Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Lorik Cana: “I kerkoj falje kombit tim!”. E ardhmja: Chelsea

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Lorik Cana: “I kerkoj falje kombit tim!”. E ardhmja: Chelsea Empty Lorik Cana: “I kerkoj falje kombit tim!”. E ardhmja: Chelsea

    Mesazh nga polskaALB Thu Sep 27 2007, 22:07

    Lorik Cana: “I kerkoj falje kombit tim!”. E ardhmja: Chelsea e ka ne vezhgimLorik Cana: “I kerkoj falje kombit tim!”. E ardhmja: Chelsea 20070927193408canaakilcopyKane kaluar dy jave nga ajo dite sa e bukur por aq e trishtuar, dita kur kombetarja e Shqiperise u ndesh me ate te Hollandes (e cilesuar si kombetarja e yjeve). Teorikisht jane dy kombetare qe padyshim kane shume diferenca, ku superioriteti i ekipit te Hollandes eshte i padiskutueshem, ku luajne lojtare super-yje, talente te spikatura dhe qe jane pjese e ekipeve me te njohura te Evropes. Gjithashtu, po ta marrim ne aspektin financiar, kartonet e lojtareve te Hollandes arrijne vlera monetare marremendese qe as nuk mund te krahasohen me lojtaret e kombetares se Shqiperise. Me konkretisht, e tere kombetarja e Hollandes kushton 285,950, 000 milion EURO, perkundrejt ekipit kuq e zi qe nuk i kalon 35,550, 000 milion EURO. Dy lojtaret me vlere me te madhe per keto dy ekipe jane: Rud Vanistelroy me 40,000,000 milion EURO dhe Lorik Cana me 12,000,000 milion EURO. Por megjithese pritej qe kombetarja e Hollandes te shfaqej me superiore perballe kombetares se Shqiperise, ne ndeshjen e dates 12 Shtator ndodhi e kunderta. Ekipi i Shqiperise shpalosi vlerat e tij ne fushe, pavaresisht fitores te cilen Hollanda na e rrembeu padrejtesisht me ndihmen e nje arbitri “idiot” siç e quajne edhe ne vendin e tij. Duke mos u mjaftuar me anullimin e nje goli te paster, ai nxjerr jashte loje edhe lojtarin me te rendesishem te skuadres shqiptare, Lorik Cana. Si per ironi te fatit, dy lojtareve kryesor, Vanistelroy dhe Cana, u ben protagonistet e nje sherri per te cilin lojtari yne u ndeshkua me karton te kuq, ndersa ai i skuades kundershtare u mjaftua vetem me te verdhe. Ishte pikerisht ky sherr, qe ka qene pjese e debateve dhe diskutimeve qe prej dy javesh midis specialisteve te futbollit, sport-dashesve ose jo, duke e krahasuar kete skene me ate midis Zidan dhe Materacit. Nisur nga ky fakt, menduam ti marrim nje interviste eksluzive Lorik Canes, i kontaktuar me telefon direkt nga Marseja.



    Lorik, njerezit ne Shqiperi vazhdojne te diskutojne çdo dite grindjen tuaj me Rud Vanistelroin. Po ju e sillni nder mend kete skene?

    - Pa dyshim qe me shkon mendja here pas here, por une si profesionist qe jam mundohem ta hedh pas ate moment dhe te shikoj perpara, pasi keshtu eshte i ndertuar futbolli profesionist, qe çdo ndeshje mbart te vecantat dhe te papriturat e saj. Ka fitore, barazime dhe humbje, pra ka gezime dhe deshperime, por çdo gje duhet te mbetet aty ne ndeshje dhe te mos dal jashte fushes se futbollit. Eshte e natyrshme qe tifozet apo sport-dashesit mund te diskutojne gjate per ndeshjet e kaluara, por ne futbollistet duhet te mendojme ndryshe, e vetmja gje na takon te bejme eshte qe te permiresohemi ne çdo ndeshje dhe te nxjerrim mesime nga gabimet qe bejme, pasi asnje nuk eshte perfekt.

    Meqe dolet tek gabimet, a ka bere gabim Cana ne momentin e daljes me karton te kuq, duke u konfrontuar me Shnajder dhe me pas me Vanistelroin ne momentet e fundit te ndeshjes kur rezultati ishte 0-0?

    - Po, une e pranoj qe duke e gjykuar tani, kam vepruar gabim dhe per kete i kerkoj falje te gjithe tifozave shqiptare, kombit tim, gjithashtu presidentit te Federates Armando Duka, trajnerit tim Oto Baric dhe shokeve te ekipit. Dua te theksoj nje gje, qe une jam njeri prej mishi dhe jo prej guri, ka momente qe edhe nxehem dhe mund te gaboj. Keshtu jane te gjithe futbollistet, jo vetem une.

    Cfare debati bete me Shnajder?

