Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Java e Katert: Rekordet e Dinamos,befasia Beses,problemet...

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Java e Katert: Rekordet e Dinamos,befasia Beses,problemet... Empty Java e Katert: Rekordet e Dinamos,befasia Beses,problemet...

    Mesazh nga polskaALB Fri Sep 21 2007, 04:57

    Java e Katert: Rekordet e Dinamos, befasia Besa, problemet Tirana, Vllaznia, Teuta...etj.

    Permbledhje Java e Trete: Dinamo eshte e vetmja deri tani dhe pse me te njejtat pike me Besen dhe Partizanin, loja e te cileve te shtin "friken". Ka fundosur krujtanet me plot 4 gola te pameshirshem. Kroati Pejic perul Kastriotin ne kryeqytet, ky i fundit e ka mbyllur lojen me 9lojtare. Dinamo ka paraqitur loje mjaft te mire, nje mbrojtie te hekurt, nje sulm te forte. Kotorri arrin rekord pa pesuar gol ne 270minuta. Sulmi ne 3 ndeshje ka shenuar plot 9 gola. Pra cdo gje flet per Dinamon nga loja e deri tek pergatitja fizike e cdokujt. Plaku i rikthehet Golit, gje qe s'e kane bere 2 ish golashenuesit me te mire te sezonit te kaluar Sinani (Vllaznia) dhe Xhafaj (Tirana). Dinamo ndiqet nga supriza me e bukur e Superliges, kavajasit e Beses, qe persos organizimit te mire te ekipit dhe tifozerise te zjarrte, kane treguar shpirt luftarak me nje 2-0 te paster duke mundur Flamurtarin ne fushen e tyre. Vlonjatet mund ti gezohen akoma 6pikeve teper te vlefshme per to dhe pse ndeshja e rradhes do jete e veshtire perball Elbasanllijve. Superndeshja e javes ka rezultuar mjaft pozitive per Partizanin, qe fale dhe gabimeve te mbrojties shkodrane kane perfituar per te shenuar golin e vetem te ndeshjes, por qe i ka dhuruar 3pikeshin. Loja e tyre nuk le shume per te deshiruar, por po fitojne prej 3 ndeshje rradhazi. Kjo ishte fitorja e tyre e 58-te ne 128 takime midis Partizanit dhe Vllaznise. Nga ana tjeter Vllaznia ne nje krize totale, ku ne 3 ndeshje ka mbledhur vetem 1pike. Edhe pse eshte mundur ndaj kryeqytetasve me rezultate minimale, loja e shkodranasve eshte mbrapa qellimeve te tyre te sezonit te cilat jane vendi i pare ose i dyte. Me nje Sinan, i cili nuk po lidhet dot me mesfushen, edhe pse nje Kaci ne forme te mire. Josa mund te humb pozicionin e tij te trajnerit apo Fushaj do vazhdoje t'i besoje akoma?! Po problematike eshte dhe Tirana, qe ka pesuar humbjen e turpshme nga nje Skenderbe, i cili ka dhuruar dhe suprizen e javes. Plot 4gola i kane shenuar te rinjte e Korces Tiranes Kampione ne fuqi. Kampionati ka zbuluar nje lojtar qe quhet Ngjela me nji tri golesh teper te bukur. Ndersa tek Tirana sulmi nuk duket se eshte kund, ku Sefa mesfushor ka shenuar golin e tij te dyte rradhazi ne kampionat. 3 ndeshje per Tiranen dhe 2 humbje, nje balanc qe nuk i shkon shume per shtat. Starova mund dhe te humb pozicionin e tij ose futbollistet mund te denohen nga organizatoret e ekipit. Urime Korcareve per fitoren e pare ne Superlige dhe urime trajnerit Sejdini per fitoren e pare ne stolin korcar. Elbasani "tradhton" Teuten duke shenuar ne minutat e fundit te takimit, pas nje ndeshje shume te veshtire. Shenon Bejzade ne ndeshjen e pare te rikthimit ne Elbasan dhe s'ka si te mos gezojne tifozet e Elbasanit, qe kaq fort e duan. Teuta peson humbjen e dyte rradhazi, ku dhe kjo perkrah Vllaznise e Tiranes jane ne telashe te medha. Kreu cdo jave po shkeputet dhe me shume. Mesefundi, gezohen dhe Peqinasit, me nje stadium te mbushur pothuajse plotazi kane pritur Beselidhjen per t'i "dhuruar" asaj katastrofen e rradhes, nje 2-1 per vendasit. Beselidhja eshte ekipi i vetem me 0 pike ne vend te fundit.

    Takimet e Javes se Katert:
    22.09.2007

    FLAMURTARI-ELBASANI
    SKENDERBEU-BESA
    TEUTA-DINAMO
    VLLAZNIA-SHKUMBINI
    KASTRIOTI-PARTIZANI
    TIRANA-BESLIDHJA


    Kryendeshja eshte midis Teutes dhe Dinamos. Do mundet Teuta ta ndal vrullin e Dinamos? Nje ndeshje tjeter me emocione do jete midis Flamurtarit dhe Elbasanit, ky i fundit me pretendime te medha kete sezon, por 3 pikeshi ne Vlore s'do te jete i lehte. Do arrije Tirana dhe Vllaznia te paraqiten denjesisht kete jave? Ndersa Partizani nuk e ka shume te lehte ne fushen e Lacit dhe pse Kastriotit do i mungojne 2 lojtare titullare. Jipni mendimet tuaja dhe skedinen tuaj te kesaj Jave te Katert mese interesante...?!?!?!?!?! Cfare mendoni se s'po shkon mire me Tiranen, Vllaznine dhe Teuten?

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 10:49