Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    FSHF

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    FSHF Empty FSHF

    Mesazh nga polskaALB Wed Jul 04 2007, 22:02

    FSHF, Klubet sjellin kerkesat: Limit per lojtaret e huaj


    • Klubet e futbollit kane paraqitur ne Federate propozimet e tyre per sezonin e ri, te cilat do te diskutohen ne mbledhjen e dates 10 korrik te Komitetit Ekzekutiv

    Nder pikat kryesore eshte ajo e limitimit te lojtareve te huaj, sipas te ciles ne nje klub te Superliges nuk do te lejohen me shume se 3 te tille. Persa i perket kategorise se Pare dhe te dyte, klubet kane propozuar qe te mos kete asnje futbollist te huaj. Nderkaq eshte kerkuar rritja e numrit te skuadrave qe marrin pjese ne Kategorine Superiore per sezonin 2008-2009. Klubet kane kerkuar qe ky numer te jete 14 dhe nga kategoria te bien 4 e te ngjiten 4.

    Per sezonin e ri eshte kerkuar gjithashtu ndryshimi i formules se kampionatit, me dy skuadra qe te bien direkt dhe nje ne play-out, nderkohe qe nje tjeter propozim ka qene ai per te lene ne fuqi te njejten formule si ne sezonin qe sapo u mbyll. Persa i perket struktures se Kupes, eshte kerkuar qe ajo te behet si dy vjet me pare, kur kundershtaret percaktohen ne ēdo faze me ane te shortit.

    Drejtuesit e klubeve kane kerkuar gjithashtu qe propozimet e tyre te merren me detyrim ne shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv, ne te kundert ata do te mblidhen per te rishikuar maredheniet me Federaten. Diskutime te ashpra ka pasur edhe per nivelin e arbitrave apo ceshtjen e stadiumeve te kryeqytetit, ku drejtuesit e Dinamos e te Partizanit kane kerkuar nje rimbursim nga FSHF per te perballuar shpenzimet.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    FSHF Empty Re: FSHF

    Mesazh nga polskaALB Fri Jul 06 2007, 00:50

    FSHF: Mė 10 korrik vendoset “sezoni

    Sekretari i P-rgjithshėm i Federatės Shqiptare tė Futbollit ka sqaruar pas mbledhjes sė djeshme se tė gjitha propozimet e klubeve do tė kalojnė pėr diskutim nė mbledhjen e ardhshme tė Komitetit Ekzekutiv, mė 10 korrikun e ardhshėm. Drejtuesit e klubeve nė unison kanė kėrkuar qė numri i skuadrave qė do tė zbresin nga Superiorja tė jetė 2 (fikse) dhe 1 tjetėr tė pėrcaktohet nga njė ndeshje play?off dhe play?out? “Kjo ka qenė ideja jonė nė projekt, ku edhe vetė ne kemi diskutuar se cilat ndryshime do t’i shėrbenin mė mirė futbollit. Politika nė kėtė rast konsiston qė skuadrat e mesit tė bėjnė sa mė pak tolerime nė javėt e fundit, kur kanė arritur objektivat”.

    Nė diskutim ka qenė sistemi i kartonave. 3 kartona 1 ndeshje, 6 kartona dhe 9 kartona 3 ndeshje pezullim nuk i shkon pėr shtat politikave tė klubeve?

    Dhe unė kėtė e kuptoj. Secili klub ka interesat e tij, qė nė gjuhė pozitive mund tė konsiderohen tė ngushta. Unė besoj se Komiteti nuk vepron me kaq largpamėsi tė shkrutėr. Qė do tė thotė se Komiteti Ekzekutiv i FSHF?sė duhet tė pėrcaktojė qartė politikat pėrgjithshme nė lidhje me futbollin shqiptar. Fenomenet qė janė parė mė sė shumti sezonin e shkuar kanė qenė dhuna dhe agresiviteti kundrejt gjyqtarėve. Sistemi i pezullimeve dyshe apo treshe nė bazė tė kartonave, unė personalisht mendoj qė e minimizon zellin pėr tė ushtruar dhunėn, sidomos nė fazėn e tretė, ku edhe gara ėshtė mė e ndezur. Lojtarėt do tė jenė mė tė pėrgjegjshėm, sepse nė fund tė fundit luhet faza e fundit dhe njė mungesė tri ndeshje rresht nuk u shėrben atyre.

