Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Ismaili: Tė ngjallin neveri fjalėt e kavajasve

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Ismaili: Tė ngjallin neveri fjalėt e kavajasve Empty Ismaili: Tė ngjallin neveri fjalėt e kavajasve

    Mesazh nga stilltoni Wed Apr 15 2009, 12:16

    Ismaili: Tė ngjallin neveri fjalėt e kavajasve Shkumbini4Presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, u pėrgjigjet akuzave tė drejtuesve tė Besės
    Takimi nė Peqin me Besėn, qė u fitua minimalisht 1-0, vazhdon tė diskuohet gjerėsisht nė mjediset futbolldashėse tė qytetit. Deklaratat dhe akuzat pas ndeshjes tė drejtuesve tė Besės kanė lėnė njė shije tė hidhur, duke mos u gjetur forca dhe rruga e duhur nga Besa pėr tė justifikuar humbjen dhe problemet ekipit, qė tani renditet nė vendin e gjashtė.
    Futbollistėt dhe drejtuesit peqinas i kanė hedhur poshtė me indinjatė, duke i konsideruar si shpifje dhe pa asnjė bazė. Mendimi i tyre ėshtė se fitorja e sė shtunės ka qenė plotėsisht e merituar. Nuk kishte si tė qendonte pasiv apo indiferent nė kėtė rast prsidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili, i cili ka thėnė:
    “Tė ngjallin neveri fjalė tė tilla nga drejtuesit e Besės. Ato nuk janė gjė tjetėr, veēse shpifje me qėllime tė caktuara. Shkumbini fitoi me meritė, me mund dhe djersė e ky nuk ėshtė rasti i parė, por me sa duket drejtuesve kavajas nuk u pėlqeu qė i eliminuam nga Kupa brenda nė Kavajė. Shkumbini po e largon Besėn edhe nga pretendimet pėr kampionat dhe pėr kėtė po sajojnė e po shpifin gjėra tė paqena. Ne fituam ndaj njė Bese qė kishte me vete edhe gjyqtarėt.”
    Numri njė i Shkumbinit mendon se ka qenė njė skenar i pėrgatitur nga kundėrshtari, me synimin pėr ta provokuar sa mundet futbollistėt dhe sportdashėsit peqinas, pėr tė pėrfituar mė pas e pėr t’u justifikuar, por qė u shkuan dėm. “Tė gjithė ata qė e ndoqėn takimin nė fushė i konsiderojnė pa bazė pretendimet e Besės dhe pėr mua janė shpifje, pasi realisht kanė qenė futbollistėt e Shkumbinit qė janė provokuar gjithė kohėn nga kundėrshtari, pa harruar edhe veprimet e stafit.
    Tė gjitha kėto pėr tė pasur mundėsi mė pas tė ankoheshin, por kjo nuk ndodhi. Gjej rastin tė falėnderoj sportdashėsit dhe ekipin pėr qetėsinė e treguar,” - argumentoi presidenti Ismaili. Duke kėrkuar qė tė lėrė pas dhe me dėshirėn qė njė ndeshje futbolli tė shėrbejė pėr forcimin e miqėsisė mes qyteteve fqinjė, Ismaili i kundėrvihet homologut Bizhdili, duke i kujtuar se miqėsia e vjetėr mes Peqinit dhe Kavajės nuk mund tė ndikohen nga fjalėt e nxituar tė Bizhdilit, pasi janė dy qytete me traditė, kulturė e miqėsi tradicionale, qė dijnė tė dallojnė realitetin, duke forcuar miqėsinė e lidhur me krushqi tė shumta.

    Ali Hallulli
    Sporti shqiptar

      Ora ėshtė Fri May 17 2024, 00:43