Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Lushnja 1-1 SHKUMBINI

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Lushnja 1-1 SHKUMBINI

    Mesazh nga stilltoni prej Mon Dec 29 2008, 14:13

    27 Dhjetor Sfida e zhvilluar dje nė “Tofik Jashari” tė Shijakut, ishte edhe takimi hapės i javės sė 17?tė tė Kategorisė Superiore. Ndeshja mes Lushnjės e Shkumbinit u zhvillua nė shoqėrinė e shiut gjatė tė gjithė 90 minutave. Kjo sfidė ėshtė shoqėruar edhe nga tension nė shkallėt e stadiumit mes y tifozerive. Ajo lushnjare ka kontestuar edhe gjykimin e kėtij takimi. Lushjės i duhej patjetėr fitorja, ndonėse luajti nė fushė asnjanėse pėr shkak tė penalizimit tė stadiumit tė saj. Lushnjarėt kėrkonin ta mbyllnin me fitore kėtė vit, pėr ti shpėtuar vendit tė parafundit nga renditja. Ka arritur tė shėnojė e para, por fitoren e ka ruajtur vetėm pėr dhjetė minuta. Ndėrsa Shkumbini synonte fitoren nė fushėn e Shijakut, ēka do tė konsolidonte mė shumė pozicionin e tij nė renditje. Ndonėse takimi u zhvillua nė njė terren tė rėnduar, ėshtė zhvilluar plot grintė dhe korrekte nga tė dyja skuadrat. Pjesa e parė ka qenė mė shumė nėn kontrollin e peqinasve ku falė kualiteteve mė tė spikatura ėshtė treguar mė e rrezikshme, por e paqartė pėr tė realizuar pėrballė njė Lushnje qė u pėrpoq tė ishte mė e kujdesshme, si nė mesfushė ashtu dhe mbrojtje. Nė pjesėn e dytė, djemtė e Vasil Bicit shfaqėn synimin e tyre pėr tė fituar ndeshjen. Loja e tyre ishte mė agresive nė drejtim tė portės peqinase duke krijuar situata tė rrezikshme nė portėn e Llanit qė u konkretizua me golin e parė tė shėnuar nga K.Arbri. Ndėrkohė, qė Shkumbini synoi nė kėtė fraksion tė dytė tė lojės kundėrsulmin duke nuhatur dhe motivin e lushnjarėve pėr tė sulmuar vazhdimisht. Pavarisht pėsimit tė golit, Shkumbini nuk u dorėzua dhe nė pesė minutat e fundit barazoi gjithēka, dhe pse pesė minutat shtesė tė akorduara nga gjyqtari, i cili u kontestua gjatė nga tifozeria lushnjare, nuk ndikoi nė ndryshimin e rezultateve duke i lėnė tė dyja skuadrat nė po ato pozicione nė renditje.



    Pas ndeshjes



    Vasil Bici, trajneri i Lushnjės



    Pas pėrfundimit tė ndeshjes sė djeshme, Lushnja?Shkumbini, trajneri i lushnjarėve u shpreh: “Nuk arritėm tė zhvillonim lojėn tonė mė tė mirė. Padyshim kėtu ndikoi dhe motivimi mjaft i madh i futbollistėve pėr tė fituar me ēdo kusht takimin, tė cilėt nxitoheshin nė pėrpunimin e topit. Por, ashtu si nė disa takime tė tjera, edhe sot(dje) nė kėtė takim vazhdon tė penalizohet ekipi ynė nga gabimet njėrėzore tė gjyqtarėve, ēka na rėndoi dhe nė takimin ndaj Shkumbinit. Sidoqoftė, pėrfitoj nga rasti qė nė ndeshjen e fundit tė kėtij viti, tė uroj tė gjithė shqiptarėt gėzuar Vitin e Ri”, pėrfundon tekniku i verdhejeshilėve.



    Gugash Magani, trajneri i Shkumbinit



    Pas pėrfundimit tė ndeshjes sė djeshme Lushnja?Shkumbini, trajneri i peqinasve shprehet: “Nuk dolėm nė lojėn tonė mė tė mirė, por mendoj se barazimi ishte vlerėsimi mė i drejtė pėr kėtė takim. Pėrballė njė skuadre mjaft tė fortė si Lushnja qė kėrkonte me ēdo kusht fitoren, them se Shkumbini duhet tė bėjė njė merkato tė domosdoshme pėr tė arritur atė objektiv qė ne kemi sepse tre?katėr futbollistė aktualė nuk po justifikojnė lojėn e tyre”, pėrfundon prononcimin e tij, kryepankina peqinase, Gugash Magani.

    Sport ekspres

      Ora ėshtė Wed Dec 07 2016, 19:18