Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


2 posters

    KUPAT E EUROPES

    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga Admin Sat Jun 30 2007, 00:49

    Vllaznia, shpresat gjallė nė "Loro Boriēi"


    Me humbjen e ngushtė nė Zagreb, shkodranėt kanė shumė shanse tė kualifikohen mė tej

    Ka ndodhur ajo qė dėshirohej dhe mbi tė gjitha shpresohej. Vllaznia nė Zagreb ka luajtur mirė, ka shėnuar njė gol, qė megjithėse nuk ka shėrbyer pėr t'i dhėnė barazimin ose fitoren ekipit tė Vllaznisė, ėshtė njė hap i hedhur pėr ndeshjen e ardhshme. Nė "Loro Boriēi", tė shtunėn qė vjen, gjithēka ėshtė e hapur. Vetėm 1‑0 do tė mjaftonte qė kuqeblutė ta shihnin veten nė turin tjetėr tė Intertotos. Dhe nuk ėshtė pak tė pėrballesh me njė skuadėr tė tillė si Trabzonspor i Turqisė. Mbi tė gjitha, interes do tė kishte jo vetėm nė pjesėmarrje, por edhe nė ndonjė tė drejtė televizive, qė do tė thoshte mė tepėr lekė nė arkėn e klubit shkodran. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė objektivi kryesor i tė gjitha ekipeve tona, nė mėnyrė qė bilancet e tyre tė zbuten paksa nga pjesėmarrje tė tilla.

    Prandaj vetė fakti se do tė ndesheshim me njė ekip turk, do tė ishte njė garanci mė tepėr pėr kėtė. Pavarėsisht kėsaj, ende asgjė nuk ėshtė e pėrfunduar nė kėtė drejtim. Nė Zagreb ėshtė hedhur hapi i parė, por ai nuk mjafton. Aq mė tepėr kur vetė trajneri Josa bėn thirrje pėr qetėsi, ngaqė u druhet kroatėve, mbi tė gjitha sulmit tė tyre shumė cilėsor. Edhe vetė Vllaznnia kuptohet qė nuk do tė qėndrojė prapa nė kėtė drejtim. Fakti se pėr ndeshjen e kthimit do tė jenė nė dispozicion tė stafit drejtues edhe tri forca mė tepėr, flet vetė. Kėshtu mbrojtėsi Dabulla, qė nuk luajti pėr arsye shėndetėsore nė ndeshjen e parė, kėtė radhė pritet tė jetė i gatshėm pėr tė luajtur, duke qenė njė garanci mė tepėr nė mbrojtje. Por pavarėsisht kėtij fakti, edhe Kotrri qė luajti nė vend tė tij nė Zagreb, e ka bėrė siē duhet detyrėn e tij, duke qenė nė lartėsinė e duhur. Pėrveē tij, i gatshėm do tė jetė edhe sulmuesi Sukaj, i cili pėr arsye vize nuk mundi tė udhėtonte drejt Kroacisė. Madje pėr kėtė lojtar do tė jetė avantazh fakti se nuk luajti nė takimin e parė dhe ėshtė mė i freskėt pėr tė shtunėn.

    Po ashtu, edhe Sinani me shumė mundėsi do tė jetė nė dispozicion tė stafit drejtues pėr kėtė ndeshje. Nga ana tjetėr, shumė pozitiv ėshtė debutimi i dyshes sė Luftėtarit, Nora‑Simo, nė takimin e dy ditėve mė parė. I pari megjithėse nuk ka luajtur nė majė tė sulmit, sėrish ka arritur tė shėnojė, duke e bėrė nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme debutimin e tij me kuqeblutė. Lojė tė mirė ka zhvilluar edhe kamerunasi Simo, qė ka dhėnė shenja tė mira pėr skuadrėn shkodrane nė kėtė ndeshje, duke luajtur nė mesfushė pėrkrah Osjes. E shtuna nė kėtė mėnyrė pritet me interes tė madh nė Shkodėr. Zhvillimi i ndeshjes nė orėn 20:00 nėn dritėn e projektorėve ia shton edhe mė tepėr emocionet kėtij takimi. Gjėrat janė tė hapura dhe pėr rrjedhojė edhe shpresat pėr tė kaluar nė turin e dytė tė Intertotos. Do tė ishte pa dyshim njė fillim i mirė i prezantimit tė sivjetėm tė skuadrave shqiptare nė kupat e Europės.


