Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani i kėnaqur edhe nga stoli peqinas

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Magani i kėnaqur edhe nga stoli peqinas

    Mesazh nga stilltoni prej Thu Mar 05 2009, 12:44

    Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, ėshtė pranė realizimit tė objektivit, daljen nė Europė

    Shkumbini ka ditur t’i bėjė mbylljen e duhur fazės sė dytė, duke regjistruar tė dielėn e kaluar fitoren e tretė radhazi dhe tė 4 ėn nė 5 ndeshjet e 2009 s pėrballė Flamurtarit nė Peqin.

    Ishte njė fitore e merituar pėrballė vlonjatėve, por aspak e lehtė pėrballė njė Flamurtari qė arriti ta mbyllė pjesėn e parė me avantazhin e golit tė shėnuar nga Galica. Ishte meritė e Shkumbinit qė nuk u dekurajua, por arriti tė pėrmbysė gjithēka nė pjesėn e dytė me lojė e me gola. Ishte njė pjesė e parė pėr Shkumbinin qė nisi dhe pėrfundoi keq, duke i zhgėnjyer sportdashėsit peqinas dhe kur miqtė nga Vlora ditėn ta shfrytėzojnė, duke e ndėshkuar nė minutat e fundit tė pjesės sė parė.

    Pushimi u bėri mirė vendėsve dhe Magani pati mundėsi tė bėnte ndryshimet e duhura nė formacion e tė udhėzonte tė besuarit e tij tė dilnin nė lojėn e tyre, duke ruajtur qetėsinė. Shkumbini del nga pėrgjumja e pjesės sė parė, pėr t’u kthyer nė lojėn e vet karakteristike, duke luajtur me dėshirė e me grintė. “Pas njė loje pėr t’u harruar nė pjesėn e parė, nė pushim u kėrkova futbollistėve qė tė ruanin qetėsinė, sepse vetėm nė kėtė mėnyrė do tė vinte goli. Nė pjesėn e dytė ekipi tregoi atė qė ėshtė karakteristike pėr Shkumbinin dhe jam i kėnaqur qė nė kėtė lojė arritėm ta pėrmbysim rezultatin nė favorin tonė”, deklaron trajneri Magani, i cili ka meritėn kryesore nė rezultatet e Shkumbinit.

    Ai pranon se pėrballė Flamurtarit ishte i detyruar tė luante me 4 mungesa tė rėndėsishme pėr shkak kartonėsh, por pa harruar tė evidentojė edhe faktin qė, zėvendėsuesit nė formacion ditėn t’i kryejnė po aq mirė detyrat. “Nė ndeshjen me Flamurtarin ishim tė detyruar tė luanim me disa mungesa pėr shkak tė plotėsimit tė numrit tė kartonėve dhe kėto mungesa ndikuan jo pak nė lojėn e Shkumbinit, sidomos nė pjesėn e parė, por tė mos harrojmė qė lojtarėt zėvendėsues treguan se nuk janė aspak mė poshtė pėr nga niveli me titullarėt”, saktėson trajneri Magani, i kėnaqur me faktin qė Shkumbini ka njė stol mjaft tė mirė e tė pėrgatitur. Tė gjithėve u bėri pėrshtypje loja e mesfushorit maqedonas Delioski, tepėr i qetė dhe i saktė nė veprimet me topin, duke i dhėnė frymėmarrje lojės sė Shkumbinit.

    Ai ka meritėn jo vetėm pėr golin e shėnuar (i dyti qė shėnon pėr Shkumbinin), por edhe pėr inkursionet nga krahu i djathtė e pėr krosimet nė zonė, duke qenė shqetėsimi i pėrhershėm pėr mbrojtjen e Flamurtarit. Njė paraqitje mjaft tė mirė bėri edhe 21-vjeēari peqinas, Arvist Gjata, duke qenė nė vazhdimėsi tė formės qė tregoi nė ndeshjen e Apolonisė njė javė mė parė. Trajneri Magani nuk lė pa pėrmendur edhe prezantimin e mbrojtėsit Daniel Ramazani, qė erdhi duke e rritur nivelin e lojės sė vet, pėr tė qenė nė pjesėn e dytė pengesė e pakalueshme pėr sulmuesit kundėrshtarė.
    Ali Hallulli
    Sporti Shqiptar

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:14