Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


2 posters

    JAVA 20 / Besa - SHKUMBINI

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 20 / Besa - SHKUMBINI Empty JAVA 20 / Besa - SHKUMBINI

    Mesazh nga polskaALB Fri Feb 15 2008, 08:26

    GJYQTARET : E.Dobi, E.Bodeci-E.Pjetrushi
    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    JAVA 20 / Besa - SHKUMBINI Empty besa- shkumbini 1-0

    Mesazh nga stilltoni Mon Feb 18 2008, 12:50

    Shėnon Xhihani, Besa
    rikthehet te fitorja
    Llani u mohon gola tė tjerė miqve, tė parrezikshėm nė sulm

    Besa i ėshtė rikthyer fi
    tores, e cila i kishte
    munguar prej disa
    ndeshjesh nė kampionat e
    kupė, duke mundur 1-0 Shkumbinin,
    falė golit tė Parid
    Xhihanit. Tė vendosur pėr tė
    marrė tri pikėt, kavajasit zhvilluan
    njė lojė sulmuese gjatė
    gjithė takimit, ndėrkohė qė nė
    mbrojtje kishin dy mungesa tė
    rėndėsishme, Leci e Nana.
    Mungesa e dyshes nuk ėshtė
    ndjerė, pasi Ramadani e Lila
    neutralizuan pothuajse krejtėsisht
    sulmin peqinas. Verdhezinjtė
    e gjetėn shpejt
    epėrsinė, kur Xhihani shėnoi
    qė nė minutėn e 13-tė. Pas pasimit
    tė dhėnė nga Fortunat,
    Xhihani e kontrolloi qetėsisht
    topin brenda zonės dhe e dėrgoi
    nė trekėndėshin e portės
    me njė gjuajtje tė fortė. Goli i
    dha krahė Besės, e cila u
    shfaq si skuadra mė e mirė e
    takimit dhe krijoi mjaft raste
    tė tjera shėnimi. Forcės sė kavajasve
    nė sulm iu pėrgjigj mė
    sė miri portieri peqinas, Ervin
    Llani, i cili shpėtoi disa
    herė portėn e tij nga gola tė
    sigurt. Nga ana e tyre, peqinasit
    reaguan, duke kėrkuar
    golin e barazimit, por pėrpjekjet
    e tyre ishin kryesisht me
    gjuajtje nga distanca, ku
    spikati Ilir Qorri me disa tentativa,
    pa pasur sukses. Pėr
    shumė minuta Shkumbini arriti
    tė krijonte epėrsi territoriale,
    megjithatė pa gjuajtur asnjėherė
    rrezikshėm nė portėn
    kavajase. Besa u tregua e
    qartė nė mbulimin e kundėrshtarit
    dhe rrezikoi me
    kundėrsulme, njė tablo qė u
    vu nė pjesėn mė tė madhe tė
    45 minutave tė para. Nė
    pjesėn e dytė, miqtė morėn
    pothuajse krejtėsisht kontrollin
    e lojės, duke e detyruar
    Besėn tė tėrhiqej. Megjithatė,
    lojtarėt e Maganit vuajtėn
    shumė nė fazėn konkluduese,
    pavarėsisht rritjes sė ritimit. U
    pa qartė qė mungesa e Gentina
    Stojkut ndikoi nė lojėn e
    Shkumbinit. Me fitoren e
    djeshme, Besa ndėrroi vendet
    me Shkumbinin nė renditje,
    duke e lėnė skuadrėn peqinase
    me tri pikė mė pak, por
    mbetet shumė larg nga kreu.
    11 pikėt e diferencės me Dinamon
    duken njė hendek i
    madh pėr t’u kapėrceyr nė javėt
    e mbetura, edhe pse kavajasit
    vazhdojnė ta konsiderojnė
    veten si skuadėr qė pretendon
    pėr titullin kampion.

    GOLAT
    Xhihani 13’
    FORMACIONET
    BESA
    Dura, Ramadani,Lila, Belisha, Krasniqi, Alikaj, Progri, Shaqiri (Veliaj 63’),
    Xhihani, Mancaku, Fortunat.
    Trajner: S.Strarova
    SHKUMBINI
    Llani, Dabulla, Ndoni, Shenaj, Pasha, Bizhyti, Qorri, Xhyra, Kuēi (Gjata
    52’), Dervishi (Mustafaj 46’), Nora.
    Trajner: G.Magani
    NDESHJA
    GJYQTARET
    E.Dobi (Durrės), E.Pjetrushi (Lezhė), E.Bodeci(Elbasan)
    KARTONĖ TĖ VERDHĖ
    Dervishi, Mustafaj, Shaqiri
    5’ Shaqiri ekzeton nė mėnyrė mjeshtėrorė njė goditje
    dėnimi, por gjuajtja e fuqishme pėrfundon vetėm pak
    centimetra mbi tra.
    13’ Fortunat jep njė top tė bukur pėr Xhihanin
    brenda zonės, ky i fundit arrin ta kontrollojė dhe
    godet, duke e dėrguar topin nė trekėndėshin e portierit
    Llani. Besa kryeson 1-0.
    17’ Qorri ekzekuton njė goditje dėnimi, Dura shpėton
    me vėshtirėsi portėn.
    28’ Qorri sėrish tenton me anė tė njė goditjeje predhė
    nga jashtė zonės, por nuk arrin tė shėnjestrojė mirė.
    31’ Fortunat, brenda zonės, jep njė asist pėr Xhihanin
    nė tė majtė, ky i fundit del i vetėm me portierin Llani
    dhe godet fuqishėm, por portieri peqinas grushton
    topin, duke shmangur njė gol tė sigurt.
    44’ Kombinim i bukur brenda zonės Xhihani-Shaqiri-
    Progri, ky i fundit nuk arrin tė godasė portėn pasi
    ėshtė Ndoni ai qė ndėrhyn me sparkatė dhe largon
    topin pėr nė goditje nga kėndi.
    65’ Progri shmang dy peqinas, godet fuqishėm nė
    hyrje tė zonės, dhe topi pėrfundon ngjitur me shtyllėn.
    68’ Kundėrsulm i shpejtė i Besės. Fortunat shėrben
    pėr Alikajn nė qendėr, goditje e menjėhershme rrafsh
    me tokėn, por Llani grushton mirė.
    83’ Pėrsėri Alikaj gjuan, topi del jashtė, pak centimtra
    mbi tra.
    89’ Veliaj dhuron spektakėl nė fushė, gjuan fuqishėm
    nga rreth 25 metra. Edhe njė herė Llani tregon vlerat
    e tij, duke grushtuar topin nė goditje nga kėndi.

    ĒELIK KOLGEGA
    panoramasport

      Ora ėshtė Sun May 12 2024, 02:54