    Edituar pėr herė tė fundit nga nė Tue Jul 03 2007, 12:40, edituar 1 herė gjithsej
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga polskaALB Tue Jul 03 2007, 12:04

    Vllaznia eliminon Zagrebin

    - Ekipi i Vllaznise se Shkodres ne ndeshjen e kthimit te luajtur sonte ne Shkoder ka fituar ndaj ekipit te Zagrebit me rezultat 1-0 qe ishte e mjaftueshme te kualifikohet ne rundin tjeter te intertoto kup. Golin e vetem ne kete ndeshje e shenoi Nora ne minuten 26 te pjeses se pare. Nje perkrahje te madhe Vllaznise i ka dhene tifozeria shkodrane e cila ne kete takim ishte lojtari i 12-te i shkodraneve. Goli i Nora ishte nje gjuatje ne nje distance prej 20 metra e cila godet mbrojtesin kroat Nadarevic dhe ndron kahjen e topit e cila perfundon ne rrjeten e Stojkic i cili ishte i pafuqishem ne kete rast.

    Pas perfundimit te ndeshjes trajneri i Zagrebit Blazeviē ( ish- selektori i kombetares kroate )i gatshem per doreheqje pas humbjes deklaroi: Ambiciet ishin me te medhaja se sa qe lojtaret tone mundnin te jepnin ne terenin e gjelbert. Na mungon shume lojtare ne ndeshjen e kthimit Vrdoljak, Ivankovic, Lovrek dhe Brkljac. Bera gabim qe hyra ne fushe ne lojtare te lenduar, te kisha Mumlek ne vend te Lajtman me siguri do te shkonim me tej.

    Tani ekipin e Vllaznise e pret nje ndeshje pak me e veshtire ne turin e ardhshem me ekipin e Trabzonspor te Turqise.



    VLLAZNIA – ZAGREB 1-0 (1-2)

    VLLAZNIA: Grima 7, Lici 6, Teli 6, Kotrri 6, Hoti 5,5, Simo 5,5, Osja 6, Lika 6, Kaci 6 (90. Tafili -), Sukaj 6 ( 70 Sinani -), Nora 6,5 ( 88. Dequiri -)

    ZAGREB: Stojkic 6,5, Nadarevic 6,6, Labudovic 6 ( 80. Nikolic -), Cutura 5,5, Mujdza 6, Lajtman 5, Parlov 5, Ibricic 5,5 (60. Grgic 5,5), Pejic 5, Jurendic 5,5 ( 86. Orshulic -), Mandzukic 6

    REFER: Jozef Attard (Malta) 6,5

    GOLESHENUES: 1-0 Nora (26)

    KARTON TE VERDHE: Shotri (Vllaznia)

    LOJTAR I NDESHJES: Armir GRIMA

    STADIUMI: Loro Borici

    SHIKUES: 5000
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga polskaALB Tue Jul 03 2007, 12:05

    Kuqeblute, 50 mije USD shperblim per kualifikimin
    Kualifikimi per ne turin e dyte te Kupes Intertoto ka rezultuar te jete nje gezim i dyfishte per lojtaret e Vllaznise. Keshtu, pervec kenaqesise se triumfit ndaj rivaleve, ata do te jene hedhur perpjete kur kane marre vesh lajmin e madh: 50 mije USD shperblim per skuadren dhe te gjitha keto per kalimin e nje turi. E perkthyer ndryshe, 18 lojtaret dhe stafi do te ndajne shumen e majme, duke pervetesuar nje premio prej 2000 USD per koke.

    Ne Shkoder tashme te gjithe kane nisur te pyesin: Po nese kalojme turin e dyte, sa do te jete shperblimi per skuadren.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Dogan: Ndaj Vllaznise, sfide e rendesishme

