Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri Empty Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri

    Mesazh nga polskaALB Tue Mar 11 2008, 17:17

    Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri
    Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri 20080311041957ArgjentinasiRamonCabreras


    Dy
    trajnerė tė huaj iu shtuan dje kampionatit shqiptar, kroati Slavko
    Kovaēiē nė drejtimin e Flamurtarit dhe malaziasi Dervish Haxhiosmanoviē
    nė atė tė Vllaznisė. Kovaēiē, ish-ndihmėsi i trajnerit tė Kombėtares,
    Oto Bariē, do tė zėvendėsojė teknikun e shkarkuar, Eqerem Memushi, i
    cili dha dorėheqjen dje paradite pėrmes njė konferencė pėr shtyp. Por
    cila ka qenė aventura e shumėpaguar e trajnerėve tė huaj nė Shqipėri,
    duke filluar nga argjentinasi Mario Kempes qė drejtoi pėr disa muaj te
    Lushnja, i “arratisur” pak ditė pėrpara shpėrthimit tė krizės sė
    piramidave, e deri te i fundit, rumuni Silviu Dumitresku, i cili, pas
    “spastrimit Kokėdhima” nga Apolonia, u largua “fshehurazi” nga Besa.

    REZISTENCĖ E DOBĖT

    Gjatė
    Kampionatit tė 67-tė Kombėtar tė Futbollit (sezoni i 2005-2006),
    drejtimi i huaj iu besua kroatit Luka Bonaēiē te Dinamo, italianit
    Leonardo Menikini te Tirana dhe tė vetmit trajner kampion tė huaj nė
    Shqipėri, malaziasit Dervish Haxhiosmanoviē, te Vllaznia, por qė tė tre
    nuk arritėn ta pėrfundonin sezonin. Nėse rezistenca nė qėndrim nė krye
    tė skuadrės e kroatit Bonaēiē ishte vetėm njė ndeshje, ajo e malaziasit
    Haxhiosmanoviē 5 javė, ajo e italianit Leonardo Menikini ishte vetėm 20
    javė. Nė sezonin 2006-2007, javėt nuk ndryshuan shumė: Dumitresku u
    largua pas pesė javėsh (1 barazim dhe 4 humbje), ndėrsa Shulse pas 11
    javėsh ( 3 fitore, 5 barazime, 5 humbje). Nė sezonin aktual, trajneri i
    vetėm i huaj ishte rumuni Silviu Dumitresku. Pas kualifikimit (tė
    dyshuar si i trukuar nga UEFA) me skuadrėn Bezanija, Dumitresku
    rezistoi 12 javė nė drejtimin e Besės, madje e mbylli fazėn e parė tė
    Kampionatit tė 69-tė Kombėtar si “kampion” virtual, por rrethanat e
    detyruan rumunin tė braktiste skuadrėn nė mėnyrė tė fshehtė.

    TĖ PASUKSESSHĖM

    Shtatė
    klube shqiptare: Dinamo (6 herė), Vllaznia (5), Tirana (3), Partizani
    (2), Lushnja (2), Erzeni (2), Flamurtari (2) dhe Apolonia (1) herė kanė
    patur, duke filluar nga sezoni 1996-1997, trajnerė tė huaj nė drejtimin
    e tyre. Por, nė Shqipėri me pėrjashtim tė malaziasit Dervish
    Haxhiosmanoviē, qė arriti nėn presidencėn e tė ndjerit Myftar Ēela tė
    fitonte titullin kampion nė sezonin 2000-2001, dhe rumunit tė Dinamos,
    Aurel Cikleanu nė fitimin e Kupės nė sezonin 2002-2003, tė gjithė tė
    tjerėt kanė dėshtuar pothuajse tė gjithė nė misionin apo objektivat e
    para, edhe pse nė Shqipėri kanė ardhur me CV disafaqėshe dhe me
    pretendime pėr tė ndryshuar mentalitetin e futbollistėve shqiptarė apo
    korrigjuar e pėrsosur modulet e gabuara tė trajnerėve diletantė, sipas
    tyre.

