Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


3 posters

    JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI

    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI Empty JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Thu Mar 06 2008, 19:59

    Elbasani-Shkumbini (15:00), 08.03.2008

    Gjyqtarė: S. Velēani,

    A. Lamce, A.Pregja
    LuAnIBarDhEKalTer
    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator


    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI Empty Re: JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer Thu Mar 06 2008, 20:00

    HAJDE TI TREGOJM I HERE DYLBERAVE SE SI LUHET FUTBOLL...
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI Empty Re: JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga polskaALB Thu Mar 06 2008, 20:32

    Dabulla: Nuk thyhemi pėrsėri nė Elbasan

    Kėtė tė shtunė, skuadrėn peqinase e pret njė pėrballje e rėndėsishme nė “Ruzhdi Bizhuta”, ku do tė luajė ndeshjen e parė tė fazės sė tretė me Elbasanin. Sipas mbrojtėsit Dabulla, kjo ndeshje, dhe pse e vėshtirė, nuk do tė jetė e jashtėzakonshme, ndaj kundėrshtari nuk ka pse tė fryhet. “Elbasani ėshtė njė kunėdėrshtar i fortė por ne nuk duhet ta mbivlerėsojmė atė, edhe pse do tė luajmė jashtė fushės sonė. Eshtė njė “kockė” e fortė, por qė mund tė kapėrdihet si ēdo skuadėr e superiores. Aq mė tepėr qė na duhet njė rezultat pozitiv, kur imazhi i skuadrės sonė ėshtė goditur pas asaj ndeshjeje, qė na eliminoi nga Kupa” tha Dabulla. Sipas tij, nė se pretendohet pėr tė vėnė nė vend prestigjin e cėnuar nga humbja nė kupė, pėr skuadrėn e tij nuk ka tjetėr rezultat, pėrveē atij pozitiv, qoftė dhe njė barazim. “Forcat dhe mundėsitė i kemi qė tė dalim nga kjo gjendje qė po kalojmė. Krahas pėrgatitjeve qė po bėjmė pėr ndeshjen e sė shtunės, le tė lutemi qė tė kemi dhe fatin me vete nė fushėn e lojės, qė na ka munguar dy ndeshjet fundit”, ka vazhduar Dabulla. “Futbollistėt e Shkumbinit kanė treguar se janė nė gjendje tė pėrballojnė presionin qė vjen nga skuadrat kundėrshtare dhe tifozeritė e tyre, edhe atėherė kur ky presion ėshtė rritur mbi normalen” ka nėnvizuar mbrojtėsi. Eliminimi nga kupa ishte njė goditje e rėndė, por kurrsesi nuk duhet tė lejohet qė tė bėhet njė tjetėr hap fals nė “Ruzhdi Bizhuta”, pasi do ta largonte nga skuadrat kryesuese, qė ėshtė objektivi i Shkumbinit nė kampionat. Ndaj, edhe kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė tė shtunėn peqinasit do tė kėrkojnė tė mos humbin, pėr tė garantuar vazhdimėsinė pozitive dhe pėr tė ndrequr imazhin. “Nuk do tė thyhemi pėr sė dyti nė Elbasan” ka pėrfunduar prononcimin mbrojtėsi Dabulla

    Nga SportEkspres
    avatar
    paolo rossi


    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI Empty Re: JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga paolo rossi Fri Mar 07 2008, 17:51

    PROBLEMET
    Me mungesa nė mesfushė
    Nė takimin e radhės, formacioni peqinas i Shkumbinit do tė ketė disa mungesa, tė cilat i pėrkasin mesfushės. Mesfushori gjirokastrit Shenaj dhe mesfushori elbasanas, Kuēi, nuk do tė jenė tė disponueshėm pėr trajnerin Magani nė kėtė takim, pasi janė tė pezulluar pėr shkak tė kartonėve tė verdhė qė kanė marrė. Pėr mė tej, trajneri Magani do tė ketė nė dispozicion tė gjithė organikėn tjetėr tė lojtarėve. Si zėvendėsues tė mundshėm nė mesfushė, priten qė tė jenė maqedonasi
    Jakimovski, i cili ėshtė aktivizuar pak nė fazėn e dytė pėr ngjyrat bardhekaltėr, por edhe sulmuesi Dalipi, i cili mund tė alternohet nė vijėn e sulmit pėrkrah Stojkut.
    Ndėrsa sulmuesi peqinas, Dervishi, mund tė luajė si njė mesfushor krahu.

