Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Qorri: Partizani nuk del "pa lagur" nė Peqin

    Share

    LuAnIBarDhEKalTer
    Moderator
    Moderator

    Male Numri i postimeve : 116
    Registration date : 22/09/2007

    Qorri: Partizani nuk del "pa lagur" nė Peqin

    Mesazh nga LuAnIBarDhEKalTer prej Fri Nov 23 2007, 13:56

    Qorri: Partizani nuk del "pa lagur" nė Peqin

    Ka vazhduar normalisht stėrvitja e ekipit bardhekaltėr nė kompleksin e fushave tė klubit

    Ka vazhduar normalisht stėrvitja e ekipit bardhekaltėr nė kompleksin e fushave tė klubit, ku trajneri Magani ka pasur mundėsi tė shfrytėzojė sa mė mirė motin me diell tė kėtyre ditėve. Ndeshja e radhės, kur Shkumbini do tė presė nė Peqin tė dielėn Partizanin, ka bėrė qė pėrkushtimi dhe dėshira e futbollistėve pėr t'u stėrvitur tė jetė edhe mė e madhe. Nė vazhdėn e rezultateve pozitive tė javėve tė fundit Shkumbini kėrkon ta ruajė kėtė traditė, e cila ėshtė pasojė e punės sė mirė drejtuese e organizative qė po bėhet nė klub. Prova mė e mirė pėr kėtė pritet tė jetė pėrballja me Partizanin, njė rival i vjetėr i Shkumbinit, kur nga vendėsit pritet tė bėhet mė e mira.

    Ekipi i Maganit do tė jetė mė i privilegjuar, sepse pėr kėtė ndeshje po pritet tė jetė formacioni i plotė. Tė dielėn, qė nga minuta e parė, pritet tė jetė nė fushėn e lojės edhe mesfushori Ilir Qorri, njė nga pėrforcimet mė cilėsore tė Shkumbinit nė kėtė sezon. Pėr shkak tė dėmtimit nė kėmbė, Qorri i ka munguar Shkumbinit nė disa ndeshje dhe kjo ėshtė ndier jo pak nė lojėn e ekipit. Tashmė dėmtimi ėshtė lėnė pėrfundimisht pas, gjė qė pranohet nga vetė elbasanasi i Shkumbinit, pėr tė qenė nė dispozicion tė trajnerit Magani dhe pėr t'i dhėnė mundėsi trajnerit qė tė ketė njė futbollist me vlera nė fushėn e lojės.

    "Prej disa ditėsh jam stėrvitur rregullisht me grupin dhe e pranoj se e ndiej veten mjaft mirė. Jam i gatshėm pėr ndeshjen e radhės me Partizanin, pėr t'i dhėnė mundėsi trajnerit Magani qė tė ketė nė dispozicion edhe njė futbollist mė shumė nė fushė, sepse nė fund tė fundit do tė jetė trajneri ai qė do tė vendosė," - shprehet mesfushori Qorri, duke konfirmuar gatishmėrinė e tij pas dėmtimit qė e la disa javė jashtė fushės. Qorri beson nė arritjen e rezultatit pozitiv pėr kėtė ndeshje, qė ėshtė e para pėr fazėn e dytė dhe do tė shėrbejė edhe si nxitje morale pėr javėt e tjera.

    Dėshirėn e tij ai e mbėshtet duke u nisur nga grupi i lojtarėve qė ka ekipi i tij, tė cilėt kanė arritur rezultatet e njohura me Besėn, Elbasanin e Dinamon, edhe pse me mungesa tė rėndėsishme nė kėto ndeshje. Mesfushori elbasanas i Shkumbinit e sheh si njė shans e mundėsi tė mirė pėr ekipin e tij qė pėrballė Partizanit pritet tė jenė tė gatshėm tė gjithė futbollistėt, ku Magani e Branica do tė kenė mė shumė mundėsi tė aktivizojnė mė tė mirėt, mė tė pėrgatiturit. Gjithsesi, Qorri kėrkon qė Partizani tė vlerėsohet nė radhė tė parė si kundėrshtar i radhės, pa mohuar vlerat qė ka dhe pretendimet pėr kėtė sezon, duke kėrkuar qė secili tė japė mė tė mirėn nė fushėn e lojės.

    "Duhet tė ruajmė ritmin e javėve tė fundit dhe takimi me Partizanin duhet vlerėsuar si ndeshje e radhės. Duhet ta shfrytėzojmė sa mė mirė faktorin fushė, sepse luajmė pėrpara sportdashėsve tanė, edhe pse pėrballė do tė kemi njė ekip si Partizani, njė ekip mjaft i fortė e me pretendime serioze nė kėtė sezon. Mendoj se do ta kalojmė me sukses, sepse Shkumbini e ka grupin e duhur tė lojtarėve, gjė qė e ka treguar edhe me rezultatet e arritura javėt e fundit. Kjo bėhet e mundur nėse ēdo futbollist do tė japė maksimumin nė fushėn e lojės, pėr mė tepėr qė nė dispozicion tė trajnerit do tė jenė tė gjithė futbollistėt, si nė asnjė ndeshje tjetėr," - pėrfundon mesfushori i Shkumbinit, Ilir Qorri.


    _________________

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:13