Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Llani ėshtė nė delir: Po jetojmė ėndrrėn Evropiane

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Llani ėshtė nė delir: Po jetojmė ėndrrėn Evropiane Empty Llani ėshtė nė delir: Po jetojmė ėndrrėn Evropiane

    Mesazh nga stilltoni Sat Mar 14 2009, 00:22

    Pas kualifikimit tė Shkumbinit
    pėr nė gjysmėfinalen e
    Kupės sė Shqipėrisė, nė Peqin
    festa ka zgjatur shumė. Tashmė,
    objektivi i ėshtė mė pranė,
    ndėrkohė qė njė nga protagonistėt
    e fitores me Besėn,
    kapiteni i Shkumbinit, portieri
    Ervin Llani, ka treguar pėr
    “Panorama Sport” emocionet
    e pėrjetuara nė Kavajė.
    Mjaft i lumtur e buzagaz pėr
    kėtė sukses, Llani pa dyshim
    ka qenė mjaft i rėndėsishėm
    pėr ekipin, falė pritjeve qė
    bėri, duke e ruajtur portėn tė
    paprekur. Modest nė prononcimin
    e tij, tiranasi i Shkumbinit,
    ndėr tė tjera thotė
    se kualifikimi ishte plotėsisht
    i merituar. “Pas
    ndeshjes sė parė, ku barazuam
    1-1, ishte e qartė qė ne
    duhet tė shėnonim tė paktėn
    njė gol nė Kavajė, pėr tė
    shpresuar kualifikimin.
    Gjithashtu, duhet tė ishim tė
    kujdesshėm nė mbrojtje, pėr
    tė mos pėsuar gol. Nė kėtė
    aspekt njė meritė tė madhe,
    normalisht, ka edhe reparti i
    mbrojtjes, qė personalisht ma
    bėri paksa mė tė lehtė detyrėn.
    Nė disa raste vėrtet e kam
    menduar ndėshkimin, por
    thjesht kam bėrė detyrėn me
    ndėrhyrjet e mija, qė shpesh
    quhen si mrekulli tė portierėve”,
    ėshtė shprehur portieri
    i Shkumbinit. Mė tej, 25-
    vjeēari falėnderon shokėt,
    duke ia dedikuar kėtė sukses
    kolektivitetit qė ka ekipi peqinas.
    Ai nėnvizon pastaj investimet
    qė janė bėrė kėtė sezon,
    pėr tė cilat ėshtė pėrligjur
    edhe ky prezantim i deritanishėm.
    “Mendoj se nė kėtė sezon
    jemi mė pranė realizimit
    tė ėndrrės evropiane, e sidomos
    tani kur mund tė
    shpresojmė nė tė dyja frontet,
    kampionat e kupė. Pėr kėtė,
    meritė kanė tė gjithė, duke filluar
    nga drejtuesit e klubit,
    puna e palodhur e trajnerėve
    dhe pėr ta mbyllur te loja kolektive
    qė ka bėrė skuadra. Me
    kėtė rast, si kapiten i ekipit,
    dua t’i falėnderoj drejtuesit
    dhe shokėt, qė nė ēdo ndeshje
    kanė dhėnė maksimumin”,
    pėrfundoi Llani.
    Derbi nė prag - Natyrisht,
    qė festa e kualifikimit tashmė
    ka kaluar dhe Shkumbinit do
    t’i duhet tė mendojė pėr njė
    tjetėr sfidė tė rėndėsishme, siē
    ėshtė ajo derbi kundėr Elbasanit,
    qė do tė luhet tė dielėn
    nė “Ruzhdi Bizhuta”. Dje
    skuadra i ėshtė kthyer stėrvitjes,
    e cila ka qenė mė e lehtė
    se ditėt e tjera. Trajner Gugash
    Magani, qė po drejton me
    shumė sukses Shkumbinin,
    nuk ka dashur t’i lėrė asnjė
    ditė pushim lojtarėt. Kjo tregon
    rėndėsinė qė ai i ka dhėnė
    derbit me Elbasanin dhe kampionatit
    nė tėrėsi, ku ekipi
    bardhekaltėr ėshtė ende nė
    lojė pėr vendin e tretė, qė tė ēon
    nė Kupėn UEFA. Nė pėrballjen
    e sė dielės, ekipi pritet tė
    jetė i plotė. Fatmir Ahmeti
    “Kemi ekip luftėtarėsh”
    Ka munguar nė ndeshjen me Besėn, bashkė me Roland Dervishin dhe Erion Rizvanollin, por
    kurrsesi nė festėn e improvizuar nė njė nga lokalet e qytetit tė Peqinit. Sulmuesi gjirokastrit, Arlind
    Nora, i entuziazmuar nga kualifikimi i Shkumbinit, ka lėshuar njė batutė pėr shokėt. “Kemi njė ekip
    luftėtarėsh, ku tė gjithė luajnė si ‘ujqėr’. Kush e mendonte Shkumbinin tė skualifikuar, mori njė sinjal
    tė qartė”, ka thėnė Nora pėr “Panorama Sport”, qė mes emocionesh e ka dėgjuar nė radio ndeshjen
    e luajtur nė Kavajė. Ndėrkohė, tifozėria peqinase e ka pritur skuadrėn nė sheshin e qytetit, mes
    brohoritjeve pėr kėtė sukses. I vetmi qė ka munguar nė festėn peqinase ka qenė presidenti i
    Shkumbinit, Xhavit Ismaili, i cili ndoqi nė “Old Traford” sfidėn Manēester Junaitid – Inter. F.Ahmeti
    PANORAMA SPORT

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 18:46