Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Lushnja nė Superligė, Kastrioti njė kat mė poshtė

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Lushnja nė Superligė, Kastrioti njė kat mė poshtė Empty Lushnja nė Superligė, Kastrioti njė kat mė poshtė

    Mesazh nga polskaALB Sun May 25 2008, 23:00

    Lushnja nė Superligė, Kastrioti njė kat mė poshtė
    Lushnja nė Superligė, Kastrioti njė kat mė poshtė 20080525122649albania_play-outPas njė penalltie tė humbur nga Bubeqi nė minutėn e 71-tė, e njė barazimi pa gola gjatė 120 minutave, Lushnja ia doli tė mposhtė 4-2 Kastriotin nga gjuajtjet e penalltive, duke fituar me meritė njė vend nė Kategorinė Superiore nė kampionatin e 70-tė jubilar.

    Kastrioti, qė vitin e ardhshėm do tė luajė njė kategori mė poshtė, e nisi takimin si favorit prodhoi shumė pak nė fushė, dhe i vetmi moment i rėndėsishėm pėr djemtė (e lodhur) tė Ramadan Ndreut ishte pritja e penalltisė nga portieri Arjon Mustafa tė ekzekutuar keq nga Dorian Bubeqi.

    Tre ndėrrime tė shpejta pėr krutanėt, dy nga kėto nė pjesėn e parė, dhanė imazhin e njė skuadre pa forcė, aq sa Erion Rizvanolli, sulmuesi kryesor i Kastriotit ishte hija e vetvetes.

    Pėrkundrazi, verdhjeshilėt e Artan Banos tė udhėhequr nė fushė nga dy kapitenė njėherėsh, Hasalla me shiritin nė krahė e veterani Elezi me udhėzimet e tij, ishin zot tė fushės, duke rrezikuar nė mėnyrė tė vazhdueshme portėn e Kastriotit.

    Nėntėdhjetė minutat e kohės sė rregullt u mbyllėn pa gola, dhe po tė tilla edhe 30 minutat shtesė. Trajneri i Kastriotit besoi shumė tė mrekullia e portierit Mustafa, por tė tijtė gabuan dy herė kundrejt “snajperėve” lushnjarė.

    Nigeriani Osui dhe gjirokastriti Braho gabuan dy penalltitė e para pėr Kastriotin, teksa Xhafa e Canka u treguan tė pamėshirshėm, duke i dhuruar njė avantazh 2-0 qysh nė dy seritė e para tė penalltive. Brahja e Gallo realizojnė pėr Kastriotin, por Bubeqi nuk gabon pėr herė tė dytė, ndėrsa Gersi Arbėri, e ēon nė 4-2 dhe vulos rikthimin pas dy sezonesh mungesė tė Lushnjės nė Superligė.

    Kastrioti do tė luajė sezonin e ardhshėm nė Kategorinė e Parė, duke i bėrė shoqėri Besėlidhjes e Skėnderbeut, dy skuadrave tė tjera tė Superligės nė sezonin 2007-2008 qė ranė njė kategori mė poshtė.

    Tė shtunėn, Teuta mbijetoi pas 120 minutave tė ēmendura, teksa fitoi 2-1 me Burrelin nė “Qemal Stafa”, falė golave tė Dushkut (7’) dhe penalltisė sė Bledar Hodos (114’), kundrejt njė goli tė Xhixhės sė Burrelit nė minutėn e 93-tė tė kohės sė rregullt.

    Kėshtu, panorama e Kategorisė Superiore pėr sezonin e ardhshėm do tė jetė kjo: Dinamo (kampione nė fuqi), Partizani, Besa, Elbasani, Shkumbini, Tirana, Vllaznia (fituese e Kupės), Flamurtari, Teuta, Bylis, Apolonia e Lushnja.

    PLAY-OUT PĖR KATEGORINĖ SUPERIORE

    Kastrioti-Lushnja 0-0

    Me penallti Lushnja fiton 4-2

    E diel, 25 maj 2008

    Stadiumi Kombėtar “Qemal Stafa”

    Gjyqtar: Albano Janku

    Penalltitė

    KASTRIOTI

    Osui (jo)

    Braho (jo)

    Brahja (po)

    Gallo (po)



    LUSHNJA

    Xhafa (po)

    Canka (po)

    Bubeqi (po)

    G.Arbri(po)

      Ora ėshtė Sat Apr 27 2024, 05:31