Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Nė Vlorė nisin ethet, vjen Shkumbini

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Nė Vlorė nisin ethet, vjen Shkumbini Empty Nė Vlorė nisin ethet, vjen Shkumbini

    Mesazh nga stilltoni Wed Apr 15 2009, 12:12

    Peqinasit duan tė sigurojmė
    kualifikimin qė nė Vlorė

    Skuadra e Shkumbinit e drejtuar
    nga tekniku Magani u ka dhėnė
    dje dorėn e fundit pėrgatitjeve nė
    kuadėr tė takimit gjysmėfinal qė
    do ta zhvillojnė pėrballė Flamurtarit
    nė shtėpinė e kėtyre tė fundit.
    Pėr peqinasit mund tė thuhet
    se do tė zhvillojnė takimet mė tė
    rėndėsishme tė kėtij sezoni futbollistik,
    pasi prej tyre do tė pėrcaktohet
    edhe arritja, ose jo e objektivave
    qė i kanė vėnė vetes.
    Nė rast tė njė kalimi tė mundshėm
    pėr nė finalen e kompeticionit,
    peqinasit do ta kishin mė tė lehtė
    sigurimin e “biletės” pėr nė Kupat
    e Evropės, pavarėsisht se do
    ta fitojnė apo jo trofeun. Ky konkluzion
    vjen logjikshėm prej faktit
    se nė finale, pėrballė peqinasve
    do tė vihej njė nga skuadrat e
    kreut midis Tiranės e Vllaznisė,
    tė cilat e kanė siguruar njė pjesėmarrje
    nė Evropė dhe bardhekaltrit
    do tė bėheshin pjesėmarrės
    direkt. Mirėpo mesfushori lushnjar
    nė radhėt e Shkumbinit, Alban
    Bizhyti, mendon se skuadra
    duhet tė luftojė tė shkojė sa mė
    larg, duke pėrfshirė edhe opsionin
    e fitimit tė trofeut, i cili do tė
    ishte i pari nė historinė e klubit
    peqinas. “Jemi pėrballė njė situate,
    ku varet fati i tė gjithė sezonit
    pėr ne, pasi nėse deri tani
    kemi bėrė njė punė tė admirueshme,
    tė cilėn nuk do ta
    ēonim deri nė fund, do tė ishte si
    njė lloj ‘vetėvrasjeje’ pėr
    skuadrėn tonė. Kemi arritur me
    meritė tė jemi gjysmėfinalistė tė
    Kupės, gjithashtu ndodhemi nė
    vendin e katėrt nė kampionat. Me
    njė fjalė, na duhet tė japim maksimumin
    nė kėto takimet e fundit pėr
    tė parė njė dritė jeshile nė fund
    tė sezonit”, shprehet mesfushori
    lushnjar, Bizhyti. Nė lidhje me
    takimin e sotėm pėrballė Flamurtarit
    vendės, lojtari i Shkumbinit
    thotė se skuadra ėshtė mjaft e
    motivuar dhe me moral tė lartė
    pas fitores nė kampionat. “Fitorja
    ndaj Besės ditėn e shtunė,
    padyshim qė na ka rritur besimin
    dhe na ka bėrė qė tė jemi mė tė
    ēliruar nga ana psikologjike, lidhur
    me periudhėn qė po kalonim nė
    javėt e fundit. Tė gjithė jemi nė
    formė tė mirė dhe shpresojmė qė
    kėsaj here t’ia dalim qė tė arrijmė
    nė finale, pasi do tė ishte arritja
    mė e madhe e klubit peqinas, ku
    unė dėshiroj tė bėhem pjesė e
    historisė sė tij. Nėse luajmė ashtu
    siē dimė, mendoj se edhe nė
    sfidėn e sotme nuk do tė dalim
    duarbosh, pra synimi ynė ėshtė
    qė tė sigurojmė kualifikimin qė nė
    sfidėn e sotme, mirėpo mendoj se
    edhe me njė barazim do tė ishim
    tė kėnaqur, duke ditur qė takimin
    e kthimit do ta zhvillojmė nė shtėpi”,
    shprehet Bizhyti.
    Fatmir Ahmeti

    Akomodimi
    Ekipi i Shkumbinit ka udhėtuar
    qė dje nė drejtim tė qytetit
    bregdetar tė Vlorės pėr tė
    qenė sa mė pranė vendit ku
    do tė zhvillojnė sfidėn e parė
    gjysmėfinale. Pas stėrvitjes
    sė djeshme bardhekaltrit janė
    nisur pėr t’u akomoduar nė
    njė nga hotelet nė Vlorė, ku
    shpresojnė qė tė gjejnė pak
    kohė pėr relaks dhe mundėsi
    pėr tė konsoliduar marrėdhėniet
    brenda grupit.

    Mungesat
    Skuadrės peqinase do t’i
    duhet tė luajė sot pa dy futbollistėt
    tiranas, konkretisht
    mbrojtėsin Elton Grami, i cili
    u dėmtua gjatė takimit kundėr
    Besės nė kampionat dhe sulmuesin
    Erion Rizvanolli, edhe
    ky pėr probleme shėndetėsore.
    Tė dy kėta futbollistė
    kanė qenė pjesė e formacionit
    bazė tė trajnerit Magani,
    i cili sot do tė privohet
    nga shėrbimet e tyre.

    FORMACIONI
    I MUNDSHĖM

    Nė portė: Llani
    Nė mbrojtje:
    Mujdragiē, Shameti,
    Pashja, Xhyra.
    Nė mesfushė: Turdiu,
    Shenaj, Bizhyti, Nora.
    Nė sulm: Mustafaj, Dervishi
    Trajner: Gugash Magani
    Skema: 4-4-2

      Ora ėshtė Thu May 02 2024, 00:54