Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Rizvanolli ndez derbin: S’janė aq tė frikshėm

    avatar
    kliti


    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 34
    Registration date : 15/10/2007

    Rizvanolli ndez derbin: S’janė aq tė frikshėm Empty Rizvanolli ndez derbin: S’janė aq tė frikshėm

    Mesazh nga kliti Sat Sep 27 2008, 12:57


    Sulmuesi i Shkumbinit para Elbasanit: Nuk tmerrohemi para tyre




    Vetėm njė ditė i ndan bardhekaltėrit nga derbi i sė dielės me
    Elbasanin dhe interesimi pėr kėtė sfidė tė vėshtirė, ka ditė qė ndjehet
    nė kampin peqinas. Pavarėsisht se nė kėtė ndeshje do tė kėrkohet njė
    rezultat pozitiv, futbollistėt e Shkumbinit, nuk duan ta cilėsojnė atė
    si vendimtare, pėr fatet e skuadrės. i kėtij mendimi ėshtė dhe sulmuesi
    tiranas Erion Rizvanolli, i cili ka njė pėrcaktim tė tijin pėr kėtė
    pėrballje. “Do tė jetė thjesht njė derbi, qė nuk do tė thotė se ėshtė
    “fundi i botės”, ka thėnė sulmuesi i peqinasve. Edhe pse e vlerėson nė
    maksimum kundėrshtarin, nisur nga fakti se ka luajtur nė radhėt e tij,
    madje ėshtė shpallur dhe kampion me fanellėn verdheblu, ai ėshtė
    optimist pėr arritjen e njė rezultati pozitiv. Duke njohur nga afėr
    lojėn dhe forcėn e verdhebluve, Rizvanolli kėrkon nga tė gjithė shokėt
    e skuadrės, njė vlerėsim real pėr skuadrėn e Josės. “ Po flasim pėr njė
    sfidė – vijon ai ﷓ e cila nuk ka aspak nevojė pėr tė rikujtuar shkallėn
    e vėshtirėsisė. Kemi tė bėjmė me njė kundėrshtar si Elbasani, qė i
    menaxhon mirė forcar e tij dhe di tė vėrė nė vėshtirėsi skuadrėn tonė,
    gjė tė cilėn e ka treguar gjithmonė nė fushėn e tij”. Gjithsesi, pėr
    Rizvanollin, njė fakt i tillė nuk do tė thotė aspak, se Shkumbini e ka
    frikė derbin e sė dielės. “Ne i respektojmė dhe do tė tregohemi tė
    kujdesshėm, por kjo nuk do tė thotė se do tė tmerrohemi nga prania e
    tyre nė fushė”, ka shtuar sulmuesi tiranas. Mandje, Rizvanolli mendon
    se skuadra e tij i ka tė gjitha mundėsitė, pėr tė njė rezultat pozitiv
    nė “Ruzhdi Bizhuta”. “Ne jemi nė vendin e dytė dhe duam qė pas kėsaj
    ndeshje, tė mos e humbasim pozicionin aktual nė renditje. Njėkohėsisht,
    duam tė zhvillojmė njė ndeshje tė bukur, pėr tė kėnaqur publikun, qė do
    tė jetė i shumtė, nė kėtė pėrballje tė dy skuadrave fqinje dhe rivale
    tė denja pėr njėra﷓tjerėn. Do tė dalim nė fushėne lojės – pėrfundon
    Erion Rizvanolli ﷓ me njė qėllim tė vetėm, pėr tė mos e humbur kėtė
    sfidė tė vėshtirė. Kemi punuar me impenjim maksimal dhe me dėshirė,
    duke korigjuar defektet e vėrejtuara, nė ndeshjen ndaj Besės”. Sipas
    tij, tani pritet vetėm njė ndeshje dinjitoze dhe sigurisht e pastėr pra
    vetėm futboll.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 21:08