Holanda i vjedh fitoren Shqipėrisė. Gjyqtari Rili anullon nje gol te rregulltNuk mundėm tė krijonim njė tjetėr mbrėmje tė madhe, edhe pse dhamė gjithēka. Njė humbje e pamerituar. Barazimi ishte mė i drejtė. Ne luajtėm shumė mirė nga pikėpamja taktike dhe luftarake. Mė erdhi keq pėr humbjen, - tha trajneri Oto Bariē, nė fund tė ndeshjes. Nuk e kuptoj se pėrse u anulua goli.
Njė ndėshkim qė erdhi atėherė kur tė gjithė ne prisnim tė merrnim rezultatin e pestė rresht pozitiv dhe barazimin e katėrt nė tetė takimet. Fitorja minimale e Marko Van Bastenit (gati nė ekstazė kur Rud Van Nistelroi nė minutėn e 91) nuk ishter produkt i lojės sė yjeve tė tij, por ashtu si nė Amsterdam njė vit mė parė, me ndihmėn e arbitrit. Nėse izraeliti Aron Jefet nė ndeshjen e parė kundėr tulipanėve nuk dha tė paktėn tri penallti tė pastra, anglezi Rili, nė takimin e dytė kundėr tyre, anuloi njė gol krejtėsisht tė rregullt tė shėnuar nga mbrojtėsi Mario Melshiot nė portėn e tij, nė fund tė pjesės sė parė. Gjithsesi kjo mund tė quhet njė tjetėr gafė e tij
Nuk ėshtė rezultat i merituar, pasi Shqipėria luajti shumė mirė pėrballė njė kundėrshtari tė madh. Shqipėria krijoi shumė raste, - pohoi Bogdani, pas pėrfundimit tė takimit. Barazimi ishte mė i drejtė. Shqipėrisė nuk i mungoi asgjė.
Njė pjesė e parė e madhe e ndėrtuar me zgjuarsi nga tekniku i Shqipėrisė, Oto Bariē dhe e ekzekutuar nė mėnyrė perfekte nga tė tė gjithė lojtarėt. Kronika flet tėrėsisht pėr kuqezinjtė. Nga minuta e parė, kur luajtėm topin e parė. Duro merr faullin e parė, ndėrsa nė minutėn e 7-tė, Shqipėria ishte pranė golit, kur Bogdani goditi fuqishėm njė top brenda zonės tė vogėl, qė u pėrplas nė trupin e Andre Oter. Nė fushė fillojnė tė shfaqen dulet e para: Kristi Vangjeli- Robin Van Persi, Debatik Curri- Rud Van Nistelroi dhe Lorik Cana-Uesli Shnajder. Mbrojtėsi i Arisit tė Selanikut, Vangjeli, njė nga mė tė mirėt nė fushė, doli fitues nga sulmuesit tė Arsenalit, Robin Van Persi.
Nė minutėn e 26-tė Duro tmerron tė gjithė tifozėt holandezė kur qeth shtyllėn pingule. Nė tė 40 ėshtė radha e Bogdanit qė rrezikoi portėn e Van Der Sarit. Kulmi i pjesės sė parė ishte goli i anuluar me tė padrejtė nga gjyqtari anglez Rili, kur mbrojtėsi Mario Melshiot nė tentativė pėr tė larguar topin shėnoi me kokė njė autogol. Por, anglezi thotė jo. Nė mėnyrė tė padrejtė Aq sa Oto Bariē nė pėrfundim tė pjesės sė parė, protestoi ashpėr ndaj qyqtarit anglez.
Pjesa e dytė nisi me Alban Bushin nė vend tė Kapllanit, i cili nuk shfaqi asgjė nga reporteri i tij. Nė tė 69 Duro i lė vendin Haxhit. Loja merr tė tė tjera ngjyra. Rrezikojmė mė shumė, jemi mė afėr portės. Por, Cana, nė njė mbrėmje shumė tė lodhshme dhe nervoze, ndoshta dhe nga mbulimi i rreptė i Shnajderit humbi logjikėn dhe nė tė 87 ndėshkohet me karton tė kuq. I panevojshėm. Njė gjest i tepruar i mesfushori tė Marsejės ndaj Van Nistelroi. Si pėr tė ndjellė minutėn fatale 91. Golin e Holandės. Atėherė kur tė gjithė prisnin fishkėllimėn e anglezit Rili. Xhon Van Bronkost rrėmbeu njė top nė tė majtė tė sulmit tė holandezėve, kaloi Dallkun, u fut nė zonė duke i dhėnė njė pas tė artė Rud Van Nistelroit, qė midis Dedes dhe Currit lėshoi diagonalisht topin drejt portės, pėr tė thyer pas katėr ndeshjes Arjan Beqaj, i cili ishte nė njė tjetėr ditė tė mirė.
