Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani: Shkumbini tė finalizojė mė mirė

    avatar
    kliti


    Male Numri i postimeve : 73
    Age : 34
    Registration date : 15/10/2007

    Magani: Shkumbini tė finalizojė mė mirė Empty Magani: Shkumbini tė finalizojė mė mirė

    Mesazh nga kliti Tue Oct 14 2008, 18:01

    Trajneri Gugash Magani kėrkon tė shfrytėzohen mirė rastet, sepse gabohet shumė
    Shkumbini e ka mbyllur javėn e parė stėrvitore tė shtunėn, duke zhvilluar njė takim miqėsor me ekipin modest tė Gramshit, qė luan nė kategorinė e dytė. Drejtuesit peqinas zgjodhėn njė kundėrshtar tė kėtij niveli, pėr tė pasur mundėsi mė shumė nė konkretizimin e synimeve tė vėna pas njė jave me ngarkesė nė planin fizik e atė psikologjik, ngaqė ai vinte pas humbjes nė fushėn e vet me Lushnjėn. Rezultati i kėtij takimi miqėsor doli nė plan tė dytė, siē ndodh rėndom nė tė tilla ndeshje, por duhet pėrmendur se u fitua nga Shkumbini me dy golat e tė riut Mustafaj, tė shėnuar nga njė pėr secilėn pjesė lojė. Ka qenė njė miqėsore qė ėshtė mirėpritur nga futbollistėt, duke e shfrytėzuar si duhet javėn para ndeshjes pėr shkak tė ndėrprerjes sė kampionatit. Edhe pse ėshtė luajtur pėrballė njė ekipi inferior, interesimi pėr kėtė takim ka qenė i madh dhe qė ėshtė vlerėsuar si duhet nga ana e Shkumbinit. Nuk munguan nė kėtė takim pėr ta ndjekur nga afėr drejtuesit mė tė lartė tė ekipit, presidenti Ismaili dhe kryebashkiaku Rrushi. Nė kėtė miqėsore Magani kėrkon tė bėjė njė konkluzion tė punės njėjavore, pėr tė parė edhe reflektimin pas humbjes me Lushnjėn nė kampionat. Siē merret vesh, trajneri Magani nė pėrgjithėsi ka mbetur i kėnaqur nga loja e ekipit e nga zbatimi i detyrave tė dhėna, por pa e fshehur pakėnaqėsinė pėr futbollistė tė veēantė qė nė disa raste, ndonėse pa qėllim, bėhen shkaktarė tė mos finalizimit tė duhur, duke u shpėrdoruar raste pėrpara portės. Gjithsesi, vlerėsimi pėr kėtė miqėsore ka qenė pozitiv dhe i ka shėrbyer jo pak trajnerit Magani. Pjesa e parė ka qenė mė e bukur e mė me rivalitet, pasi u aktivizuan futbollistėt mė tė mirė nga tė dy ekipet dhe trajneri Magani mendoi njė skuadėr tė ishte sa mė afėr asaj qė do tė paraqitet nė Shkodėr pėrballė Vllaznisė nė ndeshjen e radhės, ku Shkumbinit do t’i mungojnė pėr shkak kartonėsh Turdiu e Nora. Nė pjesėn e dytė Magani ka shfrytėzuar mundėsinė pėr tė dhėnė hapėsirė edhe futbollistėve tė tjerė qė ka nė dispozicion dhe sidomos futbollistėve tė rinj, si Shazivari, Lluca, Balliu apo Kateshi, qė u pėrpoqėn ta justifikojnė me lojėn qė zhvilluan nė minutat e aktivizuara. Nė fund tė takimit pati vend pėr t’u aktivizuar edhe futbollistėt e skualifikuar Nora e Turdiu, tė cilėt nuk do tė jenė pjesė e ekipit nė ndeshjen me Vllazninė. E diela ka qenė pushim, pėr t’u rikthyer dje pasdite nė seancėn e parė nė pėrgatitje tė ndeshjes me Vllazninė nė Shkodėr.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Sat Apr 27 2024, 07:57