    Por Bota e ka ndryshe?

    Unė di njė rast nė Angli pėrpara tri viteve, qė Viera mori tre kartona tė kuq dhe luajti katėr ndeshjet e para rresht. I kompensonte mė vonė kartonat e kuq. Dua ta jap kėtė shembull pėr t’ju shpjeguar tė gjithave se sidomon nė formėn apo mėnyrėn e penalizimit nuk ka receta. UEFA u jep federative dorė tė lire, pasi ēdo vend ka specifikėn e vet nė shoqėri dhe nė futboll. Ne gjithnjė i referohemi modeleve ndėrkombėtare, vetėm kur duam tė kontestojmė diēka.

    Nė pėrgjithėsi anėtarėt mund tė kenė tė drejtė kur mendojnė dhe shprehen se fundja ata e kanė zgjedhur Komitetin dhe ata duhen dėgjuar?

    Mė duket se sot (dje) bėmė njė mbledhje pikėrisht nė pėrputhje me kėtė ide. Kushdo mund tė jepte mendimet e tij. Komiteti, tė gjithė tė jenė tė sigurt, pėrveē se mendon mė tė mirėn pėr futbollin shqiptar, mendon edhe pozitivisht pėr klubet. E ka pėr detyrė.

    Ka pasur njė debat tė madh nė lidhje me gjyqtarėt?

    Dua ta sqaroj njėherė e mirė kėtė pikė. Mbledhja e ardhshme e Komtietit Ekzekutiv nuk ka nė rend tė dites shqyrtimin e ēėshtjes sė gjyqtarėve, si duhet tė funksionojnė ata apo si duhet tė zgjidhen. Dhe mbledhja e sotme (djeshme) kishte si funksion diskutimin e pikave qė do tė votohen nė rend tė ditės nė mbledhjen e radhės sė Komitetit. Ky diskutim filloi kot dhe unė i binda mė pas drejtuesit e klubeve qė po humbasim kohė. Nė njė mbledhje tė ardhshme mund tė diskutojmė gjerė e gjatė edhe pėr sistemin arbitror nė Shqipėri. Nė futboll sigurisht.

    Klubet kanė kėrkuar qė sezoni i ardhshėm tė luhet me 14 skuadra me 2 faza klasike?

    E kanė kėrkuar edhe vjet mesa di unė. Jemi anėtarė tė UEFA?s dhe do t’i pėrmbahemi kėrkesave tė saj, tė cilat kanė tė bėjnė edhe me numrin e ndeshjeve qė duhet tė luajė njė klub nė sezon.

    Limiti ėshtė tė paktėn 30, me dy faza n- kampionat luhen 26?

    Nuk ėshtė nė rend tė ditės pėr kėtė mbledhje Komitetit. 2007?_08 do tėjetė me 12 skuadra, kjo qė po thoni i pėrket njė sezoni pasardhės. Tė paktėn.

    Dy grupe me nga 4 skuadra nė ēerekfinalet e Kupės ėshtė kontestuar nga tė gjithė?

    Po klubet kėrkuan sistem klasik, por short pas fazės ēerekfinale. Mendoj se do jetė sėrish sistem klasik me vajtja?ardhje dhe eliminim direkt.



    Ēėshtja Vllaznia

    Skuadra shkodrane ka bėrė njė kėrkesė nė grup pėr t’u falur nga Komiteti Ekzekutiv pėr dėnimet qė kanė marrė nga Komisionet Disiplinore. Drejtėsia sportive nė FSHF ka vendosur njė dėnim 6?mujor pėr Josėn, dhe disa javor pėr disa futbollistė, ndėrkohė qė vetė klubi ėshtė gjobitur me 5 milionė lekė te vjetra qė ka lėnė fushėn nė ndeshjen kundėr Tiranės nė javėn e fundit tė kampionatit. Pritet vendimi i komitetit mė 10 korrik.



