Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Nis java e trete e Superliges

    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    Nis java e trete e Superliges Empty Nis java e trete e Superliges

    Mesazh nga Admin Sat Sep 15 2007, 14:30

    Nis java e trete e Superliges

    E Shtune, 15 Shtator 2007


    Skuadrat e kategorise superiore sot do te behen gati te dalin ne fushe per te bere ndeshjet e javes se trete. Tirana do te luaje ne transferte ndaj skuadres se Skenderbeut. Po te kujtojme para sezonit qe perfundoi, skuadra korcare ishte “macja e zeze” per bardheblute kryeqytetas. Ne ate kampionat, ata nuk arriten te merrnin asnje fitore ne fushen kundershtare, tashme kane rastin per te thyer ate tabu dhe te arrijne te marrin fitoren e dyte. Shkumbini, i cili ka bere mjaft blerje, dy ndeshjet e para i ka pasur me Tiranen dhe Partizanin, me te cilat ka deshtuar, tashme ajo do te ndeshet me debutuesit lezhjane, qe mbajne vendin e fundit me zero pike, sa edhe peqinasit. Nje ndeshje tjeter interesante eshte ajo mes Elbasanit dhe Teutes. Elbasani kerkon medoemos qe te arrije nje fitore, sepse ndodhet ne kuoten e 1 pike, ndersa Teuta ka vetem nje fitore dhe nuk eshte e kenaqur ne kete vend qe eshte, megjithate, durrsaket kane nje ekip komplet ndryshe nga ai i sezonit te kaluar, ku munden te merrnin dhe nje vend te dyte. Besa do te prese ne shtepine e saj Flamurtarin, i cili ne javen e pare arriti te thyente kampionet ne fuqi dhe ne te dyten kane mundur te fitojne ndaj skuadres se Skenderbeut. Edhe kavajasit kane pasur nje ecuri te mire, duke marre pike te plota ne keto dy ndeshje qe jane zhvilluar deri me tani. Dinamo e vendit te pare do te prese ne shtepine e saj Kastriotin e vendit te shtate dhe do te kerkoje fitoren per te mbajtur pozicionin qe ka. Dinamovitet kane 6 pike aq sa Flamurtari, Partizani dhe Besa. Te gjitha keto ndeshje do te luhen ne oren 16:30, e vetmja qe do te luhet me vone eshte ajo mes Partizanit dhe Vllaznise, e cila do te zhvillohet ne “Qemal Stafa” ne oren 19:30. Te vetmet skuadra qe duhet te bejne patjeter hapin e pare jane Shkumbini, Skenderbeu, i cili eshte pa trajner dhe Beselidhja.

      Ora ėshtė Fri Apr 19 2024, 09:53