Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


2 posters

    Presidenti peqinas s’kapėrdin humbjen me Elbasanin

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Presidenti peqinas s’kapėrdin humbjen me Elbasanin Empty Presidenti peqinas s’kapėrdin humbjen me Elbasanin

    Mesazh nga stilltoni Mon Mar 10 2008, 13:49

    Presidenti peqinas s’kapėrdin humbjen me Elbasanin me probleme Ismaili, i zemėruar pėr mosimpenjimin

    Humbja me Elbasanin e ka lėnė me shije tė hidhur presidentin e Shkumbinit, Xhavit Ismaili, i cili shprehet se ka mbetur i pakėnaqur nga fakti qė skuadra e tij nuk arriti tė shfrytėzonte gjendjen e vėshtirė tė verdhebluve.Elbasani kishte probleme me formacionin
    dhe ishin tė gjitha mundėsitė qė miqtė tė dilnin me njė barazim,
    por nė fund dolėn tė mposhtur nga goli i Arben Nuhijit. Mungesa e
    impenjimit ishte njė nga arsyet kryesore tė zemėrimit tė presidentit Ismaili. “Prisja shumė nga djemtė. Nuk besoj se do ta gjejmė mė me kaq shumė probleme Elbasanin dhe ishte rasti ta shfrytėzonim”, thotė presidenti. “Loja mė shumė u luajt nga lojtarėt tanė, por asnjėherė me forcėn e duhur pėr tė marrė pikėt. Ne si drejtues e kishim vlerėsuar siē duhet kėtė takim dhe pritnim tė paktėn qė lojtarėt tė reagonin nė mėnyrėn e duhur. Pėr shkak tė mosimpenjimit, rezultatet pozitive po na mungojnė prej disa javėsh. Ėshtė e papėrgjegjshme qė disa lojtarė luajnė me investimet e presidentėve edhe kur ne jemi mė se seriozė dhe tė rregullt me ta”. Ismaili ka paralajmėruar se nuk do tė tolerojė
    dhe do tė mblidhet me bashkėpunėtorėt e tij pėr tė analizuar situatėn. “Do tė mblidhemi si staf mė tej edhe me lojtarėt tanė dhe do tė bejmė njė analizė tė plotė rreth gjendjes nė ekip. Ajo ēka synojmė ėshtė qė t’i tėrheqim vėmendjen ēdo lojtari se kampionati nuk ka pėrfunduar dhe se ne kemi ende synime nė kampionat. Prandaj, ēdo lojtar ėshtė i detyruar qė t’i shėrbejė
    skuadrės deri nė ditėn e fundit qė ėshtė pjesė e tij”, pėrfunduar Ismaili.

    Kasollja mbetet ne skuader.

    Presidenti i Shkumbinit ka mohuar tė ketė pėrjashtuar futbollistin Madrilen Kasollja nga radhėt e skuadrės sė tij. Nė numrin e djeshėm tė “Panorama Sport” u bė e ditur se Ismaili pėrjashtoi lojtarin e mėsipėrm, bashkė me Klevis Dalipin dhe Gentian Stojkun, pas humbjes me Elbasanin. Vetė presidenti sqaron se tė pėrjashtuar janė dy elbasanasit e tjerė, si dhe njė lojtar peqinas, por Kasollja vazhdon tė jetė pjesė e skuadrės.

    Nga PanoramaSport
    avatar
    paolo rossi


    Numri i postimeve : 42
    Registration date : 05/09/2007

    Presidenti peqinas s’kapėrdin humbjen me Elbasanin Empty Re: Presidenti peqinas s’kapėrdin humbjen me Elbasanin

    Mesazh nga paolo rossi Tue Mar 11 2008, 12:51

    Gentian Stojku pezullohet pa afat

    Ashtu sikurse ishte lajmėruar, seanca e parė stėrvitore e kėsaj jave ka nisur pas njė analize tė gjatė qė ka zhvilluar ekipi i Shkumbinit nė prag tė javės sė dytė tė fazės sė tretė tė kampionatit shqiptar. Nė fund tė kėsaj analize, ekipi i Shkumbinit ka shtuar numrin e lojtarėve qė do tė largohen nga gjiri i tij pa e mbyllur kampionatin me kėtė ekip. Mė parė nė merkaton dimėrore, u vendos qė tė largohet Patushi, i cili nuk kishte dhėnė atė qė pritej, pas afrimit tė tij me shumė bujė nė merkaton e verės. Ndėrsa tani, drejtuesit peqinas, tepėr tė irrituar dhe tė zhgėnjyer nga loja e sulmuesit Gentian Stojku gjatė ndeshjevė tė fundit kanė marrė masėn ekstreme, duke e pezulluar lojtarin nga ekipi. Ky vendim i ėshtė komunikuar edhe lojtarit nga drejtuesit mė tė lartė peqinas, menjėherė pas analizės tė sė hėnės pasdite. Nė mbledhjen e peqinasve ishte i pranishėm edhe numri njė i klubit, Xhavit Ismaili, si dhe kryetari i Bashkisė Peqin, Ilir Rrusha. Kjo analizė ka ardhur si rrjedhojė e rezultateve tė dobėta,qė ekipi i Shkumbinit ka arritur nė kėto javėt e fundit. Drejtuesit janė mbledhur pėr tė diskutuar nė lidhje me gjetjen e fajtorėve si dhe pėr tė rikuperuar diēka nga ajo ēka kanė humbur deri mė tani. “Ėshtė thuajse e papranueshme qė ekipi i Shkumbinit ka disa javė qė “noton nė ujėra tė turbullta” dhe larg ėshtė rezultateve tė pritshme. Ekipi ynė ka dalė jashtė nga objektivi Kupė -ka thėnė presidenti Ismaili. - Ai po e humb pėrqendrimin e tij edhe nė kampionat. Mė tej na presin ndeshje tepėr tė rėndėsishme dhe tė vėshtira, tė cilat po tė ecim me kėtė ritėm do tė shohim veten nė zonėn e play of. Ndaj - ka deklaruar presidenti Ismaili - na duhet qė tani tė mbledhim forcat, pėr tė mos degraduar situatėn mė tej. Pėr ne, kampionati s’ka mbaruar ndaj edhe na duhet qė tė japim mė tė mirėn dhe t’i vlerėsojmė si finale tė 10 takimet qė kemi nė kėtė fazė tė tretė”, pėrfundoi presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili.

    Stėrvitja pa dy titullarė

    Pas afro njė ore analizė nė ambientet e stadiumit tė Peqinit, ekipi i Shkumbinit i ėshtė rikthyer seancės stėrvitore, ku lojtarėt peqinas kanė qenė tė gjithė nėn urdhrat e trajnerit Magani. Kjo ka bėrė qė ekipi t’i kthehet normalitetit, pėr t’u pėrgatitur pėr takimin e radhės, ku do tė presė nė fushėn e tij ekipin kampion tė Tiranės. Nė kėtė stėrvitje kanė qenė tė gjithė lojtarėt qė trajneri ka nė dispozicion pėrveē sulmuesve Stojku dhe Dalipi. Ky i fundit do t’i bashkohet ekipit nė ditėt nė vazhdim

    Nga PanoramaSport

      Ora ėshtė Sat Apr 27 2024, 07:49