    Ēėshtja Burreli

    Burreli duket se do tė qėndrojė nė Kategorinė II, pasi nė mbledhjen e ardhshme tė Komitetit nuk ėshtė nė rend tė ditės diskutimi. Burreli nuk bėri njė kėrkesė pėr falje me pretendimin se e ka bėrė njė gjė tė tillė dy herė nė tė shkuarėn, ndėrkohė qė FSHF?ja pretendon se e ka marrė nė shqyrtim kėtė kėrkesė dhe nuk e ka pranuar. Burreli u dėnua me pezullim dhe me rėnie njė kategori mė poshtė, pasi nė stadiumin e skuadrės u rrah shefi i gjyqtarėve Mema.



    Ēėshtja e federimit

    Klubet kanė rėnė nė pėrgjithėsi dakord qė njė lojtar qė federohet nė muajin gusht me njė skuadėr nuk mund tė luajė nė Kupė me ekip tjetėr, pavarėsisht se mund tė lėvizė nė ndonjė skuadėr tjetėr nė muajin janar, ose gjatė kohės sė transfertave. Kjo ėshtė nė pėrputhje me aktivitetet e kėsaj natyre ndėrkombėtare, si Liga e Kampioneve dhe Kupa UEFA, ku njė lojtar nuk lejohet tė aktivizohet nė mė shumė se njė skuadėr.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    FSHF Empty Re: FSHF

    Mesazh nga polskaALB Sat Jul 07 2007, 19:39

    FSHF, 30 milionė pėr stadiumin


    FSHF Old_fshf1
    Firmoset kontrata pėr dy ndeshje me drejtuesit e "Qemal Stafės"

    Tifozeria shqiptare do tė shohė ndeshjen me Holandėn nė stadiumin "Qemal Stafa" nė kryeqytet. Gjithēka ėshtė vendosur pėrfundimisht dje, pasi ėshtė hedhur firma nė kontratėn mes drejtuesve tė kėtij impianti dhe FSHF-sė, e cila ka zyrtarizuar bashkėpunimin mes palėve pėr dy takimet e ardhshme tė kuqezinjve. Stadiumi do tė pėrfitojė njė shumė prej 30 milionė lekėsh tė vjetra pėr miqėsoren ndaj Maltės dhe takimin e EURO 2008 kundėr Holandės, ndėrsa FSHF do tė paguajė edhe shpenzimet ekstra, si energjinė elektrike, ujin, ambulancėn dhe zjarrfikėsen.

    Sekretari i Pėrgjithshėm i FSHF-sė, Roland Mici, ka treguar se kontrata ėshtė nėnshkruar pa diskutime, pasi kishin mbetur pėr t‘u saktėsuar disa detaje tė vogla tė cilat ishin zgjidhur dje. "Akordi parimor me drejtuesit e stadiumit ekzistonte, por mungonte firma nė kontratė, pasi kishin mbetur pėr t‘u zgjidhur disa detaje tė vogla tė saj. Dje arritėm t‘i pėrcaktonim ato dhe si rrjedhojė u firmos kjo marrėveshje bashkėpunimi pėr dy ndeshjet e radhės sė pėrfaqėsueses shqiptare, ajo kundėr Maltės dhe ajo kundėr Holandės. Sipas kontratės, FSHF merr me qira stadiumin pėr kėto dy ndeshje, duke kaluar 30 milionė lekė tė vjetra nė arkėn e shoqėrisė qė administron kėtė impiant. Nė tė njėjtėn kohė ne do tė marrim pėrsipėr edhe shlyerjen e shpenzimeve ekstra pėr ndeshjet, si pagesėn e energjisė elektrike, ujit, ambulancėn apo zjarrfikėsen. Pasi u pėrcaktuan kėto detaje, u hodh edhe firma mbi kontratė", tregoi Mici.