    Mesazh nga polskaALB Tue Jul 03 2007, 12:08

    Dogan: Ndaj Vllaznise, sfide e rendesishme


    Skuadra e Vllaznise, pas fitores se marre diten shtune ndaj skuadres se NK Zagrebit, do te kaloje ne turin e dyte te kesaj kupe. Takimi i dyte ne Intertoto per Vllaznine, sic dihet, do te jete kunder skuadres turke, Trabzonsporit. Ndeshja do te luhet me 8 korrik ne Turqi. Per sa i perket skuadres kundershtare, ajo eshte nje nga ekipet me te mira turke, sigurisht pas Gallatasarait dhe Fenerbahces, te cilat mbajne futbollin turk. Megjithate, ajo ka disa suksese ne kete kampionat. Per sa i perket ndeshjes me Vllazninem ata e konsiderojne kete skuader te forte dhe se kerkojne nga skuadra e tyre nje perqendrim para kesaj ndeshjeje. Trajneri i skuadres se Trabzonsporit, Zija Dogan, ka thene per Vllaznine: "Kjo ndeshje eshte shume e veshtire dhe kerkoj nga skuadra ime te kene kujdes. E them kete, sepse skuadrat shqiptare jane te paparashikueshme". Me tej, ai ka vazhduar te flase rreth takimit, per te cilin do te luhet: "Ndeshja me Vllaznine eshte nje takim shume i rendesishem, per vete faktin se si ne edhe skuadra shqiptare duan te dalim ne Kupen UEFA. Prandaj, sic thashe edhe me siper, kerkoj nje perqendrim maksimal nga djemte, per te cilen jam i sigurt se do ta bejne". Ne lidhje se si e shikon ai perfundimin e ndeshjes, Dogan ka thene: "Nuk mund te flas para kohe, por ne do te kerkojme fitoren. Asgje nuk eshte e lehte, por me pune them se do t'ia dalim mbane", ka perfunduar trajneri i Trabzonsporit, Zija Dogan.

    kohajone
    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Kupa UEFA

    Mesazh nga Admin Tue Jul 03 2007, 12:58

    Teuta kundėr kroates Slaven, Besa me serben FK BezanijaKUPAT E EUROPES 20070629161659shortibesateutaTeuta kundėr kroates NK Slaven Koprivnica dhe Besa kundėr serbės

    FK Bezanija nė turin e parė eliminator tė Kupės UEFA. Kėto pėrfundime ofruan goglat e shortit tė Kupės UEFA, te hedhura dje nė selinė qendrore tė UEFA-s pėr grupin e rajonit tė mesdheut. Dy kundėrshtarė tė vėshtirė nė letėr duke parė edhe nivelin e futbollit tė shkollės sėrbo-kroate. Teuta, e cila merr pjesė pėr herė tė pestė nė Kupėn UEFA duket se e ka mė tė lehtė kundėrshtarin, nė raport me Besėn, fituese tė Kupės sė Shqipėrisė, qė do tė bėjė edhe debutimin e saj nė arenėn e madhe europiane. Ndeshja e parė pėr Teutėn, nėnkampionen e Shqipėrisė, do tė luhet nė Koprivnici, mė 19 korrik, ndėrsa ajo e kthimit nė Durrės, mė 2 gusht. NK Slaven Belupo merr pjesė nė Kupėn UEFA si finaliste e Kupės sė Kroacisė, tė fituar nga Dinamo e Zagrebit, njėherėsh edhe kampione e atij vendi. Ndėr tre lojtarėt mė tė famshėm tė kėtij klubi ėshtė edhe futbollisti shqiptar Fatmir Vata, i cili ka luajtur nė vitin 1999 (11 ndeshje, 1 gol)



    Kush ėshtė FK Bezanija?



    Themeluar: 1921 (Beograd)

    President: Goran Mijatoviē

    Trajner: Ratko Dostaniē

    Stadiumi: FK Bezanija, 2000 vende



    - Fillimisht ky klub ka patur emrin "Soko", por nė sezonin 1955-1956 e ktheu nė FK Bezanija. Ėshtė bėrė anėtare e Federatės sė Futbollit tė Beogradit mė 1952. Nė sezonin 19651966 deri nė 19981999 ka luajtur nė Ligėn e dytė tė Beogradit. Njė vit mė pas, duhet thėnė se ka nisur rruga e suksesit pėr kėtė skuadėr, kur fiton Ligėn e Beogradit dhe bėhet pėr herė tė parė anėtare e Zonės sė Beogradit. Pas njė viti, pranohet edhe nė Ligėn e Serbisė. Ky ishte suksesi mė i madh i FK Bezanijes nė Ish-Jugosllavi, duke u marr nė konsideratė si njė prej ekipeve me futboll tė cilėsisė sė lartė.

    - Suksesin mė tė madh ky klub e ka nė sezonin 1999-2000, kur u pėrfshi nė Ligėn e dytė Federale. Pjesa mė e madhe tė futbollistėve tė saj, janė me origjinė serbe. Pėr sa i takon organizimit, duhet tė thėnė se ecėn nė mėnyrė tė pėrkryer, ndėrkohė qė fusha e stadiumit ėshtė njė nga mė tė mirat, kurse shkallėt e stadiumit priten tė shtohen edhe me 4000 vende tė tjera. FK Bezanija bėn njė investim tė madh nė ekipet e moshave, cka bėn diferencėn me klubet e tjera nė vend, teksa ka dhėnė rezultate tė shkėlqyera nė kėtė fushė.



