Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Dėshira e Ismailit: Mė sillni Kupėn!

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Dėshira e Ismailit: Mė sillni Kupėn! Empty Dėshira e Ismailit: Mė sillni Kupėn!

    Mesazh nga stilltoni Thu Mar 19 2009, 16:15

    Shkumbini/Skuadra peqinase ka marrė pėrgėzimet e presidentit
    Shkumbini vazhdon i qetė pėrgatitjet nė kuadėr tė
    pėrballjes sė ditės sė shtunė, kur bardhekaltėrit
    do tė luajnė pėrballė Partizanit tė Duros. Djemtė e
    Maganit vijnė nė kėtė sfidė pas njė serie mjaft
    pozitive, si nė Kupė, ashtu edhe nė kampionat.
    Ata u kualifikuan pėr nė gjysmėfinalen e kompeticionit
    tė dytė kombėtar, duke eliminuar Besėn e
    Kavajės, ndėrsa nė fundjavė morėn njė barazim
    tė merituar nė derbin ndaj Elbasanit. Nė sfidėn e
    para njė jave, qė u zhvillua nė Kavajė, presidenti i
    Shkumbinit Xhavit Ismaili nuk ishte i pranishėm pėr
    arsye se kishte udhėtuar pėr tė ndjekur takimet e
    Ligės sė Kampionėve, prandaj ai ka shfrytėzuar
    ditėn e martė qė tė pėrgėzonte futbollistėt e
    skuadrės, pėr tė cilėt ka shpenzuar jo pak gjatė
    kėtij sezoni. Njėshi i klubit peqinas ka falėnderuar
    ekipin dhe drejtuesit e Shkumbinit pėr arritjen e
    gjysmėfinaleve tė Kupės, duke shtuar se do tė
    dėshironte qė ta shihte skuadrėn e tij deri nė finale
    tė kompeticionit. “Kemi arritur me meritė qė
    tė gjendemi nė kėto pozita tė favorshme pėr tė
    shpresuar edhe pėr mė tej. Prandaj po ju kėrkoj
    qė tė sillni trofeun e Kupės nė Peqin”, ėshtė shprehur
    presidenti Ismaili kundrejt futbollistėve, duke i
    premtuar se mbėshtetja nuk do t’u mungojė asnjėherė.
    Padyshim, nė rast tė marrjes sė trofeut,
    pėr ta do tė ketė diēka ekstra nė aspektin financiar.
    Presidenti Ismaili, gjithashtu ka pėrgėzuar
    lojtarėt edhe pėr pikėn e marrė ndaj Elbasanit nė
    derbi, sfidė qė e ka ndjekur vetė nė “Ruzhdi Bizhuta”,
    bashkė me deputetin Sula, i cili ėshtė edhe
    sponsor i kėsaj skuadre. Pas takimit me presidentin,
    skuadra ka vijuar normalisht stėrvitjen nė
    kompleksin sportiv “Te pishat”. Fatmir Ahmeti
    Panoramasport

      Ora ėshtė Sat Apr 27 2024, 02:13