    Shkumbini/Shpresohet pėr maksimumin ndaj Elbasanit
    Pashja do start me fitore nė fazėn e tretė
    Ekipi i Shkumbinit do tė zhvillojė nesėr ndeshjen e parė tė fazės sė tretė,
    ku shorti do ta verė pėrballė nė transfertėn e Elbasanit. Kjo pėrballje
    pėrbėn “derbin” e katėrt midis tyre nė njė afat kohor brenda njė muaji.
    Statistika e kėtyre ekipeve nė kėto tre takime tė para ėshtė 2 fitore pėr
    Shkumbinin dhe njė pėr Elbasanin, ku dy takime kanė qenė pėr Kupėn e
    Shqipėrisė dhe njė pėr kampionatin shqiptar. Tashmė, tė dy ekipet i
    rikthehen pėrballjeve tė tyre pėr kampionat, ku do tė pėrpiqen qė t’i
    shkėpusin fitoren njėri-tjetrit. Peqinasit kanė qenė mė pak tė preokupuar
    gjatė kėsaj jave pas eliminimit tė tyre nga Kupa e Shqipėrisė pikėrisht
    nga ky ekip, ndėrsa elbasanasit kanė qenė ė tė ngarkuar, pasi kanė
    pasur njė pėrballje me ekipin e Teutės nė Kupė. Megjithatė, te peqinasit
    nuk ka asnjė vend pėr mbivlerėsim dhe neglizhencė nė prag tė kėtij
    takimi. Kapiteni i peqinasve mesfushori i talentuar, Lorenc Pashja, ėshtė
    shprehur: “Takimi i radhės pėrbėn njė pėrballje tepėr tė vėshtirė pėr ne.
    E kemi nisur kėtė fazė tė tretė me njė transfertė dhe na duhet qė tė
    pėrqendrohemi totalisht. Tashmė, nuk kemi ndonjė impenjim tjetėr ndaj
    dhe duhet qė tė japim mė tė mirėn nė takimet qė na kanė mbetur, pėr tė
    arritur njė vend sa mė tė lartė nė renditjen nė kampionat. Pėrsa i pėrket
    transfertės sė kėsaj jave, mendoj se do tė kemi njė ndeshje tė vėshtirė.
    Ne jemi pėrgatitur gjatė gjithė javės pėr kėtė takim. Duhet tė pėrfitojmė
    nga lodhja e vendėsve nga lodhja e miqve nė takimin e Kupės. Duhet tė
    jemi tė qartė se nuk ka vend pėr neglizhencė nė kėtė takim dhe as pėr
    mbivlerėsim nga ana e lojtarėve tanė. Ne do tė pėrpiqemi qė tė japim mė
    tė mirėn dhe shpresoj qė tė dalim tė fituar. Duke parė edhe vėshtirėsinė
    qė paraqet kjo ndeshje, edhe me njė pikėn do tė ishim tė kėnaqur”,
    pėrfundoi Pashja.

    avatar
    paolo rossi


    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI Empty Re: JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga paolo rossi Fri Mar 07 2008, 23:20

    Llani: Per pike dhe per moral
    7 Mars Edhe pse eshte i bindur se ajo e nesermja do te jete nje ndeshje mjaft e veshtire, portieri i Shkumbinit, duke u mbeshtetur ne aftesite e mbrojtjes bardhekaltert, garanton se do te beje me te miren e tij, ne menyre qe skuadra peqinase te dale e pamundur nga stadiumi “Ruzhdi Bizhuta” i Elbasanit. “Sic e kemi pare dhe ne ndeshjen e kthimit per kupe, Elbasani eshte nje skuader e forte, ne fushen e tij ben nje loje teresisht sulmuese. Ndaj dhe une po pergatitem bashke me shoket e skuadres, me synimin per te mos u prekur porta” thote Ervin Llani per gazeten tone. Shkumbini ka zhgenjyer ne ndeshjen e kthimit per kupe, ku nuk ka mundur te vazhdoje me tej. Ndsaj, pritet qe skuadra peqinase te reagoje ne kete ndeshje dhe te synoje rezultatin pozitiv. Sipas Llanit, ne kampin peqinas, perfshi skuadren dhe tifozerine, jane te karikuar per nje rezultat qe do t’i kenaqte. “Edhe pse ndodhemi ne vendin e shtate, per mendimin tim objektivi nuk eshte arritur perfundimisht. Ndaj, ne ndeshjen me Elbasanin duhet te bejme nje nisje te mbare te fazes se trete” nenvizoi Llani. Sipas portierit, ndeshjet e fazes se trete jane shume te rendesishme, sepse do te vendosin per arritjen e objekitivit per kete sezon. Per “gardianin” e portes peqinase ndeshja e neserme do te jete nje hap drejt nje ecurie pozitive, por dhe nje autokritike ndaj fansave peqinas. “Do te jete nje perballje e forte, por qe nuk duhet te mbivleresohet ne asnje menyre. Kjo eshte nje nga ato ndeshje, qe duhet te perballohet me sukses per dy arsye: se pari, qe te permiresojme imazhin pas zhgenjimit per kupe; se dyti, nje sukses ne Elbasan do te ngrinte moralin e skuadres per ndeshjet ne vazhdim te kampionatit, ku do te perpiqemi te arrijme objektivin. Pra, do te luajme per pike dhe per moral” ka shtuar ai. “Humbja me Dinamon dhe eliminimi nga kupa jane kapercyer. Gjendja psikollogjike e morali i futbollisteve eshte ne nivelin e duhur. Te gjithe jane optimiste per te arritur nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje”, perfundon portieri Llani.

    Sponsored content


    JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI Empty Re: JAVA 23 / elbasani - SHKUMBINI

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 16:26