Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    SHKUMBINI 0-1 Partizani

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    SHKUMBINI 0-1 Partizani

    Mesazh nga polskaALB prej Thu Mar 19 2009, 21:03

    SHKUMBINI - Partizani

    Gjyqtar: A.Lulaj


    _________________

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Re: SHKUMBINI 0-1 Partizani

    Mesazh nga polskaALB prej Sat Mar 21 2009, 21:30

    Maho, “golden goal” pėr Partizanin

    Fitorja e Partizanit ishte njėherėsh edhe vetmja nga ekipet udhėtuese nė gjashtė takimet e javės sė 25-tė, tė dominuar nga fitoret e ekipeve vendase.

    Rezart
    Maho, me golin e pabesueshėm tė tij nė minutėn e 94-t nė fitoren 1-0 tė
    Partizanit me Shkumbinin nė Peqin, i ēoi tė “Kuqtė” pas ndeshjeve tė
    javės sė 25-tė nė “mesin e artė” tė Kategorisė Superiore, duke lėnė pas
    vetes jo pak, por pesė tė tilla. Njė “marshim madhėshtor” i Partizanit
    nė pjesėn e dytė tė sezonit, kur nė 8 javėt e vitit 2009, ka arritur 6
    fitore.

    Fitorja e Partizanit ishte njėherėsh edhe vetmja nga ekipet
    udhėtuese nė gjashtė takimet e javės sė 25-tė, tė dominuar nga fitoret
    e ekipeve vendase.

    Shkumbini i kishte fituar tė dyja takimet e para sezonale: 2-0 nė
    “Qemal Stafa” (nė fazėn e parė) dhe 1-0 nė Peqin (faza e dytė), por
    Partizani gjeti forca me anė tė zėvendėsuesit Rezart Maho, tė siguronte
    jo vetėm fitoren e parė kundėr Shkumbinit gjatė kėtij sezoni, duke i
    shkaktuar edhe humbjen e dytė nė peqinasve nė 13 takime tė luajtura nė
    shtėpi, teksa mė parė e kishte bėrė kėtė gjė Lushnja (2-1, java e 6-tė)


    Ajo qė e bėri edhe mė tragjike humbjen e Shkumbinit me Partizanin,
    dy skuadra aspak miqėsore me njėra-tjetrėn pėr vetė kalvarin e
    incidenteve qė kanė shoqėruar pėrplasjet e tyre, ishte fakti se goli i
    sekondave tė fundit u shėnua nga njė ish-lojtar i peqinaseve, Rezart
    Maho ka luajtur me Shkumbinin nė pjesėn e parė tė sezonit 2005-2006.

    24-vjeēari Maho, njė nga pesė prurjet dimėrore tė Partizanit, sa
    herė ėshtė aktivizuar nga trajneri Shpėtim Duro, ka mundur qė me lojėn
    e tij, asistėt ka ndryshuar ritmin e lojės sė tė kuqve


    Partizani nuk fitonte nė Peqin nga sezoni 2006-2007, mė saktė mė 14
    tetor 2006, kur tė kuqtė fituan 2-0 falė golave tė realizuar nga
    braziliani Leandro, ēka solli mė pas edhe pezullimin e fushės sė
    Shkumbinit pėr 6 javė kampionat.

    Me tri pikėt e mėdha tė fituara nė Peqin, Partizani duket se ka
    dalė pėrfundimisht jo vetėm nga kriza e rezultateve, por tashmė ai
    “realitet i hidhur” i pjesės sė parė tė sezonit, duket se ėshtė njė
    kujtim i largėt.


    Me njė trajner ambicioz nė bankinė, si Shpėtim Duro, i cili ka
    pėrvetėsuar dijet e mėdha tė ish-trajnerit tė Kombėtares, teknikut Oto
    Bariē (40 vjet si trajner, mbi 2000 ndeshje tė drejtuara), Partizani
    mund tė synojė fitimin e Kupės sė Shqipėrisė, parė dhe faktin se midis
    tij e Flamurtarit do tė zhvillohet nė njė ndeshje e re ēerekfinale nė
    kėtė kompeticion.

