Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ervin Llani, 400 minuta pa pėsuar gol

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Ervin Llani, 400 minuta pa pėsuar gol Empty Ervin Llani, 400 minuta pa pėsuar gol

    Mesazh nga stilltoni Fri Nov 21 2008, 17:30

    Ervin Llani, 400 minuta pa pėsuar gol LlaniNuk ėshtė ndonjė shifėr rekord, por kjo tregon se Shkumbini po ecėn nė rrugėn e duhur

    Qė nga 18 tetori, kur Shkumbini barazonte nė “Loro Boriēi”, 2 2 me Vllazninė vendėse, kanė kaluar shumė javė, por portieri Ervin Llani ka ditur t’i vėrė “kyēin” portės. Kėtė e bėri realitet nė ndeshjen e fundit me Flamurtarin nė Vlorė nė vazhdimėsi tė takimeve tė tjera, si me Tiranėn, Partizanin dhe Apoloninė.

    Pra, janė rreth 400 minuta pa pėsuar gol, duke qenė nė portė 25 vjeēari tiranas, ish-titullari i ekipit Shpresa. Nė sezonin e kaluar, Llani nė ruajtje tė portės sė Shkumbinit, u cilėsua njė nga portierėt mė nė fortė tė kampionatit, duke rėnė nė sy tė specialistėve dhe tė trajnerit Han. Llani ėshtė nga tė rrallėt futbollistė qė i luan tė plota tė gjitha ndeshjet e kampionatit dhe pėr fazėn e parė ai i ka luajtur tė 11 ndeshjet si titullar, pa u zėvendėsuar.

    Nėpėrmjet stėrvitjes qė bėn ēdo ditė me trajnerin Ballhysa, por edhe individualisht, ai shėrben si njė shembull pėr tė tjerėt nė ekip. “Kam gjetur veten te Shkumbini, ku aktivizohem prej 4 sezonesh dhe qė duhet pranuar se bėhet njė punė e mirė. Mund ta quaj njė privilegj qė stėrvitem ēdo ditė nga njė trajner pasionant si Arnit Ballhysa, i cili mė parė ka punuar me emra tė njohur tė portės shqiptare, si Kotorri, Dine, Billa, Osmani etj.

    Nėse nuk kam pėsuar gol pėr rreth 400 minuta dhe nė 4 ndeshje radhazi, nuk ėshtė merita ime, por e gjithė ekipit,” - shprehet Llani, i cili ka arritur tė marrė edhe shiritin e kapitenit, duke ditur ta justifikojė plotėsisht. Pėrpara takimit me Flamurtarin, ai arriti ta mbajė fjalėn pėr tė mos lejuar gol nė atė takim pėrballė vlonjatėve. Pika e marrė nė barazimin pa gola e gėzoi, duke e konsideruar rezultat pozitiv dhe nė vazhdimėsi tė paraqitjeve tė mira pėr fazėn e parė.

    “I bėmė njė mbyllje tė mirė fazės sė parė, duke realizuar objektivin e vėnė nė Vlorė, pėr tė mos u larguar pa pikė nga fusha. Nga ana tjetėr, nė njėfarė mėnyre, mbajta premtimin, duke e ruajtur edhe nė kėtė ndeshje pa gol. Ishte njė pikė qė e merituam dhe qė na mban moralisht si duhet, duke qenė nė vendin e tretė pas Vllaznisė,” - shton portieri i Shkumbinit.

    Llani kėrkon qė tė ruhet ritmi edhe pėr fazėn e dytė, duke filluar nga ndeshja e parė me ekipin e Bylisit tė dielėn e ardhshme. Ai di ta vlerėsojė kundėrshtarin e radhės, i cili javėn e fundit arriti tė fitojė ndaj Dinamos kampione, duke kėrkuar qė ekipi i tij tė tregojė vlerat e veta mė tė mira.

    “Kemi ditė qė po pėrgatitemi pėr ndeshjen me Bylisin, i cili sigurisht nuk ėshtė mė ai i fazės sė parė. Javėn e kaluar ky ekip diti tė dalė fitues pėrballė Dinamos dhe kjo nuk ėshtė pak. Ne do tė kėrkojmė rezultatin pozitiv tė dielėn dhe nė fakt ky mė intereson mė shumė,” - pėrfundon portieri i Shkumbinit, Ervin Llani.



    Autori: Ali Hallulli
    Data: 21/11/2008

    Sporti shqiptar

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 22:31