Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Jane 9 kandidate per stolin kuqezi

    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    Jane 9 kandidate per stolin kuqezi Empty Jane 9 kandidate per stolin kuqezi

    Mesazh nga Admin Sat Dec 15 2007, 13:58

    Jane 9 kandidate per stolin kuqezi


    E Enjte, 13 Dhjetor 2007

    Jeton Selimi

    Mbledhja e djeshme e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se ka pasur disa pika te nxehta ne rendin e dites, ku, pa dyshim, me pikantja ishte analiza e dy ndeshjeve te shumeperfolura me Bjellorusine dhe Rumanine. Por, ajo qe ishte me e vecanta, dhe qe nuk doli jashte mureve te dhomes ne menyre zyrtare, ishte lista me emrat e 9 trajnereve te huaj, qe iu propozua ekzekutivasve nga presidenti Armand Duka.

    Normalisht duhej bere nje analize (sa per kronike, fajet iu faturuan lojtareve dhe stafit teknik), por, ne te gjithe pikat e diskutuara dhe te publikuara nga sajti zyrtar i federates, mungonte nje tjeter, ajo e trajnerit te huaj. Burime te besueshme prane Komitetit Ekzekutiv, tregojne se ne mbledhje, vec pikave te parashikuara ne rendin e dites, eshte folur edhe per trajnerin e ri te Kombetares, madje me shume se kaq. Presidenti Duka u ka dorezuar nje liste emerore me 9 kandidatura anetareve te KE-se, te cilet kane kohe deri ne mbledhjen e ardhshme te ketij organi per te studiuar trajneret. Te gjithe jane te huaj dhe ketu duket fare qarte tendenca e presidentit Duka per te ruajtur ritin e viteve te fundit: besimin e stolit kuqezi nje eksperti te huaj.

    Po cilat jane keto kandidatura? Natyrisht qe emrat nuk perbejne risi, sepse ato jane perfolur ne media, por interesant eshte fakti se numri i tyre eshte reduktuar ne mase. Keshtu, perzgjedhjes se pare i kane shpetuar polaku Nazare, gjermanet Kopel, Shefer e Sidka, austriaku Krankel, italianet Simoni, Zenga e Xhentile dhe rumuni Dimitresku. Njeri nga keta nente emra te njohur te pankinave, do te kete shansin te drejtoje stolin kuqezi dhe mes tyre do te jete ai qe do t'i pershtatet me shume binomit aftesi-vlere merkatoje, ku FSHF do te bazohet.

    koha jone

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Wed May 08 2024, 17:38