    Pėr Partizanin kjo ishte fitorja e 17-tė nė 37 ndeshje historike me
    Shkumbinin (14 fitore, 6 barazime), ndėrkohė qė goli i Rezart Mahos ( i
    pari i tij sezonal me tė kuqtė) ėshtė rrjeta e 47-tė historike “demave”
    nė portėn e Shkumbinit.


    [/size]
    [/size]


    _________________

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Re: SHKUMBINI 0-1 Partizani

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Mar 23 2009, 11:30



    1. Maho e Partizani, fitore “rrezeartė” nė Peqin



      Autori: Ali Hallulli
      Data: 22/03/2009
      Version Print



    Dje tė kuqtė kanė bėrė surprizėn e javės, duke marrė njė tripikėsh shumė tė vlefshėm nė fushėn e Shkumbinit
    Shkumbini - Partizani 0-1
    Shėnues: Maho 94′
    Shkumbini: Llani, Grami, Pashja, Mujdragiē, Shameti, Bizhyti (Rizvanolli 61′), Turdiu, Shenaj, Gjata (Mustafaj 37′), Dervishi, Nora. Trajner: G. Magani
    Partizani: Shehi, Pashaj (Capo 67′), Tafaj, Malota, Pinari, Gjyla, Gjondeda, Karapici, Bakalli, Ngjela (Dashi 89′), Bega (Maho76′). Trajner: Sh. Duro
    Gjyqtarė: A. Lulaj (Vlorė), A. Mali (Patos), R. Zhuli (Gjirokastėr)
    Kartonė tė verdhė: Mustafaj, Mujdragiē, Bakalli, Pashaj, Maho, Karapici
    “Radiografia”
    2′- Aksioni i parė i rrezikshėm pėr peqinasit me anė tė Dervishit, por pa rezultat.
    16′- Goditje dėnimi pėr vendasit, pas krosit tė Norės rrėmujė nė zonėn e kuqe, por ėshtė Shehi qė zgjidh shpejt situatėn.
    20′- Nora lėshon njė top nė formė krosi, por jashtė.
    28′- Dervishi lirohet bukur, hyn nė zonė, gjuan drejt portės, por vetėm rrjetė e jashtme.
    30′- Gjyla gjaun fort nga 25 metra, por topi kalon mbi traversėn e portės sė Llanit.
    33′- Shameti ka njė mundėsi tė mirė shėnimi, gjuan me kokė, por jashtė kuadratit tė portės.
    35′- I vjen radha Turdiut me njė goditje ballore, pret Shehi nė pozicion.
    45′- Goditje dėnimi, qė ekzekutohet nga Turdiu dhe nė zonė Mujdragiē godet me kokė, por ėshtė i pafat, sepse topi pėrplaset nė shtyllė.
    61′- Kros nga e djathta nė zonėn e kuqe, Shenaj gjuan me kokė, por edhe njė herė traversa shpėton Partizanin.
    72′- Nora lėshon njė kros nė drejtim tė portės, por topi pritet nga kapiteni Shehi.
    84′- Aksion i gjatė i vendasve, i cili mbyllet me gjuajtjen e mbrojtėsit Mujdragiē, por topi del jashtė.
    90′- Kundėrsulm i shpejtė i miqve, qė me anė tė Mahos kanė njė rast ideal pėr tė shėnuar, sulmuesi del vetėm me Llanin, por nuk shėnon dot.
    94′- Ish-sulmuesi i Peqinit, Rezeart Maho, me gjuajtjen e tij mposht portierin Llani dhe shėnon golin e fitores pėr miqtė, gol i cili i shtang tė gjithė. Gjithēka mbyllet me fitoren 1-0 tė Partizanit.