Historia kundėr ShqipėrisėShqipėri-Holandė, njė pėrballje qė u rikthye nė Tiranė pas 43 vjetėsh, kur pėr herė tė parė dhe tė fundit nė Qemal Stafa (atėherė gjysma e kėtij aktual) dy ekipet u ndeshėn mė 25 tetor 1964. Ballafaqimet me tulipanėt kanė qenė gjithmonė tė hidhura: katėr ndeshje, katėr humbje.
Kėshtu ndodhi edhe nė takimin e parė, mė 24 maj 1964, kur Shqipėria humbi 2-0 nė Fejėnord, pėr eliminatoret e Kampionatit Botėror Angli 1966, kur pas mbyllėm pjesėn e parė nė barazim 0-0, pėsuam dy gola brenda katėr minutave: Shrijvers (48) me penallti (e dyshimtė sipas portierit tė pėrfaqėsueses sonė, nė atė takim, Mikel Janku) dhe Muler nė tė 52.
Edhe nė ndeshjen e kthimit, mė 25 tetor 1964, humbėm me tė njėjtin rezultat 2-0, por kėsaj radhe holandezėt shėnuan golin e parė, tri minuta pas fillimit tė takimit (Van Nee, 3) dhe golin e dytė, tri minuta para pėrfundimit tė ndeshjes (Geurtsen, 87). Nė takimin e tretė tė zhvilluar nė Amsterdam, mė 11 tetor 2006, pėr eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, tradita nuk ndryshoi: pėsuam dy gola, (tė parin e shėnoi Van Persi), ndėrsa tė dytin e pėsuam me autogol (Nevil Dede), por nė ndryshim nga dy ballafaqimet e vitit 1964, nė takimin e tretė kundėr tulipanėve shėnuam me anė tė Debatik Currit golin e nderit.
Takimi i djeshėm, i katėrti kundėr Holandės duhet tė pėrfundonte tė paktėn nė barazim 0-0. Por fati nuk e desh, madje as arbitri anglez Majk Rili. Gol i anuluar pėr Shqipėrinė nė pjesėn e parė dhe njė gol fatalisht i shėnuar nga Holanda nė minutėn e 91, nga sulmuesi i Realit tė Madridit, Rud Van Nistelroi.
Jashtė fushėsAtmosfera - Shqipėri, Shqipėri!. Kėto ishin thirrjet e zakonshme nė gjatė gjithė ditės sė djeshme nė Tiranė. Ethet e ndeshjes sė shumė pritur Shqipėri-Holandė, sė pari nisėn jashtė stadiumit. Kryeqyteti shqiptar u shndėrrua dje nė njė pikė referimi pėr gjithė shqiptarėt kudo nė botė, dhe pėr mė tepėr pikėtakim krenarie i tė gjithė tifozerisė kuqezi tė ardhur nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, por dhe nga Kosova e Maqedonia. Atmosfera ishte e kėndshme, emocionet tė mėdha. Shqipėri, Shqipėri!. Tė gjithė me shpresė te fitorja. Tė uruar nė tė gjitha dialektet e shqipes.
Tifozėt Tė zjarrtė. Tė zhurmshėm. Tė ngjirur. Tė nxehur nė kulm kundėr Holandės. Njė rast qė nuk pėrsėritet shpesh. Tė veshur kuqezi pėr tė sfumuar ndonjė njollė portokalli ata ishin dekori mė i bukur i Tiranės. Nė njė ditė tė ngrohtė si ajo e djeshmja. Tė gjithė nė aventurėn pėr tė qenė pjesė e ndeshjes, tė paktėn nė rrugė. Qemal Stafa, nuk mund tė pranojė mė shumė se 10 pėr qind tė atyre qė dje manifestuan nė rrugėt kryesore qė tė ēonin drejt Stadiumit Kombėtar. Shumė e kishin ėndėrruar njė biletė. Por, edhe pa tė, u mjafton tė dėgjojnė jehonėn qė vjen nga stadiumi pėr tu treguar Ultras kuq e zi deri nė pritje tė pėfundimit tė takimit. Kalimi i autobuzit tė Kombėtares pėr tė ēuar futbollistėt nė stadium i ēmendi tė gjithė. I pėrshendėtėn tė gjithė lojtarėt duke treguar njė gisht lart, si shenjė 1-sh, atė tė fitores.
