Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Sulmuesi elbasanas i Shkumbinit, Klevis Dalipi, beson se edh

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Sulmuesi elbasanas i Shkumbinit, Klevis Dalipi, beson se edh

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Nov 20 2007, 14:22

    Sulmuesi elbasanas i Shkumbinit, Klevis Dalipi, beson se edhe me tė kuqtė do tė vazhdohet ecuria pozitive

    Moti i keq me shira tė vazhdueshėm dhe i shoqėruar me ulje tė temperaturės nuk ėshtė bėrė pengesė qė ekipi i drejtuar nga Magani e Branica tė zhvillojnė njė seancė normale stėrvitore pėr ditėn e djeshme nė kompleksin e klubit. Duke pėrfituar nga ndėrprerja e kampionatit pėr shkak tė ndeshjeve tė kombėtares, veē anėve tė tjera nga drejtuesit, po ngulmohet pėr tė punuar pėr harmonizimin mė tej tė veprimeve nė ekip midis reparteve. Pėr elbasanasin Klevis Dalipi, qė nė kėtė sezon po aktivizohet me Shkumbinin, puna e bėrė e nisur qė nė pėrgatitore nga trajneri Magani ka filluar tė japė rezultatet e veta.

    Treguesi mė i mirė pėr kėtė, sipas sulmuesit Dalipi, janė pėrballjet e fundit me Besėn, Elbasanin e Dinamon, tri ekipet mė tė mira pėr momentin nė superligė. Janė 5 pikėt e marra, njė fitore me Besėn, me Dinamon nė Peqin qė pėrfundoi nė barazim dhe njė pikė tepėr tė vlefshme qė ėshtė marrė nė Elbasan. Nė fakt, janė 7 ndeshje radhazi qė ekipi nuk humbet, ku nė tri ndeshjet e fundit portieri Llani nuk ka pėsuar asnjė gol. Duke i pėrmendur kėto, sulmuesi Dalipi pėrforcon mendimin se ekipi ku ai luan ka merituar mė shumė, nisur nga lojėrat qė ka zhvilluar dhe nga grupi i lojtarėve nė ekip.

    Pėr ndeshjen e fundit me Dinamon, Dalipi e quan veten tė pafat qė nuk arriti ta gjejė rrugėn e rrjetės, ndonėse e kėrkoi atė dhe u pėrpoq gjatė 90 minutave. Shkumbini, pėr Dalipin, e meritonte fitoren, sepse nė pjesėn e dytė arriti tė mposhtė kundėrshtarin nė tė gjitha drejtimet, por pa e gjetur golin. Ai nuk mohon edhe vlerat e meritėn e kundėrshtarit, qė diti tė mbyllej mirė nė mbrojtje nė pjesėn e dytė, duke e ruajtur portėn tė paprekur. "E pranoj qė e dėshiroja njė gol nė takimin e fundit me Dinamon dhe kėtė mė shumė sesa pėr vete, e dėshiroja pėr ekipin dhe pėr tifozėrinė.

    Nė fakt, edhe barazimi na kėnaqi, por Shkumbini meritonte mė shumė pėr lojėn qė zhvilloi," - deklaron sulmuesi i Shkumbinit, Klevis Dalipi, pas seancės sė djeshme, duke vlerėsuar impenjimin e gjithė ekipit pėr tė dhėnė mė tė mirėn. Ndėrprerja e kampionatit pėr sulmuesin elbasanas ishte mė se e nevojshme, sepse i jep mundėsi ekipit tė jetė mė i plotė nė ndeshjen e radhės me Partizanin nė Peqin, ku pritet qė Dabulla e Qorri tė luajnė pas dėmtimeve tė pėsuara nė ndeshjet e fundit.
    Pėr shkak tė kėtyre dėmtimeve, mbrojtėsi Dabulla e mesfushori Qorri nuk ishin pjesė e ekipit pėrballė Dinamos dhe kjo, sipas Dalipit, u ndje nė ekip, duke qenė i bindur se pėrballė Partizanit, Shkumbini nuk do tė ketė asnjė mungesė, pėr ta pasur mė tė lehtė arritjen e objektivit.

    Ai ėshtė i bindur se ekipi i tij i ka tė gjitha mundėsitė ta kalojė me sukses Partizanin, duke marrė tri pikėt e fitores, sepse ekipi ndodhet nė njė gjendje tė mirė dhe se do tė luhet pėrpara sportdashėsve peqinas, tė cilėt ai i vlerėson dhe gjen rastin t'i pėrshėndesė. "Po pėrpiqemi ta shfrytėzojmė sa mė mirė ndėrprerjen e kampionatit, sepse na jep mundėsi tė rikthehen nė fushė tė dėmtuarit Dabulla e Qorri, tė cilėt njihen pėr vlerat e tyre. Ekipi ndodhet nė njė gjendje tė mirė nė tė gjitha drejtimet dhe kjo do tė tregohet nė ndeshjen e radhės me Partizanin.

    Luajmė nė fushėn tonė dhe, me pėrkrahjen e sportdashėsve tė zjarrtė, qė unė gjej rastin t'i pėrshėndes, jam i bindur nė arritjen e fitores," - pėrfundon optimist sulmuesi Klevis Dalipi.


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 03 2016, 16:39