    TĖ DĖSHTUAR

    Kėtė gjė e provoi i pari
    hungarezi “lektori i FIFA-s”, Miklos Temeshavari (sezoni 2000-2001),
    kur i punėsuar nga presidenti i atėhershėm i Tiranės, miliarderi
    egjiptian, kėrkoi disiplinė tė fortė te Tirana: pėrfundimi i larguar
    pas 8 muajsh. Tė njėjtin fat pėsoi mė pas edhe profesori boshnjak Enver
    Haxhiabdiē (sezoni 2002-2003), qė i rezistoi klaneve tė bardhebluve
    vetėm 5 muaj. Edhe njė trajner me pėrvojė shumė tė madhe nė drejtim si
    Aurel Cikleanu rezistoi te Dinamo vetėm 7 muaj. Njė fat mė tė zi ka
    patur bullgari Nikolaj Arabov, qė pasi erdhi nė krye tė Partizanit
    (sezoni 2000-2001). Rezistenca e Arabovit te Partizani, pas njė
    operacioni nė zemėr tė kryer nė Gjermani, zgjati vetėm njė muaj. Kėsaj
    liste i shtohen pa asnjė argument mė shumė: italiani Menikini (Tirana),
    agjentinasi Paskuli (Dinamo), kroati Kataliniē (Dinamo) apo dhe rumuni
    Silviu Dumitresku (Apolonia, Besa). Mbetet per t'u provuar Slavko
    Kovacic te Flamurtari i sezonit te ardhshem, gjithmone nese kroati do
    ta perfundoje me sukses aventuren e pare tre mujore te vlonjatet e dale
    nga cdo objektiv sezonal.

    Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri BKampioni Kempes

    Kampioni
    i Botės, argjentinasi Mario Kempes, ėshtė edhe trajneri i parė i huaj i
    futbollit modern shqiptar. Kempes, i kontratuar dhe i paguar nga firma
    rentiere “Xhaferri”, u punėsua nga Lushnja nė gusht tė viti 2006 dhe u
    largua vetėm pas pak muajsh, mė saktėsisht mė 4 nėntor 2006.

    Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri B“Diktatori” Bonaēiē

    Qysh
    prej kohės sė largėt, kur nė Shqipėrinė e viteve ’30 drejtoi njė
    hungarez me emrin Samo Singer, kroati Luka Bonaēiē do tė mbetet nė
    historinė e futbollit shqiptar si “diktatori” i rrėzuar brenda njė
    jave, kur Dinamo barazoi me Lushnjėn 2-2 nė sezonin 2005-2006.

    Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri BRekordi "Kabrero"

    Ramon
    Kabrero (ne foto), njė emėr i madh i trajningut nė atdheun e Maradonės,
    kampion aktual nė Argjentinė me Lanus, u pėrzgjodh nga presidenti Sulaj
    pas eksperiencave tė dėshtuara me argjentinasin tjetėr Paskuli. Kabrero
    drejtoi Dinamon 15 ditė, por nė dy ndeshje nė Kupėn Intertoto.

    Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri BTeknikėt fitues

    Me
    pėrjashtim tė malaziasit Dervish Haxhiosmanoviē, qė arriti nėn
    presidencėn e tė ndjerit Myftar Ēela tė fitonte titullin kampion nė
    sezonin 2000-2001, dhe rumunit tė Dinamos, Aurel Cikleanu nė fitimin e
    Kupės nė sezonin 2002-2003, tė gjithė tė tjerėt kanė dėshtuar.

    Fati i zi i trajnerėve tė huaj nė Shqipėri BTre tė huaj

    Nėse
    nė fillim tė sezonit drejtoi vetėm njė trajner i huaj, rumuni Silviu
    Dumitresku (drejtoi Besėn deri nė javėn e 12-tė), finalen e tij do ta
    mbyllin dy trajnerė joshqiptarė: malaziasi Dervish Haxhiosmanoviē
    (Vllaznia) dhe kroati Slavko Kovaēiē (Flamurtari).

    TRAJNERĖT E HUAJ NĖ SHQIPĖRI

    1.Mario Kempes, Argjentinė (Lushnja)

    2.Miklos Temesvari, Hungari (Tirana)

    3.Nikolai Arabov, Bullgari (Partizani, Flamurtari, Naftėtari)

    4.Dervish Haxhiosmanoviē, Mali i Zi (Vllaznia 4 herė, Erzeni)

    5.Ticiano Gori, Itali (Erzeni, Partizani)

    6.Enver Haxhiabdiē, Bosnjė (Tirana)

    7.Aurel Tikleanu, Rumani (Dinamo, Lushnja)

    8.Pedro Pablo Pasculi, Argjentinė (Dinamo, 2 herė)

    9.Ramon Cabrero, Argjentinė (Dinamo)

    10.Luka Bonaēiē, Kroaci (Dinamo, 2 herė)

    11.Ivan Kataliniē, Kroaci (Dinamo)

    12.Leonardo Menikini, Itali (Tirana)

    13.Ulrih Shulse, Gjermani (Vllaznia)

    14.Silviu Dumitresku (Apolonia)

    15.Slavko Kovaēiē, Kroaci (Flamurtari)

    Gjithsej trajnerė tė huaj: 15

    Klube
    qė kanė marrė tė huaj: 7
    (Tirana 3 herė, Partizani 2 herė, Vllaznia 5
    herė, Lushnja 2 herė, Erzeni 2 herė, Dinamo 6 herė, Apolonia 1 herė)

    Nga AlbaniaSport

      Ora ėshtė Mon May 20 2024, 04:12