Cana Fanellat me emrin e njėrit prej lojtarėve mė tė dashur tė Kombėtares, mesfushorit Lorik Cana, ishin edhe mė tė shumtat nė dyqanet e rrugės. Nuhatje ekspertėsh tė tregut dhe njohės tė filozofisė sė tifozėve. Mė jep njė Cana!, - ishte njė kėrkesat e pėrsėritura dhjetra herė. Rivaliteti me mesfushorin e Marsejės, e bėnte vetėm Bogdani, por jo Erioni nė fushėn e lojės, por fanela mė emrin Bogdani me numėr 22, edhe pse ato ishin thjesh disa imitime Umbro, tė kushedi kujt kompanie turke apo kineze. Gjithsesi ia vlente ta koleksionojė njė. Qoftė edhe pėr fat nė ndonjė ndeshje kalēetoje.
Biznez Okazion ideal. Ndeshjet e Kombėtares gjithmonė i kanė shėrbyer biznesit vendas pėr tė nxjerrė superfitime nga shitjet. Tregėtarė profesionistė kishin angazhuar shitėsa ambulantė, tė papunė apo dhe tė afėrm tė tyre pėr tė shitur shaje, bluza, borie, flamuj, kapele. Dyqanet tė tilla ishin tė pranishėm thuajse ēdo 100 metra nė bulevardin Dėshmorėt e Kombit. te sheshi Nėnė Tereza, Pallati i Kongresve, Piramida, Parku Rinia e deri te kryqėzimi i 21 Dhjetorit. Hajde kapele me ēmim tė arsyeshėm. Dhjetė kapele sa njė biletė karshie!.
...me Pacollin- Ky ishte njė nga mesazhet e bluzave tė tifozėve kosovare nga ana e pėrparme e tyre, sigurisht tė sponsorizuara nga miliarderi kosovar, Bexhet Pacolli, i cili bėri tė mundur edhe blerjen e 1000 biletave nė tribunėn D3 tė stadiumit Qemal Stafa pėr tifozėt e grupit Tifozat Kuq e Zi. Bosi i gazetės Lajmi, nuk ka humbur shumė, madje ka fituar disa herė. Rritjen e prestigjit nė Kosovė. Shqipėri-Holandė ėshtė njė rast i shkėlqyer.
Makinat Rast i madh pėr tė tejkaluar e thyer ca rregulla. Me borie nė maksimum, me njerėz mbi kapacitetin e lejuar. Qysh nė mėngjes nė bulevardin kryesor u panė autovetura dhe furgona tė mbuluar me flamuj. Me bekimin e policisė (Le tė bėjnė ētė duan, nuk duhet prishur festa) autokolona e pafundme e makinave bėri disa herė xhiro nė bulevardin kryesor tė Tiranės, duke ēuar nė ekstazė edhe mė indiferentėt ndaj futbollit. Rreth 15 autobuzė me targa maqedonase, nga Tetova e Shkupi, me targa kosovare, nga Prishtina (e Currit, Beqajt) e Gjakova (e Canės dhe Besnik Hasit) kishin pushtuar pjesėn e mitingjeve tė sheshit Skėndėrbej.
Tatuazhet Tė paimagjinueshme. Sfiduese. Imagjinata e imazhit qė ato sillnin mund tė konkurronin edhe me makiazherėt mė tė mirė tė studiove mė tė mėdha. Variacionet grafike me ngyrat kuq e zi nė fytyrat e ultrasve ishin tė jashtėzakonshme. Pjellė e fantazisė shqiptare. Njė galeri arti nė natyrė. Njė kolazh i fotove tė tyre do tė ishte i denjė pėr njė ekspozitė.
