Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Sa tifozė ndjekin kampionatet nė evropė, superliga e 32-ta

    stilltoni
    stilltoni
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Sa tifozė ndjekin kampionatet nė evropė, superliga e 32-ta Empty Sa tifozė ndjekin kampionatet nė evropė, superliga e 32-ta

    Mesazh nga stilltoni Fri Nov 14 2008, 13:12

    Bundesliga gjermane ėshtė kampionati mė popullor pėr momentin nė Evropė. Kjo pėr faktin e pėrballjet e kėsaj lige janė ndjekur nga mesatarisht 39 mijė shikues nė tė gjitha stadiumet ka janė zhvilluar ndeshjet gjatės sezonit tė shkuar. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga uebsajti i www.european-football-statistics, nė tė cilin ėshtė publikuar lista me 47 kampionate qė kanė tėrhequr mė shumė tifozė. Kampionati gjerman kryeson kėtė top-listė falė edhe abonimeve tė shumta qė klubet kanė bėrė qė para fillimit tė sezonit futbollistik.
    Nuk mungon edhe Superliga shqiptare, e cila ndonėse nė krizė shikuesish pėr nivelin e ulėt tė kampionatit renditet e 32-ta nė Evropė, duke lėnė pas 21 kampionate tė tjera. (52 federata pėrmbledh kontinenti evropian, por nė listė ėshtė pėrfshirė edhe Kosova). Duke iu referuar uebsajtit tė mėsipėrm vėrehet se nė kampionatin shqiptar skuadra qė ndiqet mė shumė nga tifozėt ėshtė Vllaznia e Shkodrės. Ndėrsa ajo qė ka pasur mė pak sportdashės, gjithmonė pėrsa i pėrket sezonit tė kaluar, ka qenė Kastrioti i Krujės. Llogaritja e shikuesve nė stadiume ėshtė bėrė nė bazė tė tė gjitha biletave tė shitura pėr secilėn pėrballje tė kampionatit shqiptar. Shuma e tyre ėshtė pjesėtuar pastaj me numrin e ndeshjeve pėr secilėn skuadėr. Duke iu referuar formulės sė mėsipėrme, nga klubet evropiane ėshtė Real Madrid ai qė ka mbledhur mė shumė tifozė nė stadium, por fakti se jo nė tė gjitha stadiumet e Primera Division ka pasur numėr tė konsiderueshėm tifozėsh ka nxjerrė kampionatin spanjoll nė vend tė tretė nė renditjen e pėrgjithshme. Ndėrsa nė vend ėt dytė qėndron kampionati anglez. Skuadra me mė shumė tifozė pėr sezonin e shkuar nė Gjermani ka qenė Borusi e Dortumndit, e cila nė renditjen e klubeve evropiane ėshtė e treta. Por Bundesliga merr kryesimin pėr faktin se ka njė numėr thuajse tė njėjtė tė tifozėve qė ndjekin qė tė gjithė skuadrat e kėtij kampionati. Madje duhet theksuar se Bundesliga ka njė formulė me 18 skuadra, pra dy mė pak se Anglia, Spanja, Italia e Franca. Vetėm nė vend tė katėrt ėshtė Italia, e cila, sipas tė gjitha gjasave, do tė bjerė mė poshtė pėr faktin se nė shumė ndeshje gjatė sezonit aktual tifozėt e skuadrės mike janė ndaluar tė ndjekin ekipin e tyre nė transfertė, pėr shkak tė incidenteve tė pa fund nė Serie A.

    Mesatarja e tifozėve nė stadiumet evropiane

    Nr. Shteti Mesa/tifozė
    1. Gjermania 39.426
    2. Anglia 36.076
    3. Spanja 29.124
    4. Italia 23.180
    5. Franca 21.840
    6. Holanda 18.732
    7. Skocia 15.580
    8. Turqia 14.058
    9. Rusia 13.543
    10. Belgjika 11.369
    11. Portugalia 11.216
    12. Zvicra 10.917
    13. Norvegjia 10.485
    14. Suedia 10.258
    15. Austria 9.338
    16. Danimarka 8.477
    17. Ukraina 8.295
    18. Polonia 7.329
    19. Greqia 6.685
    20. Izraeli 5.354
    21. Rumania 5.349
    22. Ēekia 5.147
    23. Kazakistan 3.596
    24. Sllovakia 3.102
    25. Finlanda 2.976
    26. Bullgaria 2.891
    27. Kroacia 2.848
    28. Qipro 2.738
    29. Serbia 2.691
    30. Bjellorusi 2.569
    31. Hungaria 2.542
    32. Shqipėria 2.366
    33. Kosova 2.342
    34. Bosnja 2.237
    35. Irlanda 1.715
    36. Moldavia 1.566
    37. Azerbajxhan 1.564
    38. Maqedonia 1.418
    39. Islanda 1.329
    40. Sllovenia 1.245
    41. Gjeorgjia 1.166
    42. Mal i Zi 912
    43. Lituania 844
    44. Letonia 682
    45. Luksemburg 399
    46. Uellsi 274
    47. Estonia 147

    Shėnim:
    Nė listė ėshtė edhe Kosova, ndonėse ende nuk njihet si federatė me vete nga FIFA dhe UEFA. Ndėrsa pėr kampionatet e Lihtenshtejnit, San Marinos, Maltės, Andorės, Armenisė, Ishujve Faroe dhe Irlandės sė Veriut nuk ka tė dhėna ngase ende nuk mund tė quhen si liga profesioniste.
    Shkruar nga Leonard Karaj
    e premte , 31 tetor 2008
    Tiranaobserver

      Ora ėshtė Mon May 20 2024, 12:07