    Njė fakt tė tillė e ka pranuar edhe drejtori i stadiumit "Qemal Stafa", Perikli Dhales, i cili sqaroi se tashmė impianti po bėhej gati pėr ndeshjet e skuadrave shqiptare nė Kupat e Evropės dhe mė pas tė Kombėtares. "Kemi nėnshkruar kontratėn pėr kėto ndeshje dhe kemi filluar menjėherė punėn pėr pėrgatitjen e impiantit pėr ndeshjet e skuadrave shqiptare nė Kupat e Evropės dhe takimet e Kombėtares. Kemi rėnė dakord nė tė gjitha pikat dhe do tė bashkėpunojmė sipas kushteve tė pėrcaktuara nė kontratė", u shpreh Dhales.

    Gjatė dy viteve tė fundit, drejtoria e stadiumit "Qemal Stafa" dhe FSHF kanė debatuar shpesh para takimeve tė pėrfaqėsueses shqiptare. Gjithēka kishte lidhje me administrimin e tė ardhurave nga shitja e biletave pėr ndeshjet e kuqezinjve, gjė qė solli edhe zhvendosjen e dy takimeve nė stadiumin "Loro Boriēi" tė Shkodrės. Meqenėse ndeshjet nė impiantin e qytetit tė Shkodrės u zhvilluan normalisht, dy palėt u ulėn pėrsėri nė tavolinėn e bisedimeve. Por tashmė FSHF nuk propozoi ndarjen 70% me 30% tė tė ardhurave nga biletat, por marrjen me qira tė stadiumit kundrejt njė shume tė paracaktuar nė kontratė. Akordi parimor nuk u arrit nė takimet e para dhe debatet nė distancė vazhduan gjatė. Por vizita e inspektorėve tė Federatės Holandeze gjatė javės sė kaluar bėri qė kontaktet tė rivendosen mes palėve pėr t‘i dhėnė njė zgjidhje pėrfundimtare problemit tė stadiumit. Inspektorėt holandezė vizituan edhe "Loro Boriēin" dhe dhanė pėlqimin nė parim qė ndeshja tė zhvillohej nė Shkodėr, nėse nuk realizohej akordi mes FSHF-sė dhe stadiumit "Qemal Stafa". Gjatė tri ditėve tė fundit, drejtuesit e impiantit kryeqytetas dhe pėrfaqėsuesit e FSHF-sė janė takuar disa herė pėr tė pėrcaktuar kushtet e kontratės, me firmosjen e saj vetėm ditėn e djeshme.

    Gjithsesi, ndeshjet me Maltėn dhe me Holandėn nuk janė tė vetmet qė pėrfaqėsuesja shqiptare do tė luajė gjatė kėtij viti nė vendin tonė. Pas tyre do tė jenė edhe takimet e Bullgarisė dhe Bjellorusisė, pa harruar kėtu edhe takimet e pėrfaqėsueses Shpresa ndaj Kroacisė dhe Italisė, tė gjitha takime pėr tė cilat stadiumi kombėtar do tė ishte impianti mė i pėrshtatshėm pėr skuadrat nė fushė dhe tifozerinė kuqezi.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    FSHF Empty Re: FSHF

