Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


2 posters

    Nora: bera mire qe zgjodha Peqinin

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Nora: bera mire qe zgjodha Peqinin Empty Nora: bera mire qe zgjodha Peqinin

    Mesazh nga stilltoni Fri Jan 18 2008, 11:42

    Ali Hallulli 17.1.2008
    Sulmuesi gjirokastrit Arlind Nora po pėrshtatet dita-ditės me ekipin e ri peqinas
    Gjirokastriti Arlind Nora ėshtė pėrforcimi i parė dhe mė i rėndėsishmi pėr Shkumbinin nė kėtė periudhė. Ish-sulmuesi i Vllaznisė pėr pjesėn e parė tė kampionatit ka ditė qė i ėshtė bashkuar pėrfundimisht Shkumbinit dhe ka udhėtuar me ekipin pėr nė Ulqin pėr zhvillimin e fazės pėrgatitore. Me ardhjen e Norės, reparti i sulmit nė ekipin bardhekaltėr fuqizohet edhe mė shumė pas Stojkut, Dervishit, Dalipit dhe tė riut me perspektivė Mustafaj. Mėsohet se sulmuesi gjirokastrit ka qenė nė planet e Shkumbinit qė nė fillim tė sezonit, por me sa duket atė e joshi oferta shkodrane pėr tė luajtur nė Intertoto me ekipin kuqeblu, duke shėnuar edhe dy gola. Mjaftuan dy golat ndėrkombėtarė pėr Norėn, sepse nė kampionat nuk gjeti hapėsirat e duhura, pėr mė tepėr tėrheqja e tij shpesh nė repartin e mesfushės sė ekipit shkodran bėnė qė gjirokastriti tė kėrkojė "divorcin" me Vllazninė, pėr t'iu bashkuar Shkumbinit.

    Nora pranon se e ka pasur tė lehtė tė pėrshtatej me mjedisin e ri, sepse e njihte nga afėr pjesėn mė tė madhe tė futbollistėve tė Shkumbinit, ku midis tyre gjente edhe bashkėqytetarin e vet Shenaj. Pėr Norėn, klima dashamirėse qė ai gjen, si dhe mirėkuptimi me drejtuesit, sidomos me presidentin Ismaili, ėshtė njė garanci e plotė pėr tė dhe pėr ecurinė e ekipit. "Janė vetėm ditėt e para, por e pranoj se jam shumė i kėnaqur me zgjedhjen qė kam bėrė. Kjo mė bėn optimist pėr tė ardhmen time. Me njė pjesė tė mirė tė futbollistėve njihem qė mė parė, pa pėrmendur bashkėqytetarin tim, mesfushorin Shenaj. Eshtė njė klimė dashamirėse nga tė gjithė dhe pėrshtypje tė veēantė mė ka lėnė presidenti Ismaili, tė cilit i detyrohem shumė," - thotė mes tė tjerash sulmuesi i ri i Shkumbinit, Arlind Nora, pėrpara nisjes me autobus pėr nė Mal tė Zi, ku bashkė me Shkumbinin po zhvillon fazėn pėrgatitore. Tė njėjtat gjėra ai i shpreh edhe nga Ulqini nėpėrmjet linjės telefonike nė prononcimin e tij. Pėr Norėn, qė ka marrė pjesė nė shumė nė grumbullime mė parė, kushtet e krijuara nga presidenti Ismaili nė ēdo drejtim janė mjaft tė mira, qė ai i cilėson si asnjėherė tjetėr. "Ekipi stėrvitet dy herė, nė terrene mjaft tė mira, ndėrkohė qė kushtet e hotelit pėr ushqim e fjetje i plotėsojnė mė sė miri kėrkesat e grumbullimit. Kjo tregon edhe njė herė kujdesin dhe seriozitetin e drejtuesve, sidomos tė presidentit Ismaili, tė cilin e vlerėsoj shumė.

    Jam i bindur qė kjo fazė pėrgatitore do tė shėrbejė shumė pėr ekipin nė tė ardhmen dhe sigurisht edhe pėr mua," - deklaron nėpėrmjet telefonit qė nga Ulqini sulmuesi Nora. Ai pranon se pėr momentin ka pak mangėsi nė pėrgatitjen fizike pėr shkak tė problemeve qė ka pasur, por ėshtė plotėsisht i bindur qė me punėn qė bėhet nė ekip, do tė arrijė qė shumė shpejt ta kalojė kėtė gjendje, pėr tė qenė plotėsisht i gatshėm pėr trajnerin Magani nė ndeshjen e parė me Flamurtarin nė Vlorė. "Edhe pse janė vetėm ditėt e para, e them me bindje se po bėhet njė punė e mirė, duke u stėrvitur me ngarkesė dy herė nė ditė. Kjo mė bėn optimist qė edhe unė tė jem i gatshėm pėr ekipin dhe pėr trajnerin Magani pėr ndeshjen e parė me Flamurtarin. Me kėtė ritėm do tė kem mundėsi pėr tė punuar mė shumė pėr tė rritur treguesit fizikė, pasi e pranoj qė jam mė prapa me ekipin nė kėtė drejtim, por i bindur plotėsisht nė arritjen e objektivit," - pėrfundon nga Ulqini sulmuesi i Shkumbinit, gjirokastriti Arlind Nora.
    sportishqiptar
    avatar
    Edmond-cela


    Numri i postimeve : 9
    Registration date : 03/02/2008

    Nora: bera mire qe zgjodha Peqinin Empty Re: Nora: bera mire qe zgjodha Peqinin

    Mesazh nga Edmond-cela Mon Feb 04 2008, 02:15

    me vjen shum mire se ka ardh nora te ju se asht nje lojtar ylle

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 14:16