Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Pele me i miri i te gjitha koherave, Roni kalon Maradonen

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Pele me i miri i te gjitha koherave, Roni kalon Maradonen Empty Pele me i miri i te gjitha koherave, Roni kalon Maradonen

    Mesazh nga polskaALB Tue Nov 13 2007, 16:07

    Pele me i miri i te gjitha koherave, Roni kalon MaradonenPele me i miri i te gjitha koherave, Roni kalon Maradonen 20071113054525Fotto100Calciatoripiufortidisempre.

    Arben Shemili

    Eshte bere per te disaten here studimi mbi 100 futbollistet me te forte te gjitha koherave: sipas l’Association of Football Statisticians “Pibe de oro” qendron ne vend te katert, perpara tij ka kaluar edhe Romario, Platini eshte vendosur ne vend te 13, Maldini ne te 15, i pari i italianeve. Anglezet jane nxehur per perjashtimin e George Best.



    Eshte cilesuar Pele lojtari me i mire i te gjitha koherave. E ka percaktuar per te disaten here studimi i bere nga “Association of Football Statisticians”, qe ka vene ne radhe 100 me te miret, vleresuar ne baze te cdo aspekti te vecante te nje ndeshje: golat e shenuar nga sulmuesit, ndeshjet e perfunduara me rrjeta te paprekura (per te gjykuar paketen mbrojtese), shiritin e kapitenit te veshur, nivelin e arritur ne karriere dhe trofete e fituar. Pra, 100 vitet e fundit te futbollit ne 100 emra. Edhe pse Pele ne krye te gjithe te tjereve nuk paraqet ndonje surprize (ka mbledhur nje shume pikesh prej 16,799,44) duke shfletuar listen, medyshjet nuk mungojne.



    DOMINON BRAZILI – Tre vendet e para jane te gjithe Braziliane, me Ronaldon ne vend te (2) dhe Romario ne te 3-in (mbyll bllokun ngjyre jeshilarte Kafu, i 10). Maradona eshte vendosur ne vendin e (6), i kaluar edhe nga Figo qe ze vendin e (4) dhe Zidan te (5). Ndersa Platini eshte jashte 10 me te mireve, ne vendin e (13). I pari i italianeve eshte cilesuar Paulo Maldini, i (15), i pozicionuar me mire se Ziko, i (16), Gullit i (18 , Krujf i (21), dhe per tu habitur Ronaldinho, ka perfunduar ne vend te (57). Nente italianet e tjere jane vendosur ne vendet si me poshte, Paulo Rossi i (43), Alesandro Kostakurta i (49), Dino Zof i (51), Alesandro Del Piero i (60), Demetrio Albertini i (64), Giacinto Faccheti i (75), Franko Barezi i (77), Giani Rivera i (78 , dhe Roberto Baggio i (79).



    POLEMIKAT E ANGLEZEVE – I pari i portiereve eshte cilesuar Peter Schmeichel i (36), ndersa David Beckham fatkeqsisht eshte ne vendin e (44). Nje klasifikim qe i ka bere te nxehen keq anglezet (The Sun ironizon mbi “ekspertet” qe kane perzgjedhur listen, Daily Star flet hapur per fansat e nxehur jashte mase) jo me shume se perpara pozicionimit te madherise se tij Boby Charlton qe meritonte vendin e (23), se sa per mbi te gjithe kampionet qe mungojne ne apel. Nje mbi te gjithe sipas anglezeve, eshte George Best, e pashpjegueshme i hequr nga lista e 100-shes.



    ALI DAEI – E drejte per te mos qene te heshtur, gazetat angleze u kapen edhe me mungesen e francezit Erik Kantona, ashtu si edhe per prezencen e iranianit Ali Daei qe fale 109 golave te tij ne 149 ndeshje, eshte vleresuar ne te 26-in pozicion, duke u shkeputur nga Denis Bergkamp i (31), Thierry Henry i (33), dhe Trezeguet i 63, sa per te permendur keta te tre per golat jane mjeshtra. Kombi me i mire i perfaqsuar eshte Franca me 16 lojtare, i ndjekur nga Brazili me 11, ndersa Italia dhe Gjermania numurojne nga 10 lojtare secila. Anglia ka 7 ndersa Argjentina 5 (nder keta nuk eshte Messi). Pervec Iranit me Daei, permendet edhe Nigeria (Kanu-76), Turqia (Akan Shukur-42), dhe per Meksiken (Hugo Sanchez-72).

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Sat Apr 27 2024, 05:30