Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Polonia konfirmon miqėsoren me Shqipėrinė mė 27 maj

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Polonia konfirmon miqėsoren me Shqipėrinė mė 27 maj Empty Polonia konfirmon miqėsoren me Shqipėrinė mė 27 maj

    Mesazh nga polskaALB Mon Mar 03 2008, 13:57

    Polonia konfirmon miqėsoren me Shqipėrinė mė 27 maj

    Trajneri Leo Benhaker ka pranuar kuqezinjtė si kundėrshtarė testues


    Polonia konfirmon miqėsoren me Shqipėrinė, mė 27 maj. Skuadra e drejtuar nga Leo Benhaker ėshtė kualifikuar pėr nė fazėn finale tė Euro 2008, qė do tė zhvillohet nė Austri dhe Zvicėr dhe do tė luajnė pėrballė kombėtares kuqezi gjatė pėrgatitjeve qė do tė bėjnė nė Gjermani. Lajmi ėshtė konfirmuar nga presidenti i Federatės Polake tė Futbollit, Mihal Listkievicz, i cili ka shpjeguar se Shqipėria nuk ka qenė zgjedhje e parė, por ajo do tė shėrbejė pėr tė zėvendėsuar Bullgarinė. "Fillimisht kishim planifikuar qė tė luanim me Bullgarinė, por ata i ndryshuan planet e tyre", pohoi Listkievicz rreth ndeshjes qė do tė luhet nė Shtutgart. "Nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr kampionatin Evropian, na kishte ardhur njė kėrkesė nga Federata Shqiptare e Futbollit pėr tė organizuar njė ndeshje miqėsore. Pasi e shqyrtoi skuadrėn e kėtij vendi, trajneri Leo Benhaker e pranoi kombėtaren shqiptare si kundėrshtare tė re, duke plotėsuar planin pėrgatitor". Vetėm njė ditė pėrpara ndeshjes me kuqezinjtė e drejtuar nga Ari Han, Polonia do tė zhvillojė njė miqėsore tjetėr, ku do tė luajnė me Maqedoninė. Gjatė gjithė historisė nė arenėn ndėrkombėtare, Shqipėria dhe Polonia janė ndeshur dhjetė herė ndėrmjet tyre: 4 ndeshje miqėsore, 2 nė eliminatoret e Kampionatit Evropian dhe 4 sfida nė eliminatoret e Kupės sė Botės. Kuqezinjtė kanė fituar vetėm njė herė (nė miqėsoren e luajtur mė 29 nėntor 1953, nė Tiranė, me rezultatin 2-0). Tri herė pėrballjet kanė pėrfunduar nė barazim (0-0 nė miqėsoren e zhvilluar nė Tiranė nė vitin 1950, 1-1 pėrsėri nė Tiranė, nė sfidėn e vitit 1971 tė vlefshme pėr eliminatoret e Kampionatit Evropian dhe 2-2 nė vitin 1984, nė takimin e vlefshėm pėr eliminatoret e Kupės sė Botės qė ėshtė zhvilluar nė Mielek). Pėrballja e fundit ėshtė luajtur mė 29 maj 2005, nė qytetin polak Szczecin, ku vendasit kanė fituar 1-0. Duke pėrfituar nga pėrgatitjet pėr Euro 2008, mė 28 maj (vetėm 24 orė pas ndeshjes me Poloninė), pėrfaqėsuesja shqiptare mund tė zhvillojė njė tjetėr miqėsore nė Shtutgart, ku kundėrshtari i skuadrės sė Ari Han mund tė jetė Turqia. Miqėsoret e kuqezinjve nisim mė datėn 21 mars, ku skuadra (jo zyrtare) do tė udhėtojė drejt Arabisė Saudite, pėr t‘u pėrballur me pėrfaqėsuesen e kėtij vendi. Pesė ditė mė pas, mė 26 mars (datė zyrtare) kombėtarja do tė ndeshet me Moldavinė nė Tiraspol, ndėrsa mė 20 gusht ėshtė parashikuar njė miqėsore me Kroacinė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 13:18