Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Partizani ne vend numero; ndalet Vllaznia

    avatar
    kliti


    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 34
    Registration date : 15/10/2007

    Partizani ne vend numero; ndalet Vllaznia Empty Partizani ne vend numero; ndalet Vllaznia

    Mesazh nga kliti Sun Oct 19 2008, 23:13

    Partizani ne vend numero; ndalet Vllaznia Hasanlika

    Vazhdon
    kriza tek Partizani i cili edhe kesaj jave nuk ka mundur te fitoje ne
    “Selman Stermasi”. Kryeqytetasit ndodhen ne vendin e parafundit te
    tabeles pas barazimit te sotem me Bylisin i cili eshte ne vendin e
    fundit.

    Goli per kryeqytetasit eshte shenuar nga Karapici ne minuten e 14-te dhe ne te 56-ten Nenaj per Bylisin. Vllaznia
    nuk ka mundur te marre pike te plota ne takimin e javes se shtate te
    Superliges pas barazimit 2-2 me Shkumbinin. Golat ne kete ndeshje jane
    shenuar nga Doci (22’) dhe Sinani (57’) per shkodranet dhe Rizvanolli
    (46’ dhe 91’) per miqte.
    Elbasani ka humbur ne fushe te tij me
    Teuten e Durresit 0-1 pas golit te shenuar nga Vila ne minuten e 80-te
    per skuadren durrsake. Te njejtin fat me elbasanllinjte ka
    patur edhe Lushnja e cila eshte mundur ne fushe te vete nga Besa 0-1.
    Kavajasit kane marre nje trepikesh ne fushe kundershtare pas golit te
    Lecit ne minuten e 83-te. Vlonjatet e Flamurtarit morren nje
    barazim te vlefshem jashte fushe me Apolonine duke barazuar 1-1. Te
    paret ne avantazh kane kaluar vendasit me ane te Mircetes ne minuten e
    5-te dhe vetem 19 minuta me vone Veliu ka barazuar gjithcka per
    skuadren e Vlores. Takimi i shumepritur mes Tiranes dhe Dinamos do te zhvillohet sot ne oren 18:00 ne “Qemal Stafa”.

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 19:32