Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    KRIZA. Shtate klube te Superliges bojkotojne kampionatin

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KRIZA. Shtate klube te Superliges bojkotojne kampionatin

    Mesazh nga polskaALB prej Fri Mar 21 2008, 23:20

    KRIZA. Shtate klube te Superliges bojkotojne kampionatin
    Pas
    pezullimit pa afat nė arenėn ndėrkombėtare nga FIFA dhe UEFA, kriza nė
    futbollin shqiptar mori edhe njė dimension kommbėar. Krizė totale nė
    futbollin shqiptar, njė nga mė tė rėndat nė historinė 77-vjeēare tė
    topkėmbės modeste shqiptae. Situata ėshtė katastrofike pas vendimi tė
    djeshėm tė drejtuesve mė tė lartė tė shtatė klubeve elitare tė
    futbollit shqiptar, por qė gėzojnė edhe mbėshtetjen e 14 klubeve tė
    kategorive inferiore, asaj sė Parės dhe tė Dytės (Fushaj tregoi edhe
    firmat e tyre). Kėshtu, java e 24-t e Kategorisė Superiore, e shtyrė tė
    shtunėn e kaluar pas tragjedisė sė Gėrdecit, ka tė ngjarė tė mos
    zhvillohet ose nė rastin mė tė keq tė bojkohet. Nga gjashtė takime tė
    Superligės mund tė luhet vetėm njė prej tyre, ai Bėsėlidhja-Dinamo,
    skuadra tė cilat nuk bėjnė pjesė nė “klanin anti-FSHF”.

    SHTATĖ KLUBET-
    Tė mbledhur nė “Coloseu 2” nė kryeqytet, pronė e presidentit tė
    Vllaznisė, Valter Fushaj, shtatė drejtues tė lartė klubesh: Partizani
    (i pėrfaqėsuar nga drejtori teknik Genc Tomori), Besa ( e pėrfaqėuar
    nga presidenti Nexhar Bizhdili), Vllaznia (e pėrfaqėsuar nga presidenti
    Valter Fushaj), Elbasani ( i pėrfaqėsuar nga presidenti Arben Laze e
    zėvendėspresidenti Gentian Ēėrraga), Shkumbini ( i pėrfaqėsuar nga
    Xhavit Ismaili), Tirana ( e pėrfaqėsuar nga donatori Refik Halili) dhe
    Kastrioti ( i pėrfaqėsuar nga sekretari i klubit Ramadan Ndreu e
    nėnkryetari i Bashkisė sė Krujės, Reshit Merlika) kėrkuan bojkotimin e
    kampionatit, nė shenjė proteste, sipas tyre, kundėr mosreflektimit tė
    federatės.

    URGJENT ASAMBLEJA- “Kėrkojmė tė caktohet
    urgjent data pėr mbledhjen e Asamblesė sė Jashtėzakonshme, nė bazė tė
    statutit, neni 25, pika 2, ku janė mbledhur mė shumė se 21 vota
    anėtarėsh tė nevojshme pėr kėtė asamble”, - thuhej nė deklaratėn e
    shtatė klubeve, tė lexuar nga presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili.
    Pas debatesh qė zgjatėn mė shumė se dy orė pėr tė rėnė nė njė konsensus
    dhe vendim pėrfundimtar, drejtuesit e shtatė klubeve vendosėn edhe njė
    ultimatum, edhe pse ishin tė vetėdijshėm pėr penalitetet qė i prisnin,
    duke filluar nga humbja e ndeshjeve nė tavolinė, zbritjen e pikėve,
    gjobat financiare e deri te zbritja disa kategori mė poshtė.

    SHTYRJE KAMPIONATIT-
    “Kėrkojmė shtyrjen e kampionatit deri nė caktimin e datės pėr mbledhjen
    e Asamblese sė Jashtėzakoshme”, - vazhdon deklarata e investitorėve mė
    tė mėdhenj tė futbollit shqiptar. “Nė rast mosplotėsimi tė kėrkesave tė
    mėsiperme si dhe nė rast tė marrjes sė ndonjė mase penalizimi ndaj
    klubeve qė do tė bojkotojnė nesėr (sot) do tė ndėrmarim ēdo veprim
    demokratik pėr mbrojtjen e tė drejtave tona deri nė protesta si dhe
    deri nė bojkotim total tė kompeticioneve futbollistike”, - pėrfundon
    ajo.

    HERA E PARĖ- Ėshtė hera e parė nė epokėn 5-vjeēare
    tė presidentit aktual tė FSHF-sė, Armand Duka, por dhė nė historinė
    77-vjeēare tė FSHF-sė qė ndodh njė fenomen i tillė, bojkotim masiv
    kampionatit. Drejtuesit e klubeve edhe pse tė mirėinformuar pėr
    vendimin e FIFA-s, tė pėrcjellė FSHF-sė (edhe medias shqiptare) pėrmes
    letrės sė presidentit tė FIFA-s, Sep Blater sėrish nuk denjuan tė rė
    reflektonin dhe tė ndryshonin qėndrim.


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:36