Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ja sa para japin bashkitė pėr ekipet e superligės.

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Ja sa para japin bashkitė pėr ekipet e superligės.

    Mesazh nga stilltoni prej Fri Nov 14 2008, 13:21

    Shuma nė total, 220 mln lekė
    Nėse sot klubet e futbollit do tė ishin tė privatizuar, shteti shqiptar do tė kursente plot 220 milionė lekė pėr ēdo sezon futbollistik. Kjo ėshtė shuma qė del nga buxheti i qeverisė, akorduar bashkive tė 12 klubeve tė Superligės. Nė kundėrshti me me botėn e zhvilluar klubet e futbollit nė Shqipėri funksionojnė ende pak a shumė si para viteve ’90, ku shteti ishte ai qė tė nxirrte nga balta dhe po ai qė tė fuste shtatė pashė nėn tė. Iniciativave tė shumta tė disa biznesmenėve pėr tė privatizuar klubet pėr tė cilat ata kanė investuar gjatė gjithė kėtyre viteve nuk kanė pėrkuar edhe me “vullnetin” e shtetit shqiptar pėr tė vėnė nė linjėn e klubeve mė tė famshme evropiane dhe futbollin shqiptar.
    Aktualisht nė Superligėn shqiptare si shoqėri aksionere (klub i privatizuar) mund tė quhet vetėm KF Partizani, por edhe ky nė konflikt total me pronarėt e tokės ku ndodhen ndėrtesat dhe fusha e klubit. Ndėrsa KS Besa dhe KF Elbasani funksionojnė si shoqėri aksionere, por ku bashkia e qyteteve Kavajė dhe Elbasan kanė 33 pėr qind tė aksioneve. Ndėrsa pėr nėntė klubet e tjera kemi nga njėra anė njė bashki si pronare, por me njė kapital tė investuar nė disa raste mjaft simbolik dhe nga ana tjetėr disa donatorė, tė vetėquajtur presidentė qė investojnė, por pa pasur asnjė lloj pronėsie mbi gjithēka tė prekshme tė klubeve tė tyre.
    Kryeqytetaset
    Tirana, klubi mė elitar nė Shqipėri, ėshtė nėn pronėsi tė bashkisė sė Tiranės, e cila asesi nuk mund tė krahasohet me paratė qė derdhin katėrshja e donatorėve nė njė sezon. Sipas informacioneve, bashkia e Tiranės jep 90 mijė lekė (tė reja) pėr tė gjithė transfertat e skuadrės gjatė sezonit futbollistik, plus 200 mijė lekė (tė reja) nė muaj pėr disa nėpunės tė klubit qė merren kryesisht me mirėmbajtjen e ambienteve. Nė pak fjalė, nga qendra e Tiranės nė arkėn e klubit bardheblu nuk shkojnė mė shumė se 4 milionė lekė (tė reja) nė sezon, ndėrkohė qė katėrshja e donatorėve paguajnė prej 2003-2004-ės njė shumė prej 1 milion dollarėsh pėr ēdo sezon pėr kėtė klub. Nėse KF Tirana do tė funksiononte si njė klub i privatizuar veē faktit se bashkia do tė kursente kėto para, “katriada” do tė investonte edhe mė shumė duke e ngritur kėtė klub nė standardet evropiane. Ndėrsa pėr KF Dinamo, nėn varėsi tė Ministrisė sė Brendshme, jepet njė shumė prej 300 mijė eurosh nė sezon. Nė kėtė shifėr janė pėrfshirė gjitha shėrbimet qė bėhen nė kompleksin sportiv “Dinamo” pranė Liqenit Artificial.
    Shoqėritė aksionere
    Besa e Kavajės ėshtė ndėr tė parėt klube nė Shqipėri qė ka optuar drejt privatizimin, e cila nė fakt nuk ėshtė konkretizuar ende 100 %. Aktualisht ky klub funksionon si shoqėri aksionere ku bashkia e Kavajės ka 33% tė aksioneve duke derdhur edhe pak a shumė 8 milionė lekė tė reja nė sezon nė arkėn e kėtij klubi. Nė tė njėjtėn linjė ėshtė edhe KF Elbasani, i cili funksionon si shoqėri aksionere qė prej fillim-sezonit 2008-2009. Bashkia e kėtij qyteti jep 24 milionė lekė (tė reja) nė sezon.
    Flamurtari & Vllaznia
    KF Flamurtari rezulton tė jetė klubi qė merr mė shumė nga bashkia e qytetit se cilado skuadėr tjetėr nė Superligė. Kryebashkiaku i Vlorės, Shpėtim Gjika, njėkohėsisht president i klubit ka miratuar njė buxhet prej 500 mijė eurosh pėr KF Flamurtarin. Ndėrsa bashkia e Shkodrės, pronare fiktive e KF Vllaznisė jep rreth 26 milionė lekė (tė reja) nė sezon. Madje i kontaktuar nga “Tirana Observer” kryebashkiaku Lorenc Luka pohon se bashkia i ka lėnė nė dispozicion qė drejtuesit e klubit tė mbledhin edhe tė gjitha tė ardhurat qė mund tė vijnė nga reklamat.
    Klubet e tjera
    E njėjta situatė pak a shumė edhe nė klubet e tjera tė Superligės, ku kemi njė bashki pronare dhe disa donatorė qė investojnė pa pasur asnjė nė pronėsi. Bashkia e Durrėsit jep 25 milionė lekė (tė reja) nė sezon pėr KF Teutėn ndėrsa ajo e Peqinit vetėm 5 milionė lekė (tė reja) nė vit, para tė cilat sipas presidentit-donator tė Shkumbinit, Xhavit Ismaili shkojnė pėr pagesat e punėtorėve tė stadiumit dhe zėvendės/trajnerit tė skuadrės. Ndėrsa bashkia e Lushnjės, Fierit dhe Ballshit japin respektivisht nga 20, 10 dhe 6 milionė lekė (tė reja) nė sezon pėr klubet e Lushnjės, Apolonisė dhe Bylisit. Pjesa tjetėr e shpenzimeve mbulohet nga investitorėt respektivė, tė ashtuquajtur presidentė tė kėtyre klubeve.

