Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Peqinasit, “turn over” kundėr Dinamos

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Peqinasit, “turn over” kundėr Dinamos Empty Peqinasit, “turn over” kundėr Dinamos

    Mesazh nga stilltoni Fri Apr 24 2009, 13:05

    Nė kampin bardhekaltėr duket se tė gjithė e kanė mendjen tek kupa e Shqipėrisė dhe jo tek kampionati Pėrballja nė kėtė fundjavė do t’i dėrgojė peqinasit nė drejtim tė Tiranės, ku do tė ndeshen me ekipin e Dinamos. Padyshim qė tė dy skuadrat duken tė akomoduar nė pozicionet qė kanė nė tabelėn e klasifikimit, por peqinasit janė pjesmarrės edhe nė kupėn e Shqipėrisė dhe kjo i bėn tė mendojnė pėr tė dy takimet. Duket se pėrgatitjet edhe tė kėsaj jave kanė qenė mėse normale pėr takimin e radhės, por kudo nė mjedisin futbolldashės nė qytet flitet pėr njė pėrkujdesje mė tė madhe tė ndeshjes nė mesjavė ndaj Flamurtarit. Pas seancės stėrvitore nė palestėr, por edhe nė aneksin e stadiumit, ekipi do tė zhvillojė seancėn e fundit stėrvitore sot dhe do tė jetė i grumbulluar, sikurse edhe pėr takime tė tjera. Pritet qė zona bregdetare tė jetė vendpushimi i tyre para takimit tė radhės. Kėtė javė skuadra nuk ka mungesa pėr shkak pezullimesh apo dėmtimesh tek bardhekaltėrtit, ku pėrjashtim bėn vetėm mbrojtėsi Grami i dėmtuar.

    Takimi - Padyshim qė edhe ky takim ka rėndėsi pėr peqinasit. Sė pari tė ruajė ecurinė e kėtyre javėve dhe sė dyti vendi i katėrt nė klasifikim. Mbrojtėsi Shameti mendon se kjo ndeshje duhet konceptuar si 90-minutėshi i radhės, ku objektivi ėshtė tė jepet mė e mira. “Padyshim - shprehet ai - takimi i kėsaj transferte ėshtė njė ndeshje e vėshtirė dhe pėr t’u vlerėsuar. Ne e shohim nė kėndvėshtrimin e takimit tė radhės, qė do tė thotė se do tė pėrpiqemi tė japim mė tė mirėn. Nėse ēdo repart tregon kujdes dhe ka pėrqėndrim, atėherė mund tė zgjidhim drejt edhe kėtė takim. Pėr ne ēdo rezultat ndryshe veē humbjes do tė ishte mėse i kėnaqshėm, pasi kuptohet qė mė sė shumti jemi tė pėrqėndruar nė takimin e kupės. Tė dy ekipet gjenden tė konsoliduar dhe takimi mė shumė se ēdo gjė ka rėndėsi statistikore. Shpresojmė qė do tė bėjmė mė tė mirėn”, ka pėrfunduar Shamiti.

    Kupa - Teksa ekipi peqinas vazhdon punėn e tij kuptohet qė biseda dhe ndjesia mbetet tek kupa e Shqipėrisė. Vetėm pesė ditė mė vonė, peqinasit do tė presin ekipin e Flamurtarit nė njė pėrballje tepėr tė rėndėsishme. Nė bisedė edhe me mbrojtėsin Shameti mėsojmė se e gjithė puna e ekipit nė lidhje me takimin e kupės do tė konsistojė si nė kujdesin nė mbrojtje, por edhe nė finalizim tė sulmeve. “Padyshim qė sė pari na ėshtė dashur tė punojmė nga ana psikologjike, pasi njė perceptim i saktė i takimit do tė na ēojė nė njė interpretim tė tillė nė fushėn e lojės. Detyra jonė ėshtė tė bėjmė kujdes nė mbrojtje, pasi goli i vlonjatėve do tė na vėshtirėsonte shumė kualifikimin. Nga ana tjetėr, na duhet tė jemi finalizues tė mirė para portės kundėrshtarė, pasi na duhen dy gola tė kalojmė mė tej pa shtesa”, thotė mbrojtėsi peqinas. Nga informacione tė ndryshme, flitet se skuadra e Maganit do tė udhėtojnė drejt Tiranės me njė ekip disi ndryshe, pasi njė pjesė e kontigjentit bazė tė ekipit mund tė lihen pushim. Nė realitet, sistemi "turn over" nuk ėshtė pėrcaktuar nga trajneri Magani, ndaj verdikti i tij pritet nė mbrėmjen e sotme, para se ekipi tė udhėtojė pėr grumbullimin e javės.
    Sporti shqiptar

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Tue Mar 19 2024, 10:56