalipi, nė njė pozicion pak diagonal, nga njė distancė jo shumė e largėt ka shkarkuar tė djathtėn, topi kalon jashtė, thuajse ngjitur me traun e portės.

    65' Stojku brenda zonės tregohet egoist, kur nė vend qė tė pasonte te Dalipi i zbuluar, preferon tė godasė por nė mėnyrė krejt tė gabuar.

    75' Goditje dėnimi pėr Shkumbinin, ekzekuton me mjeshtėri Qorri, portieri mik e grushton topin nė goditje kėndi.

    80' Bizhyti, pas depėrtimit nga e djathta, godet fuqishėm, topi pėrfundon jashtė, ngjitur me shtyllėn pingule tė djathtė tė portės.

    Pas dy zhgėnjimeve tė njėpasnjėshme, peqinasit mė nė fund kanė gjetur veten dhe fitoren e parė. Loja e tyre ka qeė mė e organizuar, e shoqėruar me veprime plot fantazi. Nė ndeshjen ndaj Besėlidhjes, Shkumbini ka shpalosur disa nga vetitė e tij mė karakteristike, si grintėn, shpirtin e garės, luftėn pėr topin e parė, dėshirėn pėr tė luajtur shpejt e me ritėm tė lartė deri nė fund. Ndėrsa skuadra lezhjane, pėr nga mėnyra si luajti dje, tregoi se nuk e meriton vendin qė mban nė tabelėn e renditjes. Gjithsesi, duhet thėnė se Shkumbini qė nė nisje tė ndeshjes e zhvendosi lojėn nė gjysmėfushėn mike, ku u ushtrua presion i vazhdueshėm. Nė pjesėn e dytė, tė kushtėzuar nga sulmet e vazhdueshme nga ana e bardhekaltėrve, por edhe nga dėshira pėr tė mos u kthyer nė Lezhė pa pikė, djemtė e Kullit janė mbyllur nė mbrojtje, me mendimin pėr tė goditur me anėn e kundėrsulmit nėpėrmjet Petrevskit e Brukės, tė cilėt janė mbuluar me shumė kujdes nga mbrojtėsit vendas. Gjithsesi, duke u kthyer te Shkumbini, duhet thėnė se tekniku Magani, megjithėse e ka pėrvojėn e parė nė detyrėn e “timonierit”, e ka rreshtuar mjaft mirė skuadrėn, ka bėrė ndryshimet e duhura nė formacionin bazė dhe i ka marrė grupit mė tė mirėn e tij. Skuadra peqinase kishte dalė nga “shoku” psikollogjik, pas dy goditjeve tė pėsuara nė transfertė. Loja me disiplinė taktike dhe me veprime tė zgjuara, shqetėson sė tepėrmi lezhjanėt, tė cilėt nuk e kanė pėrballuar deri nė fund ofensivėn peqinase. Dhe kjo lojė e mirė e peqinasve sjell dhe atė qė pritej, golin e fitores, i shėnuar nga Stojku pas njė veprimi plot zgjuarsi nė zonėn e rreptėsisė sė Besėlidhjes. Goli ka shtuar sigurinė te vendasit, ndėrsa miqtė tronditen mė shumė, aq sa sulmet nė drejtim tė portės sė Llanit u zbehėn, ose vinin nga veprime individuale tė lojtarėve tė veēantė, kryesisht tė Petrevskit. Futja e Bizhytit nė lojė shtoi forcėn sulmuese tė Shkumbinit, ndėrsa Dalipi e Qorri humbin raste tė pafalshme fare pranė portierit Miēo. Gjithsesi, Shkumbini ka arritur fitoren e parė nė kėtė kampionat, e cila duhej pėr tė kapėrcyer momentin e vėshtirė, tė shkaktuar nga mungesa e pikėve dhe vendi aspak komod qė mbante nė tabelė.

    Pas ndeshjes

    G. Magani (trajner i Shkumbinit): E kishim vlerėsuar maksimalisht kėtė ndeshje, jo vetėm sepse kishim pėrballė njė kundėrshtar tė fortė, por edhe sepse na duhej medoemos fitorja. Vetėm trepikėshi do tė na nxirrte nga “shoku” psikollogjik, i shkaktuar nga dy humbjet e pėsuara nė transfertė. Tė gjithė futbollistėt treguan shpirt tė lartė gare dhe sakrifikuan pėr tė mbyllur kėtė ndeshje me sukses. Madje, kėtė ua kam kėrkuar atyre qė nė ndeshjet e para. Shkumbini pa kėtė cilėsi transformohet nė njė ekip joagresiv. E kishim parashikuar qė do tė ishte njė ndeshje e vėshtirė, ndaj njė kundėrshtari, qė ėshtė kontradiktor me pozicionin qė ka dhe gjendjen qė paraqiti. Ndoshta disa prej titullarėve tanė duhej tė jepnin mė shumė e tė merrnim mė tepėr pėrgjegjėsi, por kėto ndodhin nė futboll, pasi jo gjithnjė gjėrat shkojnė ashtu si parashikohen. Mendoj se ishte njė fitore e merituar pėr skuadrėn tonė, e cila do t’u hapė rrugė tė tjerave nė ndeshjet e ardhshme.

