Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Kuqezinjte e nisin me Suedine e Ibrahimovicit

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Kuqezinjte e nisin me Suedine e Ibrahimovicit

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Jan 07 2008, 15:39

    Kuqezinjte e nisin me Suedine e Ibrahimovicit

    Jeton Selimi
    E Hene, 07 Janar 2008

    I pari emer i madh qe do te shkele Tiranen ne kuader te eliminatoreve te vlefshme per Kupen e Botes "Afrika e Jugut 2010" do te jete Zllatan Ibrahimovic me Suedine e tij. Shorti i hedhur dje ne Kopenhagen te Danimarkes ka sjelle edhe surprizen e kendshme. Ashtu si edhe ne eliminatoret e Boterorit te kaluar, ne Tirane vjen nje big (asokohe Greqia, kampionia e Evropes). Shorti, ndryshe nga te meparshmit, u ka buzeqeshur mjaft kuqezinjve, te cilet e nisin aventuren kualifikuese me 6 shtator ne Tirane kunder Suedise, per te udhetuar 4 dite me pas ne drejtim te Maltes (sipas kalendarit, pasi ndeshja mund te spostohet). Ari Han mund te ndihet i kenaqur; Shqiperia ka shanse te tentoje ndaj Suedise dhe te arkivoje tri pike kunder ishulloreve. Nese gjithcka shkon mire, kjo do te ishte dhe nisja me e bukur e bere ndonjehere nga Shqiperia.

    Ajo qe vjen me pas nuk eshte edhe aq e lehte. Dy sfidat e radhes jane ne muajin tetor dhe jane te dyja larg "Qemal Stafes". Hungaria do te jete pritesja e pare me 11 tetor 2008, ndersa me 15 tetor, kuqezinjte do te udhetojne ne Portugali per te mbyllur keshtu edhe pjesen me te eger te fushates kualifikuese. Ne periudhen 28 mars-1 prill 2009 do te jene dy ndeshjet e tjera te forta per kuqezinjte. Ne fillim jane hungarezet qe do te na kthejne viziten, ndersa me pas do te shkojme ne Danimarke. Transferta e fundit ne vendin nordik ka perfunduar me fitoren e danezeve 3-1. Ndeshja mbyllese per Shqiperine do te jete larg Tiranes dhe konkretisht ne Suedi, qe nga ana e saj mendon te saldoje kualifikimin per ne boteror pikerisht me kete perballje.

    Por si eshte situata ne teresi? Shorti i djeshem ka bere te buzeqeshe federaten, qe ka permbushur deshiren e saj te pare, nje start ne Tirane me nje emer te madh dhe mbi te gjitha shperndarjen e mire gjeografike te ndeshjeve, ku kuqezinjte mund te synojne shume ne te gjitha takimet, sepse mundesite jane reale. Por larg llogarive te thjeshta, ne kokat e te gjitheve kumbojne ende fort akuzat dhe kunderakuzat e fundvitit te kaluar, qe kane zaptuar mendimet e tifozeve kuqezi. Mbase nje dajak i mire per Ibrahimovicin do te ishte edhe pajtimi i madh.


    kohajone.com

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: Kuqezinjte e nisin me Suedine e Ibrahimovicit

    Mesazh nga polskaALB prej Mon Jan 07 2008, 15:59

    Shqipėria e fillon me Suedinė nė TiranėKombėtarja
    shqiptare ka pasur fat tė paktėn nė shortin e hedhur nė Danimarkė pėr
    orarin e Grupit 1 eliminator pėr botėrorin “Afrika 2010” pasi dy
    ndeshjet e para do t’i zhvillojė nė shtėpi. Fushata kualifikuese do tė
    fillojė mė 6 shtator pėrballė Suedisė, ndėrsa katėr ditė mė vonė
    kuqezinjtė do tė kenė pėrballė modestėt e Maltės. Pas kėsaj vijnė katėr
    ndeshje jashtė vendit me Hungarinė, Portugalinė e Maltėn, pėr tu
    rikthyer nė atdhe mė 28 mars 2009 pėrballė Hungarisė. Pas udhėtimit nė
    Danimarkė mė 1 prill kombėtarja e drejtuar na Arie Haan do tė zhvillojė
    edhe dy ndeshje radhazi nė shtėpi. Kundėr Portugalisė sė Scolarit mė 6
    qershor tė vitit tė ardhshėm, ndėrsa mė 9 shtator pėrballė Danimarkės.
    Fushata kualifikuese mbyllet me ndeshjen qė do tė zhvillohet nė Suedi
    mė 14 tetor.





    Kalendari i Grupit 1 eliminator pėr Kampiionatin Botėror 2010



    Shqipėri - Suedi - 6 shtator 2008

    Shqipėri- Maltė - 10 shtator 2008

    Hungari - Shqipėri - 11 tetor 2008

    Portugali - Shqipėri - 15 tetor 2008:

    Maltė - Shqipėri - 11 shkurt 2009

    Shqipėri- Hungari - 28 mars 2009

    Danimarkė - Shqipėri - 1 prill 2009

    Shqipėri- Portugali - 6 qershor 2009

    Shqipėri- Danimarke - 9 shtator 2009:

    Suedi – Shqipėri - 14 tetor 2009:

    Nga Albania-Sport


    _________________

      Ora ėshtė Thu Dec 08 2016, 18:59