    Darko Bozoviē (portier)

    Slobodan Jankoviē (portier)

    Stefan Petroviē (portier)

    Mario Durovski (mesfushor)

    Stelo Glogovaē (mbrojtės)

    Nenad Vaniē (mesfushor)

    Ivan Dudiē (mesfushor)

    Dejan Osmanoviē (sulmues)

    Marko Nestoroviē (mesfushor)

    Vladimir Vukajloviē (mesfushor)

    Vladan Pavloviē (mbrojtės)

    Milovan Miloviē (mbrojtės)

    Milosh Stojēev (mesfushor)

    Dushan Mihajloviē (mesfushor)

    Zoran Supiē (mbrojtės)

    Marko Daloviē (mbrojtės)

    Aleksandėr Mijatoviē (mbrojtės)

    Danilo Mikoliē (mbrojtės)

    Bojan Markoski (mbrojtės)

    Srna Knezeviē (mesfushor)

    Aleksandėr Vasiljeviē (mbrojtės)

    Sasha Kolunija (mbrojtės)

    Perika Stanēeski (mbrojtės)

    Nikola Gligorov (mesfush
    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga Admin Tue Jul 03 2007, 12:59

    Mospasja njohuri pėr Teutėn, ka bėrė qė trajneri i Slaven Belupos, kundėrshtarit tė durrsakėve nė Kupėn UEFA, tė kėrkojė ndihmėn e Oto Bariēit. Nė njė pronocim dhėnė dje pėr albania-sport.com, tekniku Krunoslav Jurēiē ėshtė shprehur se pėr tė marrė njohuri nė lidhje me ekipin shqiptar, do tė pyesė trajnerin aktual tė Shqipėrisė.

    Bariē ėshtė njė kroat dhe e ka ndjekur nė disa ndeshje Teutėn, kėshtu qė informacioni i tij do tė ishte mėse i nevojshėm pėr ekipin nga Koprivnica, qė nė sezonin e shkuar ka pėrfunduar nė vendin e katėrt nė kampionatin vendas. Slaven Belupo ėshtė njė skuadėr e formuar nga shumė futbollistė tė rinj dhe tekniku i saj natyrisht qė ka frikė nė pėrballjet e kėtij niveli. “Tė them tė drejtėn nuk i doja shqiptarėt qė nė fazėn e parė. Madje nuk doja asnjė ekip ballkanas nė kėtė tur”, ėshtė shprehur Jurēiē. Ai ka deklaruar gjithashtu se fakti qė ndeshja e kthimit luhet nė Shqipėri, ėshtė njė faktor jo shumė pozitiv pėr skuadrėn e tij. “Do tė kisha preferuar ta luanim nė fushėn tonė ndeshjen e kthimit. Ne jemi njė ekip me shumė lojtarė tė rinj tė ardhur nė ekip dhe qė nuk kanė luajtur shumė ndeshje bashkė. Ekipet ballkanas janė shumė tė ashpėr dhe shpeshg tė papėrshtatshėm, megjithėse them se do tė bėjmė gjithēka pėr tė eleminuar Teutėn. Pėr kėtė do tė kėrkoj edhe ndihmėn e Oto Bariēit dhe tė tė gjithė trajnerėve e lojtarėve kroatė qė kanė qenė nė Shqipėri. E them kėtė pasi, nuk kam asnjė lloj informacioni pėr Teutėn”, ėshtė shprehur trajneri i Slaven Belupos, Krunoslav Jurēiē. Njė tjetėr trajner kroat qė ka qenė nė Shqipėri, ėshtė edhe Luka Bonaēiē, i cili drejtoi pėr shumė muaj Dinamon
    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty LIGA E KAMPIONEVE

    Mesazh nga Admin Tue Jul 03 2007, 13:01

    Tirana, short i pranueshėm me sllovenėt e Domzhales
    KUPAT E EUROPES 20070629112417domazhale-tiranaTirana, kampionia e Shqipėrisė do tė pėrballet me skuadrėn sllovene, Domzhale, nė turin e parė eliminator tė Ligės sė Kampioneve, ndeshjet e sė cilės do tė luhen, mė 17/18 korrik (nė Slloveni) dhe 24/25 korrik 2007 (nė Shqipėri).