    Mesazh nga polskaALB Sat Jul 28 2007, 21:19

    FSHF: Skuadrat shqiptare rrezikojnė Evropėn ne 2008


    FSHF Img41422c246a735Skuadrat shqiptare rrezikojnė pjesėmarrjen nė kupat e Evropės pėr sezonin e ri. Alarmi vjen nga zyrat e FSHF-sė, tė cilat kanė bėrė tė ditur se klubet e Kategorisė Superiore janė shumė mbrapa me planin e punės qė duhet tė bėjnė pėrpara mbylljes sė sezonit 2007-08, nga e cila do pėrfitojnė licencimin nga UEFA pėr nė aktivitetet ndėrkombėtare. "Ėshtė mė se normale qė tė jemi tė shqetėsuar pėr njė fakt tė tillė", ka pohuar zėdhėnėsi i federatės, Lysjen Nurishmi. "Kemi afro dy vjet qė ua kemi dėrguar klubeve kėrkesat qė duhet tė plotėsojnė, si nga ana ligjore, ashtu edhe nė rikonstruktimin e stadiumeve, por deri mė tani asgjė nuk ėshtė plotėsuar. Duhet me patjetėr tė evitohet qė puna tė fillojė nė momentin e fundit, siē ndodh zakonisht, pasi kjo do rrezikonte qė stadiumet tė mos i kalonin kėrkesat e vendosura nga UEFA". Klubet kanė pėr detyrė qė nga ana ligjore tė caktojnė statusin e tyre (nėse do jenė sh.a. apo bashkėpronare me shtetin) dhe mė pas duhet tė funksionojnė si tė gjitha klubet nė kontinent, duke krijuar njė staf tė specializuar, ku nuk mungon as zyra e shtypit.

    Megjithatė, asnjėra prej 12 skuadrave elitare nuk ka marrė hap konkret. "Pėr momentin nuk ėshtė bėrė asgjė nė kėtė drejtim dhe ky ėshtė problemi mė i madh. Klubet po neglizhojnė udhėzimet pėr detyrimet qė duhet tė plotėsojnė", ka vazhduar Nurishmi. Tjetėr problem shqetėsues janė edhe stadiumet: momentalisht, i vetmi impiant qė i plotėson normat ėshtė "Qemal Stafa". Por, tempulli i futbollit nuk mund tė pėrballojė i vetėm ndeshjet e 4 skuadrave shqiptare qė pėr ēdo vit pėrfaqėsohen nė Evropė. "Rikonstruktimi i stadiumeve dhe krijimi i kushteve tė pėrshtatshme nė ambientet e brendshme, nė ambientet rrethuese, si edhe nė tribunat e tifozėve, janė njė tjetėr problem qė kėrkon zgjidhje tė menjėhershme, pėrfundoi Nurishmi. Nė fund tė sezonit tė ardhshėm, tė dėrguarit e UEFA-s pėr tė kontrolluar ambientet nuk do tolerojnė asgjė, edhe pse deri mė tani ata e kanė mbyllur njė sy dhe do tė pretendojnė qė gjithēka tė jetė e pėrfunduar".
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    FSHF Empty Re: FSHF

    Mesazh nga polskaALB Fri Aug 10 2007, 21:31

    Kampionati nė prag, asnjė federim





    FSHF Fshf_smallTiranė, 7 gusht - Mė pak se 20 ditė na ndajnė nga fillimi i kampionatit tė Kategorisė Superiore pėr sezonin e ardhshėm, dhe situata ėshtė alarmante pėrsa i pėrket regjistrimit tė futbollistėve. Kjo pasi deri mė dje, asnjė nga 12 skuadrat e Superligės nuk ka federuar asnjė lojtar nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Klubet shqiptare kanė kohė deri nė datėn 20 gusht, pra 5 ditė pėrpara fillimit tė kampionatit qė tė regjistrojnė futbollistėt qė do tė kenė nė pėrbėrje pėr sezonin e ardhshėm. Ndėrkaq, vetėm pėr futbollistė tė veēantė, tė cilėt vijnė nga jashtė do tė tolerohen federime deri nė 31 gusht.Shefi i Sektorit tė Garave nė Federatė, Hito Hitaj ju bėn edhe njė herė thirrje klubeve qė tė pėrgatisin dhe tė sjellin regjistrimet pėr sezonin 2007-2008. “Deri mė sot(dje) nuk ka ardhur asnjė regjistrim lojtari, nė njė kohė qė kampionati ėshtė nė prag. Duhet qė klubet tė shpejtojnė dhe tė respektojnė afatet kohore ashtu siē ju ėshtė bėrė e ditur, pasi nė tė kundėrt nuk do tė ketė asnjė lloj tolerimi” pėrfundon Shefi i Garave nė FSHF, Hitaj./sot/

    Sponsored content


    FSHF Empty Re: FSHF

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Sat Apr 27 2024, 04:09