Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Grami: Reagimi i Shkumbinit, ndaj Partizanit

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Grami: Reagimi i Shkumbinit, ndaj Partizanit

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Feb 09 2009, 14:12

    Ekipi i Shkumbinit, nėn drejtimin e trajnerit Magani, dje ka zhvilluar vetėm njė seancė, atė paradite, pėr t’u dhėnė mundėsi futbollistėve qė tė pushojnė pranė familjeve tė tyre. Ekipi vjen pas humbjes me Tiranėn nė kryeqytet tė enjten e kaluar dhe nga tė gjithė kėrkohet tė lihet pas dhe reflektimi tė jetė i menjėhershėm nė stėrvitje, pėr t’u konkretizuar nė ndeshjen e radhės. Ka mjaftuar njė analizė e shkurtėr nė kėmbė, duke kėrkuar qė tė nxirren mėsimet e duhura nga kjo humbje. Nisur edhe nga kalendari i favorshėm i Shkumbinit nė 3 javėt e mbetura nga faza e dytė, tė gjithė janė optimistė se Shkumbini do tė dijė tė pėrfitojė tė ngjitet mė lart nė renditje. Edhe pse humbi ndaj Tiranės, ekipi e ruajti vendin e 5 tė nė renditje dhe pėr mė tepėr kjo humbje nuk ka ndikuar shumė nė gjendjen psikologjke tė futbollistėve, pasi njihen forca e pretendimet e Tiranės, pa harruar qė u luajt nė kryeqytet. Realisht pritej njė lojė mė e mirė dhe mė e lirshme e Shkumbinit, por u pa qė shumė futbollistė peqinas nuk e kanė mentalitetin e duhur tė fituesit kur luajnė jashtė fushės sė vet. Eshtė fakt qė loja e ekipit tė Maganit ishte larg asaj qė zhvilloi 4 ditė mė parė me Vllazninė nė Peqin, duke fituar me meritė pėrballė shkodranėve. Vetėm nė momente tė veēanta ka ditur tė reagojė Shkumbini nė kryeqytet, kryesisht nė pjesėn e parė, duke mos i kėnaqur sportdashėsit e shumtė qė kishin udhėtuar nga Peqini e qė pritnin mė shumė nė lojė, duke e lėnė pas rezultatin e ndeshjes. Duke analizuar humbjen e fundit, mbrojtėsi Elton Grami kėrkon tė harrohet sa mė shpejt Tirana, pasi ėshtė pėrpara njė tjetėr ndeshje e vėshtirė qė kėrkon kujdes e vlerėsim. “Kemi pėsuar njė humbje qė nuk duhet dramatizuar, por duhet parė realisht, sepse e kemi pėsuar ndaj njė ekipi si Tirana, qė luante nė fushėn e vet. Duhet tė pranojmė se mundėsitė i patėm pėr mė shumė, por futbolli kėshtu e ka,” - deklaron mbrojtėsi i majtė i Shkumbinit, Elton Grami. Pėr 25 vjeēarin tiranas tė Shkumbinit, ndonėse ekipi i tij ishte larg asaj qė paraqiti nė takimin me Vllazninė nė Peqin, nė momente tė lojės tregoi se janė forcat, mundėsitė, por edhe grupi i duhur i futbollistėve. Grami kėrkon tė mos merret shumė me atė qė kaloi, pėr ta lėnė pas humbjen dhe ekipi tė dijė tė pėrqendrohet te ndeshja e radhės me Partizanin nė Peqin. Nisur edhe nga tradita e mirė qė ka Shkumbini nė takimet me Partizanin, Grami kėrkon qė kundėrshtari i radhės tė mos vlerėsohet nga problemet qė ka pėr momentin, as edhe nga vendi qė ka nė tabelėn e renditjes, por nga tradita qė ai ka. Pėr Gramin nuk janė aspak tė rastit rezultatet e 4 javėve tė fundit tė Partizanit, kur tė gjithė e mendonin tė dorėzuar pėrpara kohe. “E kemi lėnė pas humbjen me Tiranėn dhe qė tė nesėrmen kemi filluar tė mendojmė pėr takimin e radhės me Partizanin, qė do tė luhet nė Peqin. Pėr mua ėshtė njė ndeshje shumė e rėndėsishme, pasi tė gjithė jemi dėshmitarė qė ky ekip, edhe pse me probleme financiare, nuk ėshtė mė ai i vitit tė kaluar. Janė vetė rezultatet qė ka arritur kėto javė treguesit mė tė mirė, duke mos harruar sidomos fitoren e fundit me Dinamon. Kjo duhet tė na nxitė pėr tė bėrė vlerėsimin e duhur gjatė javės nė stėrvitje, pėr tė treguar mė pas nė fushė ato vlera qė ka Shkumbini dhe qė i tregoi edhe me Vllazninė nė Peqin,” - pėrfundon mbrojtėsi Grami.

    Aili Hallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:13