    Komenti

    Ekipi i Shkumbinit dje ka pėsur humbjen e dytė nė Peqin, pas asaj me Lushnjėn nė fazėn e parė. Ėshtė njė humbje qė erdhi nė momentet e fundit, por qė duke parė kronikėn, mund tė thuash se Shkumbini nuk e meritonte. Futbolli ky ėshtė edhe tė ndėshkon kur nuk e pret, sepse po nuk shėnove do ta pėsosh. Shkumbini pati epėrsi pėr 90 minuta, arriti ta zhvendoste lojėn pėr gjithė kohėn nė zonėn e kundėrshtarit. Shkumbini krijoi shumė raste shėnimi pa harruar dhe goditjen e shtyllave nė dy aksione. Kėto rezultuan tė pamjaftueshme pėr arritjen e rezultati pozitiv. Shkumbinit nuk i mungoi dėshira pėr tė fituar, por gaboi nė mėnyrėn sesi e kėrkoi golin sidomos nė pjesėn e dytė. Partizani largohet me tri pikė nga Peqini, duke korrigjuar nga loja e zhvilluar disa javė mė parė, kur humbi 1 0. Ėshtė pėr t’u pėrgėzuar prezantimi i ekipit tė Duros me shumė probleme, qė arriti ta pėrballojė me sukses Shkumbinin, duke dalė fitues edhe ndaj terrenit tė rėnduar. Partizani e ndėshkoi Shkumbinin nė momentet e fundit, por sinjalet i dha mė parė me Begėn dhe Mahon. Nė kėto momente Shkumbini nuk kishte asnjė mundėsi tė kundėrvepronte.
    Fillimi i lojės ėshtė i mirė pėr Partizanin, qė tregoi se kishte ardhur me synime pėr pikė, duke qenė ai i pari qė rrezikon portėn e vendėsve. Kjo iniciativė e miqve i nxit futbollistėt e Shkumbinit tė organizohen mė mirė nė mesfushė, duke krijuar epėrsi dhe tė organizojnė sulme nga krahėt dhe qendra. Gjithsesi, pjesa e parė pėrfundoi me rrjeta tė paprekura. Nė pjesėn e dytė Shkumbini ngulmon mė shumė dhe e detyron Partizanin tė mbyllet me shumė forca pėr tė vepruar vetėm me anė tė kundėrsulmit. Nga mėnyra se si luajti Shkumbini ishte e vėshtirė tė dilte te rruga e golit, sepse kishin shumė futbollistė nė qendėr dhe mbrojtje. Nė kėto minuta Shkumbini sulmon, duke harruar mbrojtjen dhe krijon mjaft hapėsira, tė cilat i shfrytėzojnė futbollistėt miq pėr tė organizuar kundėrsulme. Gabohet nė rastin e Begės dhe tė Mahos nė fillim, pėr ta gjetur tė papėrgatitur nė momentet e fundit mbrojtjen e Shkumbinit dhe pėr ta ndėshkuar ekipin vendės.
    Ishte njė fitore e merituar e Partizanit, i cili diti tė orientohej mė mirė nė fushė, tė tregohej mė ngulmues pėr t’i shfrytėzuar rastet kur gabonin futbollistėt peqinas dhe pėr tė arritur mė shumė nga sa pretenduan nė fillim tė lojės. Me kėtė fitore, Partizani ka ngjitur pėrsėri shkallė nė klasifikim dhe sė bashku me Flamurtarin qėndron nė kuotėn e 29 pikėve. Ndėrsa Shkumbini tani ka shumė pranė Besėn.

    Deklarojnė…

    Gugash Magani, trajner i Shkumbinit: Nuk u prononcua pėr mediat nė pėrfundim tė takimit.
    Shpėtim Duro, trajner i Partizanit: “Ishte njė ndeshje mjaft e vėshtirė, pasi Shkumbini vinte nė kėtė pėrballje pas njė ecurie mjaft pozitive, duke qenė njė kundėrshtar i fortė. Ne ishim shprehur se do tė shkonim nė Peqin pėr tė marrė diēka dhe nga mėnyra se si shkoi takimi, mund tė them se e merituam fitoren. Njė fitore e cila u arrit duke luajtur kundėr 14 vetave, duke pėrfshirė edhe gjyqtarėt e takimit.”

