Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Dabulla-Patushi, nė pikėpyetje e ardhmja

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Dabulla-Patushi, nė pikėpyetje e ardhmja Empty Dabulla-Patushi, nė pikėpyetje e ardhmja

    Mesazh nga polskaALB Sat Jan 05 2008, 16:09

    Dy lojtarėt e ardhur me bujė s’janė kontaktuar nga klubi
    Dabulla-Patushi, nė pikėpyetje e ardhmja

    Duket se tashmė te Shkumbini do tė ketė njė farė ndryshimi pėr sa i pėrket lojtarėve qė do tė vazhdojnė tė jenė apo jo pjesė e tij. I pari qė nuk ka pasur shumė sukses me kėtė ekip ka qenė futbollisti i ardhur nga Bullgaria, sulmuesi nigerian Okėuibili. Lojtari nuk arriti pėr asnjė moment tė shfaqė mė tė mirėn me tė cilėn u reklamua kur erdhi nė merkaton e verės. U prit shumė nė njė gjetje tė formės sportive nga lojtari, por mė kot, pasi nė ndeshjet qė u aktivizua arriti tė shėnojė vetėm njė gol nė Kupėn e Republikės ndaj ekipit tė Bilisht Sport. Kjo bėri qė lojtari tė largohej nga Shkumbini. Nė pikėpyetje ėshtė edhe e ardhmja e dy ndėr blerjeve tė bujshme tė Shkumbinit nė merkaton e verės, ajo e mbrojtėsit Rezart Dabulla, por edhe e mesfushorit Sajmir Patushi. I pari ka qenė njė futbollist i rėndėsishėm pėr peqinasit nė ndeshjet ku ėshtė aktivizuar, ndėrsa krejt ndryshe ėshtė rasti i mesfushorit, ish-kampion i Shqipėrisė me Tiranėn, Sajmir Patushi. Ai ėshtė aktivizuar pak nė radhėt e kėsaj skuadre. Kjo ka ardhur si pasojė e dėmtimeve qė [size=7]ka pėsuar, por edhe e dyshimeve tė drejtuesve tė klubit pėr njė formė sportive jo shumė bindėse nga ana e lojtarit. Tė kontaktuar nga “Panorama Sport” lojtarėt janė shprehur: “Ne jemi pėrpjekur tė japim mė tė mirėn e mundshme pėr ngjyrat bardhekaltėr pėr kėtė pjesė tė kampionatit. Pas pushimeve nuk kemi pasur ndonjė
    kontaktim me asnjė nga drejtuesit peqinas, por jemi nė pritje tė kontakteve me ta pėr tė shqyrtuar mirė atė ēka ata do tė na ofrojnė, si dhe do tė sqarojmė se cili do tė jetė pozicioni ynė nė ekip. Nė qoftė se do tė arrijmė tė gjejmė atė qė presim, do tė vazhdojmė tė jemi pjesė e Shkumbinit dhe do tė kontribuojmė pėr tė, por nė qoftė se nuk do tė arrijmė marrėveshjen e duhur, atėherė do tė shohim alternativat mė tė mira pėr tė ardhmen tonė”. Tė pyetur se a kanė pasur kontakte me ekipe tė tjera shqiptare, ata shprehen: “Hėpėrhė nuk kemi kontaktuar me asnjė skuadėr shqiptare. Mė sė pari do tė shikojmė pozicionin tek ekipi peqinas, pastaj do tė shohim e do tė bėjmė”


    Nga PanoramaSport

      Ora ėshtė Sat Apr 27 2024, 07:13