Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Presidenti i Shkumbinit, hyrje falas per tifozet e Partizanit

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Presidenti i Shkumbinit, hyrje falas per tifozet e Partizanit

    Mesazh nga stilltoni prej Fri Feb 13 2009, 13:18


    Diten e enjte, grupi nismėtar “I love Partizani” ka zhvilluar nje tubim
    tjeter promovues, para universitetit te Tiranes, ne sheshin “Nene
    Tereza”, ku kane marre pjese edhe tifoze te kuq. Ne kete tubim jane
    shperndare simbole te Partizanit,si logo “I love Partizani”, flamuj te
    vegjel dhe te mėdhenj te Partizanit, shalle te kėsaj skuadre, por edhe
    fanella te kuqe, ne te cilat ishte e shkruar logoja e nismes te
    ish-lojtareve dhe tifozėve te skuadres se kuqe, “I love Partizani”.
    Sipas pjesetareve te grupit nismėtar, ky takim kishte karakter
    sensibilizues, por edhe organizues per tifozet e Partizanit, qe te ikin
    te organizuar te dielen drejt Peqinit, ne mbėshtetje te skuadres ndaj
    Shkumbinit. Ocelli dhe Mance pohuan mes te tjerash se presidenti i
    Shkumbinit, Xhavit Ismaili, i ka dhene fjalen grupit nismėtar “I love
    Partizani” se per tifozet e kuq, hyrja ne stadiumin e Peqinit te dielen
    do te jete falas, shpenzime te cilat i merr persiper t’i paguaje vete
    presidenti i Shkumbinit ne arken e klubit te tij. Gjithashtu, Ismaili
    ka premtuar nje vend te veēante ne stadium, posaqerisht per tifozet e
    kuq. Nga ana e tij, grupi ne fjale, ka marre persiper te siguroje
    autobuse per tifozet e Partizanit, te cilet do te nisen ne menyre te
    organizuar nga Tirana per ne Peqin te dielen paradite, gje qe do te
    siguroje nje mbėshtetje morale dhe psikologjike per skuadren, ne nje
    transferte te veshtire, ne te cilen synohen piket, si e vetmja rruge e
    Partizanit per t’iu larguar rrezikut evident te renies nga kategoria.
    Nderkohe, skuadra ka vijuar normalisht pėrgatitjet per kete takim.
    Trajneri Duro, por edhe lojtare te tjere te Partizanit, jane shprehur
    optimiste se do te vijojne rezultatet pozitive edhe ne kete ndeshje,
    edhe pse pranojne veshtiresine maksimale te saj, referuar
    kundėrshtarit, Shkumbinit, qe ka nje grup mjaft cilėsor dhe qe nuk fal
    askend ne fushen e tij.
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:55