Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    “S’kemi yje, por Shkumbini ėshtė skuadėr”

    avatar
    kliti


    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 34
    Registration date : 15/10/2007

    “S’kemi yje, por Shkumbini ėshtė skuadėr” Empty “S’kemi yje, por Shkumbini ėshtė skuadėr”

    Mesazh nga kliti Wed Mar 04 2009, 12:01

    Lushnjari Byzhyti vlerėson ekipin e tij: “Jemi tė konsoliduar tashmė”

    Nė fazėn e tretė tė kampionatit, ekipi i Shkumbinit ka bėrė njė
    mbyllje shumė tė mirė. Nė tre takimet e fundit ka marrė pikė tė plota
    dhe ėshtė renditur nė vendin e katėrt nė klasifikim, duke qenė shumė
    pranė zonėsse objektivit tė vendosur nė fillim tė kampionatit. Padyshim
    qė duke parė edhe kalendarin e fazės sė tretė ėshtė mėse e qartė qė
    lojtarėt peqinas kanė tė drejtė tė shpresojnė nė kėtė fazė qė pėr ta
    duket tė jetė vendimtare. Sipas mesfushorit lushnjar tė Shkumbinit,
    prej tre vjetėsh njė prej titullarėve nė formacionin peqinas, Alban
    Byzhyti, ėshtė njė sukses qė peqinasit janė nė katėr ekipet mė tė mira,
    por ka ende shumė pėr t’u bėrė nė kėtė fazė tė tretė. “Padyshim qė
    mbyllja e fazės sė dytė ka qenė njė hap pozitiv pėr ne. Ka qenė njė
    punė e madhe e tė gjithėve, qė ka bėrė ta shohim veten si ndjekėsen mė
    tė afėrt tė ekipeve kryesore, Tiranės, Vllaznisė dhe Dinamos. Tashmė
    padyshim qė ne do tė jemi gjithmonė tė vėmendshėm tė pėrfitojmė nga
    ndonjė hap i gabuar, nė veēanti tė Dinamos, pėr t’u ngritur edhe njė
    shkallė nė klasifikim. Nė ekip – vazhdon Byzhyti - mungojnė emrat dhe
    yjet, por ajo qė ekziston ėshtė njė grup i konsoliduar djemsh, tė cilėt
    luajnė sė bashku pėr tė marrė mė tė mirėn pėr ekipin. Ndonėse me
    vėshtirėsi, padyshim qė fitorja ndaj Flamurtarit ka njė rėndėsi tė
    madhe, pasi tregon qartė se vazhdojmė tė jemi nė luftė pėr njė vend mes
    mė tė mirėve, qė do tė thotė njė mundėsi pėr nė Europė. Nuk e di, por
    rezultatet e fundit si dhe kalendari, na ka detyruar tė mendohemi edhe
    mė shumė pėr fazėn e tretė. Ndoshta kemi bėrė mirė pjesėn mė tė madhe
    tė punės, duke mos qenė shumė larg ekipeve tė kreut dhe padyshim qė do
    tė luftojmė dhe kėrkojmė deri nė fund tė pėrfitojmė. Presim sėrisht
    ekipin e Flamurtarit dhe mendoj se nuk do tė ketė ndonjė ndryshim tė
    madh, teksa ėshtė i njėjti ekip qė kemi mundur vetėm pak ditė mė parė.
    Padyshim qė respektojmė kėtė skuadėr, pasi ē’ėshtė e vėrteta na hapi
    punė nė takimin e pak ditėve mė parė, por megjithatė duke parė synimet
    tona, padyshim qė edhe kėtė ndeshje do ta vlerėsojmė drejt, duke synuar
    qė nė fund tė arrijmė njė tjetėr fitore”, pėrfundon mesfushori i
    Shkumbinit.

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 16:33