    Tė veēanta

    Moti i keq nuk u bė pengesė qė sportdashėsit peqinas dhe tė Partizanit tė ishin tė pranishėm dhe ta ndiqnin pa asnjė problem bashkė takimin.
    Nė tribunėn “VIP” ishin drejtuesit e dy ekipeve, binte nė sy mungesa e presidentit Xhani. Bashkė me drejtuesit peqinas, presidentin Ismaili, kryebashkiakun Rrushi, donatorin deputet Sula, nė tribunėn “VIP” ishte i pranishėm edhe ministri i ri i Kulturės Ardian Turku.
    Nė pjesėn e dytė tė dy ekipet u detyruan tė ndėrrojnė fanellat, qė ishin tė pėrbaltura nė pjesėn e parė pėr shkak tė terrenit.
    Futbollistėt e Partizanit bashkė me stafin kanė brohoritur pėr disa minuta nė dhomat e zhveshjes pėr fitoren.
    - Goli i fitores pėr Partizanin ėshtė shėnuar nga njė ish-lojtar i Shkumbinit, Rezeart Maho. Maho dhe Tafaj ishin tė vetmit lojtarė nė fushė qė kishin statusin e “ishit”


    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Re: SHKUMBINI 0-1 Partizani

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Mar 23 2009, 11:35

    Nga sportekspres

    Njė gol i Mahos nė kohėn shtesė dhuron suksesin



    Krejt ndryshe nga ēfarė pritej, peqinasit kanė bėrė njė hap tė madh prapa, tė detyruar nga ekipi i Partizanit. Shkumbini vinte nga njė barazim nė derbi dhe pas mė shumė se pesė javėsh pa humbur dhe po t’i bashkangjitej edhe fakti se luajnė pėr tė qenė sa mė lart nė kampionat, tashmė duket e zbehtė njė mundėsi pėr tė arritur vendin e tretė. Padyshim qė ndeshja ka qenė njė luftė sportive midis dy ekipeve, por edhe njė pėrballje me njė terren, qė padyshim ishte jo favorizues ndaj njė futbolli mė tėrheqės. Shkumbini ka qenė i gjithi nė sulm, me njė shtyllė, njė tranversė dhe 8 goditje kėndi, karshi 2 tė kundėrshatrėve, por kjo nuk mjaftoi as pėr tė marrė qoftė njė pikė. Nė fund, fati i ka buzėqeshur miqve, tė cilėt janė duke u mbėshtetur jo financiarisht por shpirtėrisht, nga njė grup tifozėsh qė e duan vėrtet kėtė ekip.Nė pjesėn e parė sulmet peqinase kanė qenė tė panumėrta, ku pėr habi, pėrveē Dėrvishit e Norės, ndihmė ka dhėnė edhe mbrojtja me Mujdragiē dhe Shametin, por pėr tu shėnuar vetėm njė shtyllė e mbrojtėsit serbo-boshnjak, qė duhet thėnė se ka qenė ndėr mė tė mirėt tek peqinasit. Goditje tė vazhdueshme nga Nora dhe Turdiu, por edhe grinta qė i dha takimit hyrja e Rizvanollit, nuk u mundėsua qoftė edhe njė gol. Nė fund tė takimit, duket se ishte ruajtur njė surprizė qė ka ardhur nga stoli. Maho qė sapo hyn nė lojė jep njė sinjal, kur i vetėm pėrballė Llanit thuajse nuk shėnon,porportjeri peqinas bėn mrekullinė. Por si tė mos mjaftonte ky sinjalizim, mbrojtja peqinase qėndronte shumė pėrpara dhe nė njė tjetėr kundėrsulm, Maho tregon se ka diēka nė repertorin e tij. Hyn nė zonė, shmang edhe Llanin dhe me qetėsi arrin ta dėrgojė topin nė rrjetė, duke mos lėnė shpresa pėr njė barazim, pasi ishte minuta e pestė shtesė. Pėrfundimisht, Partizani hakmerret nė njė farė mėnyre, pėr fitoren qė peqinasit kishin bėrė nė transfertėn e fazės sė parė, ndėrsa peqinasit edhe njėherė sikurse dy javė mė parė, nuk kanė mundur ta shfrytėzojnė faktorin fushė, duke shėnuar kėshtu edhe humbjen e dytė nė kampionat.

    Sponsored content

    Re: SHKUMBINI 0-1 Partizani

    Mesazh nga Sponsored content Today at 15:14


      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:14