    12 klubet e Superligės

    Flamurtari
    Pronare: Bashkia e Vlorės
    Tė ardhura nga bashkia: 500 mijė euro nė sezon
    KS Dinamo
    Pronare: Nėn varėsi tė Ministrisė sė Brendshme
    Tė ardhura nga ministria: 300 mijė euro nė sezon
    Vllaznia
    Pronare: Bashkia e Shkodrės
    Tė ardhura nga bashkia: 25.8 milionė lekė (tė reja) nė sezon
    KS Teuta
    Pronare: Bashkia e Durrėsit
    Tė ardhura nga bashkia: 25 milionė lekė (tė reja) nė sezon
    Elbasani
    Shoqėri aksionere: Bashkia zotėron 33&
    Tė ardhura nga bashkia: 24 milionė lekė (tė reja) nė sezon
    KS Lushnja
    Pronare: Bashkia e Lushnjės
    Tė ardhura nga bashkia: 20 milionė lekė (tė reja) nė sezon
    Apolonia
    Pronare: Bashkia e Fierit
    Tė ardhura nga bashkia: 10 milionė lekė (tė reja) nė sezon
    KS Besa
    Shoqėri aksionere: Bashkia zotėron 33&
    Tė ardhura nga bashkia: 8 milionė lekė (tė reja) nė sezon
    KS Bylis
    Pronare: Bashkia e Ballshit
    Tė ardhurat nga Bashkia: 6 milionė lekė (tė reja) nė sezon
    Shkumbini
    Pronare: Bashkia e Peqinit
    Tė ardhura nga bashkia: 5 milionė lekė (tė reja) nė sezon
    SK Tirana
    Pronare: Bashkia e Tiranės
    Tė ardhura nga bashkia: 4 milionė lekė (tė reja) nė sezon
    FK Partizani
    Shoqėria aksionere me pronar tė vetėm Albert Xhanin
    Shkruar nga Leonard Karaj
    e premte , 07 nėntor 2008
    Tiranaobserver

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:40