    Pėrgjithėsisht mund tė konsiderohet njė short i lehtė, me njė kundėrshtar pa pėrvojė tė mjaftueshme ndėrkombėtare, pasi Domzhale nuk ka luajtur asnjė herė nė Ligėn e Kampioneve, ndėrkohė qė Tirana ka zhvilluar 42 ndeshje (Kupa e Kampioneve + Liga e Kampioneve), ku ka arritur 11 fitore.

    Tirana, e pėrzgjedhur e fundit nė shortin e hedhur nė Nion tė Zvicrės, sė bashku me Domzhalen pėrbėjnė ēiftin me numėr 14.

    UEFA pėrcaktoi edhe shortin pėr turin e dytė, ku fituesja e ēiftit Domzhale-Tirana do tė pėrballet me fituesen e ēiftit Lenkoran (Azerbajxhan)-Dinamo e Zagrebit (Kroaci).

    Pra nė turin e dytė, nėse do tė pranojmė se kampionia e Shqipėrisė do tė kualifikohet, do tė kemi pėrballjen Tirana-Dinamo Zagreb, qė do tė ishte njė pėrsėritje e vitit 1996, kur Tirana i humbi tė dyja takimet : 4-0 dhe 6-2.

    Interesant ėshtė njė fakt nga ato dy pėrballje, nė stolin e Dinamos sė Zagrebit, ishte tekniku aktual i Kombėtares shqiptare, Oto Bariē. Njė short, qė mund t’i thotė sėrish ndal kalimit tė “traut” tė turit tė dytė.



    1.Lenkoran - Dinamo Zagreb

    2.APOEL - Bate

    3.Sheriff - Ranger

    4.Hafnarfjordur - HB

    5.TNS - Ventspils

    6.Pobeda - Levadia

    7.Olimp - Astana

    8.Zeta - Kaunas

    9.Tampere - Murata

    10.Dudelange - Zilina

    11.Linfield - Elfsborg

    12.Derry - Pyunik

    13.Marsaxlokk - Sarajevo

    14.Domzhale - Tirana



    Turi i dytė

    Fituesja e ēiftit Domzhale-Tirana me fituesen ēiftit Lenkoran-Dinamo Zagreb.
    avatar
    Admin
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 37
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga Admin Tue Jul 03 2007, 13:01

    Kush ėshtė NK Domzhale?KUPAT E EUROPES 20070629131047domzhalelogoKampionia e Sllovenisė, Domzhale, njė nga klubet mė tė vjetra nė Slloveni (ėshtė themeluar nė vitin 1921) ka njė histori shumė tė varfėr nė arenėn europiane. Vetėm 10 ndeshje nė Kupėn UEFA, por me njė bilanc tė kėnaqshėm: 6 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Golaverazhi me njė shenjė “plus” tė qartė: 21-9.

    Domzhale nė sezonin 2005-2006 arriti tė kualifikohej nė dy ture eliminatore tė Kupės UEFA, ku u eliminua nė raundin e parė nga kampionia aktuale e Gjermanisė, Shtutgardi. Njė sezon mė parė (2006-2007) Domzhale u eliminua qysh nė raundin e parė eliminator tė Kupės UEFA nga Hapoel Tel Aviv.

    Domzhale, qė u shpall kampione pėr herė tė parė e Sllovenisė qysh nga marrja e pavarėsisė dhe krijimit tė ligės sllovene 1991-1992, e fitoi bindshėm kampionatin slloven, mė njė diferencė prej 17 pikėsh nga vendi i dytė, i mbajtur nga Nova Gorica. Nė 36 javėt e sezonit tė kaluar, Domazhale arriti 21 fitore, 12 barazime dhe 3 humbje.

    Ndeshja e parė do tė luhet nė Slloveni, nė stadiumin “Sportni” tė qytetit tė Domzhales, njė stadium i ndėrtuar nė vitin 1948, por i rinovuar dhe modernizuar nė vitin 1997 dhe 1999. Stadiumi edhe pse me kapacitet shumė tė vogėl, vetėm 3212 vende tė ulura, ka ndriēim, kėshtu qė ndeshja kundėr Tiranės, pa dyshim qė do tė luhet nėn ndriēimin e projektorėve.

