Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ismaili: Llogarite i bejme per me tej

    Share

    paolo rossi

    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    Ismaili: Llogarite i bejme per me tej

    Mesazh nga paolo rossi prej Wed Feb 27 2008, 12:39

    Ismaili: Llogarite i bejme per me tej

    Presidenti i skuadres peqinase, Xhavit Ismaili, shpreson ne nje paraqitje te mire te Shkumbinit ne ndeshjen e se merkures per kupe, ndaj verdhebluve, qe do t’i paraprije perballjes me Dinamon per kampionat, ne menyre qe te arrihet kualifikimi per ne turin tjeter. Sipas Ismailit, do te jete nje sfide e veshtire, pasi perballe do te jete nje skuader e forte si Elbasani, ndaj kerkon vleresim maksimal. Ai beson se, edhe ne kete ndeshje, Shkumbini do te arrije rezultat pozitiv, si ne dy ndeshjet e tjera te luajtura se fundi ndaj Elbasanit. “Natyrisht, pritet te jete nje ndeshje e forte dhe nuk mund te japesh parashikime, pasi te dy skuadrat do te bejne gjithcka per ta kaluar turin e dyte. Megjithate, une kam besim te skuadra ime se do te kualifikohet, nisur dhe nga rezultati i ndeshjes se pare. Nese lojtaret tane do te japin maksimumin, atehere kualifikimi eshte objektiv i arritshem per ne” eshte shprehur presidenti i skuadres peqinase, i cili e argumenton kete optimizem ne mundesite reale te saj. “Kemi nje grup lojtaresh te mire, qe kane jo pak pervoje. Nese ata do te japin me te miren e tyre, atehere do ta ndihmojne ekipin ne arritjen e kualifikimit. Pastaj, Shkumbini ka treguar gjithnje se ia arrin qellimit, kur i kerkohet medoemos nje gje e tille. Kete e ka deshmuar qarte ne dy kampionatet e fundit” vijon Ismaili. Presidenti i Shkumbinit ka vene theksin edhe ne nevoj?_ nje gjendjeje te mire psikollogjike, per ta perballuar me dinjitet kete ndeshje, teksa thote: “Duhet te luajne te qete dhe pa tensione, per te perballuar situatat qe do te krijohen”.

    Ambicie ne dy fronte ? “Skuadra duhet te beje te gjitha perpjekjet, per ta kaluar me sukses ndeshjen e se merkures, kur me kete nenkuptoj kualifikimin. Vetem keshtu do t’i japim me shume vlera fitores, qe arritem te premten per kampionat. Dhe mundesite per kete jane” nenvizon Ismaili. Sipas tij, ambiciet e Shkumbinit jane serioze ne te dy kompeticionet, ne kampionat e kupe, duke ua bere hyzmetin deri ne fund te dyjave. “Ndoshta kupa eshte rruga me e shkurter per te realizuar objektivin qe kemi. Gjithsesi, sido qe te shkojne punet ne kupen e Shqiperise, kampionati eshte dicka tjeter dhe do ta vleresiojme deri ne fund, pasi synojme te arrijme nje vend sa me prane skuadrave kryesuese te kampionatit”.

    Te merkuren, ndeshje jo e lehte ? Pavaresisht se Shkumbini ka fituar 2?0 ne ndeshjen e pare te kupes, drejtuesi i skuadres peqinase e sheh kualifikimin nje ceshtje te hapur. “Ne pamje te pare rezultati te krijon pershtypjen se Shkumbini e ka te lehte kualifikimin. Une nuk e mendoj keshtu. Elbasani vjen ne kete perballje pasi ka pesuar dy humbje me Shkumbinin, per kupe dhe per kampionat. Ndaj ? vijon Ismaili ? perqendrimi i skuadres verdheblu dhe vleresimi i saj per kete ndeshje do te jete maksimal, jo vetem se do te kerkoje kualifikimin, por dhe per te thyer imazhin e krijuar se Shkumbini eshte “mace e zeze” per Elbasanin. Edhe pse kemi fituar dy here, nuk ka qene e lehte dhe une parashikoj qe keshtu do te jete edhe te merkuren”. Ne kampin peqinas jane te pergatitur se nuk do te shkojne per “shetitje”, kur elbasanasit do te kerkojne kualifikimin edhe per te “shpetuar” sezonin. “Megjithate, ne bejme llogarite tona dhe ndihemi me afer kualifikimit ne cerekfinale, nisur dhe nga fakti se moralisht jemi me lart, pas dy fitoreve ndaj Elbasanit. Pas kualifikimit do te flasim per ndeshjen me Dinamon”, ka perfunduar presidenti i skuadres peqinase, Ismaili.

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:14