Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Nora: Me Apoloninė, njė ndeshje e hapur

    Share

    kliti

    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 27
    Registration date : 15/10/2007

    Nora: Me Apoloninė, njė ndeshje e hapur

    Mesazh nga kliti prej Sat Feb 21 2009, 14:53

    Mesfushori i Shkumbinit, Arlind Nora, e parashikon sfidėn me fierakėt jo tė lehtė
    Rezultati i marrė ndaj Partizanit i ka dhėnė mundėsi ekipit tė
    Shkumbinit tė stėrvitet i qetė javėn e fundit. Morali i lartė nė ekip
    ėshtė mė se i justifikueshėm, pasi Shkumbini vjen pas dy fitoresh me
    shumė vlera me Vllazninė dhe Partizanin, ku ajo e sė dielės i dha
    mundėsi tė ngjitet njė shkallė mė lart nė renditje. Synimi ėshtė qė tė
    ruhet kjo gjendje e mirė edhe pėr dy javėt e mbetura tė fazės sė dytė,
    duke mos dorėzuar vendin e katėrt, pėrkundrazi, pėr tė pretenduar edhe
    vendin e tretė, nisur edhe nga pėrballjet e drejtpėrdrejta tė rivalėve.
    Njė renditje mes mė tė mirėve do t’i jepte mundėsi ekipit tė pėrfitonte
    edhe mė shumė nga shorti i fazės sė tretė. Ky ėshtė objektivi i ekipit
    tė Maganit dhe pėr kėtė po punohet, duke pranuar se nuk do tė jetė e
    lehtė, por jo e pamundur pėr kontigjentin qė ka ekipi. Shkumbini tė
    dielėn do tė luajė nė Fier pėrballė Apolonisė. Shkumbini ka njė pėrvojė
    edhe pėr ndeshjet jashtė, ku nė kėtė sezon ka grumbulluar 7 pikė, po aq
    sa ka humbur nė fushėn e vet. Eshtė sulmuesi gjirokastrit i Shkumbinit,
    Arlind Nora, qė e thekson kėtė fakt: “Shkumbini udhėton drejt Fierit me
    autoritetin e vendit tė katėrt, duke qenė se kundėrshtari qėndron akoma
    nė zonėn e ftohtė. Ne duhet ta vlerėsojmė njėlloj si ekipet e tjera dhe
    tė pėrpiqemi tė dalim nė lojėn tonė, pėr t’ia lėnė mė pas fushės sė
    lojės rezultatin pėrfundimtar tė takimit. Unė mund tė them se pėrballė
    kemi njė kundėrshtar tė motivuar sė tepėrmi dhe njė grup futbollistėsh
    qė kanė rezultate mė tė mira nė kėto 5 javėt e fundit, me 4 fitore dhe
    1 humbje tė vetme me Dinamon, qė nė fakt nuk e meriton.” Gjirokastriti
    Nora ėshtė pėr momentin futbollisti mė me rendiment nė ekip, duke u
    dalluar nė ēdo ndeshje pėr shpirtin e garės dhe duke dhėnė maksimumin e
    vet nė mesfushė apo sulm. I tillė ishte edhe nė ndeshjen e fundit me
    Partizanin, duke luajtur njė rol kryesor nė fitoren e fundit. Nga
    kėmbėt e Norės u gatua goli i vetėm i shėnuar nga Dervishi. Nora ėshtė
    autor i 4 golave tė rėndėsishėm pėr Shkumbinin, duke mos e pasur si
    qėllim mė vete para qėllimit pėr t’i shėrbyer ekipit me lojėn e tij.
    “Goli tė jep kėnaqėsi tė madhe dhe kėtė nuk e mohoj, por qėllimi im te
    Shkumbini, pėr vetė pozicionin ku jam vlerėsuar nga trajneri, ėshtė qė
    t’i shėrbej mė shumė ekipit me lojėn dhe me pasimet e mia sesa tė dal
    para portės. Jam i kėnaqur qė kam arritur t’i shėrbej ekipit dhe tė
    njėjtin qėllim kam edhe pėr ndeshjen e radhės me Apoloninė. Pėr mua, do
    tė jetė njė ndeshje e hapur, ku do tė jenė brenda tė tri rezultatet dhe
    ku do tė dalė fitues ekipi qė do tė arrijė tė gabojė mė pak nė fushė
    pėr 90 minutave,” pėrfundon Arlind Nora.

      Ora ėshtė Mon Dec 05 2016, 01:21