Holandezėt- Shifrat e para bėnin fjalė pėr rreth 500 tifozė holandezė. Paraditen e djeshme tė shpėrndarė nė rrugėt e kryeqytetit dukeshin tė paktė, ashtu nė grupe tė vogla. Tė veshur nė ngjyrėn e tyre tradicionale, portokalli, ata konsumuan sasi tė pafundme birre nė lokalet kryesore tė bllokut (lum pronarėt e lokaleve), ndėrsa pėrqendrimi mė i madh i tyre ishte pranė Taivanit. Qejflinj tė mėdhenj holandezėt. Tė mėsuar nė ndjekje tė Kombėtares sė tyre. As duan tia dinė se ku janė: nė Romė, Paris, Berlin, Londėr apo Tiranė. Mbeten njėlloj. Tifozė. Ēuditėrisht shumica e tifozėve tė tulipanėve ishte nė njė moshė jo fort tė re. Midis tyre edhe ultrase femra, por dhe ndonjė qė ecte me ndihmėn e njė paterice. Tė ēmendur pas futbollit.
Policia- E rreptė. Autoritare. Ndonjėherė edhe me teprime. Ashtu siē edhe kishte paralajmėruar ishte treguar e kujdesshme pėr mbarėvajtjen e ndeshjes duke krehur e survejuar jo vetėm sheshin Italia pranė stadiumit Qemal Stafa, por dhe tė gjithė rrugėt hyrėse nga Hotel Sheraton, Televizioni Shqiptar dhe Rruga e Elbasanit. Skela tė firmės Sula pėrbėnin edhe portat hyrėse tė lėvizshme, tė kontrolluara rreptė nga uniformat blu.
Brenda fushės17:30- Mbėrrijnė shikuesit e parė nė Qemal Stafa, por dhe dėgjohen brohoritjet e para Shqipėri, Shqipėri.
18:30 Kombėtaja jonė mbėrrin nė stadium. Futbollistėt dalin me kostumet zyrtare, por tifozėt nuk i njohin, pasi i kujtuan si holandėzė. Kosovari Curri pėrshendet tifozat kuqezi dhe nisėn brohoritjet. Bariē befasohet nga shikuesit. Numri mė i madh qė ai ka parė nė impiantin ndėrkombėtar tė Shqipėrisė.
18:45 Holanda zbret nė fushė. Tė githė tė veshur me tė bardha. Van Basten dhe ndihmėsit e tij me kostume.
19:00 70 pėrqind e stadiumit ėshtė e mbushur. Mbizotėron ngjyra e kuqe.
19:05- Van Basten jep intervist pėr televizionin holandez RTL 4. 60 gazetarė holandezė janė tė pranishėm nė Qemal Stafa , tė mbi 20 gazetave e televizioneve tė ndryshme.
19:20 Shoė nė Qemal Stafa. Njė grup balerinash, rreth 40 vajza tė veshura kuqezi vallėzojnė nė ritme moderne. Van Basten vėtėm buzėqesh, teksa i ka shumė pranė.
19:25 Tifozėt holandėzė sistemohėn nė tribubėn D1. Janė reth 400 tė veshur tė gjithė portokalli. Pak banderola dhe njė flamur i madh holandez.
19:45- Njė grup prej 40 djem e vajzash tė veshura me ngjyra rė ta bardha mbajnė njė pishtar pėr nder tė Nėnė Terezės duke vrapuar nė pistėn e stadiumit. Komentatori Veli Rada reciton njė poezi tė shrkuar nga Nėnė Tereza.
20:05- Futbollistėt dalin nė nxehje. Kuqezinjtė brohoriten, ndėrsa portokallinjė fishkėllehen. Ovacione tė mėdha.
20:28 Besnik Hasi, futbollisti kosovar qė dje i dha lamtumirė Kombėtares hyn nė fushė. Brohoritet nga tė gjithė. Takohet me Dukėn.
20:35 Tribuna VIP popullohet. Presidenti Topi, kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku, ministri Pango, e tė tjerė.
20:38- Zhvillohet ceremonia pėr Besnik Hasin. Presidenti Duka i jep medaljen e mirėnjohjes, dhe njė ēmim tė tillė kosovari qė luajti pėr 7 vjet me Kombėtaren shqiptare merr edhe ne Qeveriae Kosovės.
20:42- Ezekutohen himnet kombėtare tė dy ekipeve. Stadiumi ėshtė plotėsisht i mbushur.
20:45 Nis ndeshja.
https://www.youtube.com/watch?v=gA5Lj8NaIsY