    Ritvan Kulli (trajner i Besėlidhjes): Nė pėrgjithėsi, skuadra zhvilloi njė ndeshje tė mirė dhe pėr kėtė i pėrgėzova futbollistėt. Megjithėse kam pak ditė qė kam marrė drejtimin e skuadrės, ndryshimet janė tė dukshme. Brenda kėtyre ditėve jemi munduar tė riparojmė disa tė meta e dobėsi tė reflektuara nė ndeshjet e para. Ishim tė vetėdijshėm se pėrballė do tė kishim njė kundėrshtar me vlera nė futbolin tonė. Pėr mė tepėr nė kėtė kampionat, Shkumbini ka bėrė pėrforcime duke pasur nė pėrbėrje futbollistė cilėsorė e me pėrvojė, qė dinė t’i zgjidhin mirė situatat. Mendoj se me lojėn qė zhvilluam jemi nė rrugė tė mbarė pėrsa i pėrket ndryshimit, gjė qė do ta reflektojmė nė ndeshjet e ardhshme. Duhet tė vazhdojmė me kėtė mobilizim e pėrkushtim, atėherė edhe rezultatet nuk do tė mungojnė. Kurse pėr Shkumbinin do tė thoja se e meritoi fitoren.

    Opinioni i specialistit

    Tofik Ēanaku: Fillimisht dua tė them se Shkumbini e meritoi plotėsisht fitoren, tė cilėn e kėrkoi qė nga minuta e parė dhe deri nė tė fundit. Pėr mendimin tim, nėse skuadra peqinase nuk do tė ishte ndėshkuar nga autogoli, qė e futi lojėn nė barazpeshė, ajo do tė arrinte njė fitore mė tė thellė. Nė pėrgjithėsi, ishte njė ndeshje me rivalitet e pėr kėtė meritė kanė tė dyja skuadrat, tė cilat dhanė gjithēka qė kishin nė potencialin e tyre. Nė kėtė ndeshje Shkumbini u rikthye aty ku duhet tė jetė gjithnjė, te loja me ritėm tė lartė, me grintė e me presion tė vazhdueshėm nė gjysmėfushėn e skuadrės kundėrshtare, pa u larguar qė aty deri nė zhbllokimin e rezultatit. Shkumbini luajti i qetė, plot siguri nė arritjen e fitores, u tregua tepėr kėmbėngulės. Mund tė kishte shėnuar mė shumė se dy gola, nėse do tė eliminonte veprimet individuale nė sulm. Ishte njė fitore qė do ta ndihmojė shumė Shkumbinin nė ecurinė e mėtejshme.

    Spikati

    Gentian Stojku ? Nuk ėshtė kursyer nė ēdo sektor tė fushės, pėr tė bėrė mė tė mirėn nė arritjen e fitores. Jo vetėm nė sulm krijoi situata tė vėshtira nė mbrojtjen e Besėlidhjes, por nė shumė momente bėri shumė nė mbėshtetje tė prapavijės sė Shkumbinit. I zgjuar e elegant nė veprimet e tij, ka shtyrė skuadrėn vazhdimisht nė drejtim tė arritjes sė fitores. Njė rast i rrallė, kur ka shėnuar dy gola nė portėn kundėrshtare dhe njė nė atė tė skuadrės sė tij.

    Fokus

    Nė krijimin e njė ambienti sportiv u tregua kujdes i veēantė nga bashkia dhe presidenti Ismaili. Topin e parė e shqelmoi ish?sulmuesi i Shkumbinit nė vitet 1975?1983, Shaqir Sallufi i cili ka qenė njė nga golashėnuesit mė tė mirė tė skuadrės peqinase.

    Asistenti A.Lamēe kishte 42?vjetorin e ditėlindjes, pėr ēka e uruan tė gjithė.


    Sponsored content


    JAVA 3 / SHKUMBINI-Beselidhja Empty Re: JAVA 3 / SHKUMBINI-Beselidhja

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 11:15