    - Ajo erdhi si rrjedhoje e faullit qe ai beri kunder shokut tim te ekipit Dallku. Pasi Shnajder i shkaktoi nje faull Dallkut dhe ky ishte i shtrire, ai filloi ta shante ne anglisht “fuck you” dhe arbitri duke qene dhe anglez qe e kupton gjuhen e tij nuk reagon, te pakten per ta keshilluar. Kjo gje me nervozoi dhe shkova ti them Shnajderit mjaft shave, por ai vazhdoi te me shante edhe mua. Ne keto momente vjen Vanistelroi dhe me terheq nga mbrapa duke mi ngulur thonjte ne krah dhe duke share edhe ai, ne ate moment debatova dhe me te duke u shtyre koke me koke, por si per cudi arbitri me nxorri mua karton te kuq dhe atij te verdhe, kjo ishte nje tjeter padrejtesi qe na u be.

    Lorik, per ironi te fatit ishte po ai Vanistelroi qe shenoi dhe golin e fitores per Hollanden, pak minuta me vone. E gjithe tifozeria te mbeshteti duke brohoritur emrin tend, ndersa specialiste te ndryshem te futbollit shqiptar te bejne fajtor per humbjen e ndeshjes per shkak se e le ekipin me 10 lojtare. Kete gje nuk e thone zyrtarisht neper media, por e thone nen ze neper diskutimet midis tyre.

    - Une e theksoj edhe njehere qe i kerkoj te falur popullit tim, tifozave shqiptare, Presidentit te Federates Armando Duka, trajnerit tim Oto Baric dhe shokeve te mi, por nuk me intereson fare se c’thone specialistet e futbollit. Per mua specialist i futbollit eshte publiku yne, tifozat shqiptare, vetem mendimi i tyre me intereson. Une luaj per to, per kombin tim dhe jap shpirtin gjate 90 minutave te lojes.

    Si e pritet vendimin disiplinor te UEFA-s per denimin tuaj prej 3 ndeshjesh?

    - Me erdhi shume keq qe s’do te jem me ekipin per 3 ndeshje rresht, per mendimin tim ky ishte nje denim shume i rende.

    A eshte Cana nje lojtar i keq ne kuptimin e nderhyrjeve, te dyluftimeve?

    - Une nuk jam aspak lojtar i ketij lloji qe thoni ju, por nje lojtar luftarak dhe me shpirt, pasi edhe roli qe une kam me detyron te jem i tille.Une keshtu jam i formatuar, per te luftuar dhe fituar.

    Oto Baric eshte shprehur qe Cana duhet te kete me shume kujdes ne marrjen e kartonave.

    - Po ai ka shume te drejte, une jam profesionist dhe duhet ti degjoj keshillat e tij. Ne sezonin qe kaloi ne kampionatin francez ku une luaj, kam marre me pak kartona se ne te gjithe sezonet e tjere, pra kjo tregon qe une jam pemiresuar, por edhe arbitrat duke qene qe shohin tek mua nje lojtar luftarak me kane si ne shenjester.

    Le te kthehemi edhe njehere tek ndeshja. A e kuptuat qe me nderrimin e Bogdanit, u be nje lapsus nga ana e trajnereve? Bogdani po kerkonte qe te behej nje zevendesim ne mesfushe ne krah te djathte per te mbeshtetur sulmin, ndersa ata nxorren vete Bogdanin qe deri ne ato momente po luante shkelqyeshem dhe terhiqte tre lojtare mbas vehtes.

    - Ne fakt u habitem te gjithe kur Bogu u zevendesua, sepse ai vertete po terhiqte lojtaret kundershtare nga pas dhe qe mbas daljes se tij lojtaret hollandeze u liruan dhe filluan te sulmonin me shume, por menduam qe keto jane taktikat e trajnerit.

    Le te flasim pak per ekipin ku ju luani, Olimpik Marseje. Ne kampionat po shohim nje Marseje ne gjendje jo te mire, ndersa ne Champions eshte e kunderta, jeni shume mire. Mos po ndiqni shembullin e Milanit?

    - (Qesh)…, eshte e vertete qe ne kampionat e kemi nisur keq por ne ndeshjet e ardhshme do te permiresohemi, per kete kam besim, ndersa ne champions kemi hyre me te motivuar dhe besoj qe do te ecim shume mire deri ne fund. Te henen nisemi per ne Liverpul, ku na pret nje ndeshje shume e rendesishme.

    A eshte e vertete qe ne ndeshjen PSG-OM kishin ardhur tre persona te derguar nga klubi i Chelsea-t per t’ju vezhguar?

    - Eshte e vertete, por kete gje e mora vesh mbas ndeshjes pasi ata nuk me kishin kontaktuar.

    Ju urojme suksese ne champions me Liverpulin dhe shpresojme qe nje dite te beheni nje lojtar i Chealsea-t.

    - Faleminderit!


    Lorik Cana: “I kerkoj falje kombit tim!”. E ardhmja: Chelsea Canabenshemilizh2

      Ora është Sat Apr 27 2024, 02:51