Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Xhavit Ismaili: Tė gjejmė njė zgjidhje, ose tė tėrhiqemi

    avatar
    paolo rossi


    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    Xhavit Ismaili: Tė gjejmė njė zgjidhje, ose tė tėrhiqemi Empty Re: Xhavit Ismaili: Tė gjejmė njė zgjidhje, ose tė tėrhiqemi

    Mesazh nga paolo rossi Mon Mar 17 2008, 19:12

    Kreu i Shkumbinit, apel homologėve pėr t’u ulur nė bisedime
    Presidentėt kėrkojnė tė mblidhet Asambleja
    Xhavit Ismaili: Tė gjejmė njė zgjidhje, ose tė tėrhiqemi.

    Takimi mes njė pjesė tė presidentėve tė Superligės pritet tė zhvillohet sot nė Tiranė tė “Vila Gold”. Drejtuesi i Shkumbinit ka thėnė se ka kontaktuar me presidentėt e Partizanit, Tiranės, Besės, Vllaznisė dhe tė disa klubeve tė tjera tėKategorisė Superiore dhe pritet qė takimi tė zhvillohet sot pasdite.

    Sipas Xhavit Ismailit, nuk mund tė ketė zgjidhje nėse nuk do tė ndėrmerren hapa konkretė nga vetė drejtuesit e klubeve. “Duhet tė bėjmė diēka pėr ta zgjidhur kėtė situatė. Mendoj se duhet tė ulemi tė gjithė sė bashku, pėrfshi edhe drejtuesit e FSHF-sė, pėr tė diskutuar dhe pėr tė gjetur njė mėnyrė se si tė dalim. Tė paktėn ta provojmė, se kėshtu nuk mund tė rrimė”, ka thėnė ai.

    Presidenti i klubit tė Shkumbinit, XhavitIsmaili, ka thėnė se nuk do tė investojė mė nėse futbolli shqiptar do tė jetė i pėrjashtuar nga FIFA. “Ėshtė e trishtueshme pėr njė njeri qė investon nė njė skuadėr tė shohė se si shkatėrrohet gjithēka pėr faj tė njė konflikti, ku sipas meje i vetmi qė humbet ėshtė futbolli – ka thėnė drejtuesi i Shkumbinit – Tė dyja palėt (MTKRS dhe FSHF) janė pėrgjegjėse pėr kėtė situatė, por tė mos harrojmė se ata qė humbasin realisht jemi ne biznesmenėt, qė investojmė pėr futbollin shqiptar. Kjo ėshtė e patolerueshme dhe pasi kam kontaktuar me disa nga presidentėt e klubeve tė Superligės kemi rėnė dakord qė tė takohemi sot pėr tė diskutuar nė lidhje me kėtė problem serioz.

    Drejtuesi i skuadrės sė Shkumbinit ka thėnė se do tė ndėrpresė investimet nė rast se futbolli shqiptar do tė vazhdojė tė jetė i pėrjashtuar nga organizatat ndėrkombėtare. “Ky ėshtė njė konflikt ku janė pėrgjegjėse tė dyja palėt – ka thėnė ai. – Jam i pakėnaqur edhe nga qėndrimi i FSHF-sė, pasi kur drejtuesit e panė se ēfarė rrjedhe mori situata, ata mund tė kishin mbledhur Asamblenė dhe tė konsultoheshin pėr tė gjetur njė zgjidhje dhe pėr ta evituar kėtė situatė. Njė alternativė mund tė kishte qenė edhe krijimi i njė grupi pune tė posaēėm pėr tė bashkėpunuar, ose pėr tė ndėrmjetėsuar me MTKRS-nė pėr tė evituar kėtė situatė, sepse nė fund tė fundit ata qė humbasin mė shumė nė kėtė mes janė presidentėt e futbollit, sepse lekėt i kanė hedhur ata pėr klubet dhe jo zyrtarėt e FSHF-sė. Pastaj tė mos harrojmė qė Federata pėrfaqėson klubet shqiptare nė arenėn ndėrkombėtare, kėshtu qė nuk mund tė bėnte indiferenten karshi klubeve. Nė mbledhjen qė do tė zhvillohet sot, ku unė nuk e di me saktėsi se sa presidentė do tė jenė tė pranishėm, do tė propozoj mbledhjen e Asamblesė sė Pėrgjithshme pėr tė diskutuar dhe pėr tė gjetur njė rrugėzgjidhje. Nė tė kundėrt, unė mendoj qė tė gjithė presidentėt duhet tė ndėrpresin investimet e tyre deri sa Shqipėria tė pranohet sėrish nė FIFA. Ne nuk mund tė investojmė kot”.
    Presidenti i Shkumbinit Ismaili ka thėnė se nuk ėshtė domosdoshmėrish detyrė e presidentėve tė skuadrave qė pretendojnė pjesėmarrjen nė Evropė pėr ta ngritur zėrin tė parėt, pasi tė gjithė investitorėt e futbollit humbasin nė kėtė rast. “Dikush mund tė thotė se pėrse e ngre zėrin presidenti i Shkumbinit, kur skuadra e tij mund tė mos sigurojė njė vend nė Evropė, por kjo ėshtė tėrėsisht e gabuar – ka thėnė presidenti i Shkumbinit. – E them kėtė, sepse nėse klubet shqiptare nuk marrin pjesė nė Evropė, atėherė bie interesi, nuk ka mė rivalitet dhe niveli i garės ėshtė thuajse zero. Pra, praktikisht kampionati dhe shpenzimet janė tė kota”.

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 18:58