Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ismaili: Shkumbini mė bindi nė premierė

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Ismaili: Shkumbini mė bindi nė premierė Empty Ismaili: Shkumbini mė bindi nė premierė

    Mesazh nga polskaALB Wed Aug 27 2008, 11:53

    Ismaili: Shkumbini mė bindi nė premierė

    Ismaili: Shkumbini mė bindi nė premierė Ismailiahallulli

    Presidenti i klubit peqinas, Xhavit Ismaili, ėshtė i kėnaqur nga ndeshja e parė
    I ėshtė gėzuar edhe ai si tė gjithė tė tjerėt fitores sė parė tė Shkumbinit. Presidenti i kėtij ekipi, Xhavit Ismaili, ka mbetur i kėnaqur nga ndeshja e parė, duke shijuar kėshtu golat e shėnuar nga futbollistėt e tij. Ismaili trgon edhe synimet qė ka ekipi, duke synuar njė vend nderi. Ndėrkohė, numri njė i klubit peqinas flet edhe pėr transfertėn e radhės nė Tiranė me Dinamon kampione, ku sipas tij ka ardhur momenti tė merret rezultati edhe me kėto ekipe.
    - Shkumbini e ka filluar me mėnyrėn mė tė mirė, me fitore e me rezultat tė thellė. Sa i kėnaqur ėshtė presidenti?
    Eshtė njė fillim i mbarė e kjo mė kėnaq jashtė mase, ashtu siē ka kėnaqur edhe sportdashėsit dhe drejtuesit e tjerė. Fitorja ėshtė tregues i punės sė bėrė, i djersės dhe mundit nė stėrvitje gjatė fazės pėrgatitore. Futbollistėt, sidomos nė pjesėn e dytė, ditėn t’i tregojnė mė mirė vlerat e veta, duke e pėrmirėsuar lojėn pėr tė qenė edhe rezultativė.
    Ekipi sikur u fut me vonesė nė lojėn e vet. Mendoni kėshtu?
    Kjo ėshtė e vėrtetė dhe unė mendoj se ishte ndeshja e parė dhe futbollistėt patėn jo pak emocione, ngaqė luanin pėrpara sportdashėsve tė vet. Ekipi, edhe pėr meritė tė kundėrshtarit, e pati pak tė vėshtirė tė koordinonte veprimet, megjithatė edhe nė pjesėn e parė diti ta kontrollojė siē duhet lojėn, duke mos i dhėnė mundėsi kundėrshtarit qė tė rrezikojė. Si ndeshja e parė qė ishte, mendoj qė ekipi funksionoi mirė dhe kjo u pa edhe kur mbeti me 10 lojtarė.
    Zėvendėsimet e bėra nga Magani nė fund tė pjesės sė parė dhe nė tė dytėn, rezultuan tė suksesshme. Mendoni se Shkumbini do tė ketė njė stol mė tė fortė?
    Kjo ėshtė e vėrtetė dhe jemi pėrpjekur tė mos kemi 11 futbollistė, por 22 lojtarė tė gatshėm, qė tė mos kemi diferenca tė mėdha, pėr tė qenė tė gjithė pjesė pėrbėrėse e ekipit. I takon trajnerit dhe ėshtė ai qė vendos se kush do tė futet nė fushė qė nė fillim e kush do tė qėndrojė nė stol. Futbollistėt zėvendėsues i kryen mirė detyrat dhe e justifikuan nė fushė, por edhe ata qė u zėvendėsuan u pėrpoqėn t’i kryejnė detyrat, por ndoshta tė dielėn nuk ishin nė ditėn e tyre mė tė mirė.
    Synimet e ekipit pėr kėtė sezon cilat janė?
    Jemi tė kėnaqur me punėn e bėrė deri tani gjatė fazės pėrgatitore dhe njė tregues i kėsaj ishte edhe ndeshja e parė qė e fituam me meritė. Synimi ynė ėshtė pėr tė zėnė njė vend nderi. Kjo do tė thotė se ne synojmė mbi objektivat e sezonit tė kaluar. Sigurisht, kjo nuk do tė jetė e lehtė, por ne do tė pėrpiqemi pėr ta realizuar me grupin e futbollistėve qė kemi, me stafin e me trajnerin Magani. Gara ėshtė e fortė e secili synon mė tė mirėn, por ne kėtė synim kemi, pa pasur dėshirė te merremi me deklarata. Shumė ekipe synojnė e deklarojnė se do tė jemi kampionė, por njėri do tė jetė fituesi. Ne nuk pretendojmė pėr kampionė, por kemi objektivat tona dhe do tė pėrpiqemi ta realizojmė.
    Java e dytė ju vė pėrballė Dinamos, duke qenė kryesues tė tabelės sė renditjes. Si e mendoni pėrballjen?
    Eshtė ndeshje e fortė dhe kjo nuk ka nevojė pėr shumė komente. Shkumbini vazhdimisht ėshtė paraqitur mirė nė kryeqytet, por i ka munguar rezultati. Themi qė nė kėtė vit tė mos dalim pa pikė, edhe pse gjejmė njė kundėrshtar qė e ka filluar jo ashtu siē duhet kampionatin. E rėndėsishmja ėshtė qė ekipi tė zhvillojė lojėn e vet nė Tiranė.

    Nga SportiShqiptar

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 10:43