    Skuadra e Domzhales, ajo qė mbylli sezonin dhe u shpall kampione e Sllovenisė pėr edicionin 2006-2007, ka nė gjirin e saj kryesisht lojtarė sllovenė. Vetėm pesė lojtarė tė huaj aktivizohen me Domzhalen: dy kroatė (sulmuesi Dario Zahora dhe mbrojtėsi Ivan Knezoviē), njė brazilian (mesfushori Zhunjinjo), njė serb (sulmuesi Sinisa Jankoviē) dhe njė nigerian (mesfushori Sanday Ibeji).

    Presidenti i klubit ėshtė Stane Orazem, ndėrsa trajneri i skuadrės Slavisha Stojanoviē, tė cilit i dedikohet edhe ringritja e skuadrės nė Ligėn e Parė dhe fitimi i titullit tė parė kampion.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga polskaALB Tue Jul 03 2007, 22:01

    Trabzonspor - Vllaznia, gjyqtaret holandeze dhe irlandezeKUPAT E EUROPES 20070703114702logoNdėrkohė qė nė shtypin kroat ka plasur zhurma pėr njė trukim tė mundshėm tė ndeshjes Vllaznia-NK Zagreb (1-0), qė solli edhe eliminimin e skuadrės kroate nė turin e parė tė Kupės Interoto, formacioni shkodran vazhdon me intensitet pėrgatitjet pėr sfidat e e dyfishta tė turit tė dytė me ekipin turk Trabzonspor, skuadėr qė e mbyll kampionatin nė vend tė katėrt (52 pikė, 34 ndeshje), pas tri ekipeve mė tė mėdha tė Turqisė, Fenerbahēes (kampione, 70 pikė), Beshiktashit (61) dhe Gallatasarijit (56). Trabzonspor ka njė eksperiencė tė madhe ndėrkombėtare ku ka arritur tė mundė ekipe tė mėdha si Interi, Barcelona, Liverpuli.

    Gjyqtarėt e takimeve

    Takimi i parė do tė luhet nė stadiumin “Hyseyin Avni Aker” nė Trabzon, mė 8 korrik (me orėn lokale 19:00, me orėn tonė 18:00). UEFA pėrcaktoi dhe gjyqtarėt e takimit tė cilėt janė nga Holanda.

    Kryesor ėshtė Bas Nijhuis, me ndihmės Nik Siebert dhe J.F. Hans Olde Olthof. Gjyqtari i katėrt ėshtė turku Adil Sinem, ndėrsa vėzhguesi i arbitrave i dėrguar nga UEFA ėshtė irlandezo-veriori Alan Snodi. Edhe pėr ndeshjen e kthimit, atė qė do tė luhet nė Shkodėr (14 korrik, ora 20:00), janė caktuar gjyqtarėt: irlandezi Alan Keli ėshtė kryesori, i ndihmuar nga Mark Dagllas dhe Damien Mekgreth.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga polskaALB Wed Jul 04 2007, 22:31

    KUPA UEFA/ Media serbe ironi: “Manēesteri e Reali, frikė nga Besa e Kavajės”KUPAT E EUROPES 20070704130820kupauefa

    Mediat serbe e kanė gjykuar nė mėnyra tė ndryshme shortin mes Bezhanijes dhe Besės sė Kavajės. Kėshtu, “sportskacentrala.com”, media serbe, shkruan se “Bezhanija do ketė detyrė tė vėshtirė nė UEFA sepse do luajė pėrballė shqiptarėve tė Besės sė Kavajės, qė dolėn tė 6-ėt nė kampionat dhe fituan Kupėn e Shqipėrisė”. Ndėrsa “Sport.novosti.co.yu” sqaron se fjala Besa nė serbisht do tė thotė “zakletva” (pra besė), pohon se pas 20 vjetėsh njė klub serb do ndeshet me njė shqiptar dhe e cilėson “dy takime tė famshėm” (cuvenom dvomecu) ato mes Partizanit tė Beogradit dhe Flamurtarit tė Vlorės.

    Sidoqoftė, ka edhe media serbe apo gazetarė serbė qė e nėnvleftėsojnė Besėn dhe sulmojnė me ironi trajnerin Ostojiq, qė ėshtė treguar i kujdesshėm. Kėshtu, Tomislav Lovrenkoviq ka botuar njė analizė nė faqen sportive “Sportskevesti.net” duke shkruar: Ėshtė tjetėr gjė kultura sportive dhe respekti pėr rivalėt dhe tjetėr gjė tė mos thuash tė vėrtetėn, pėrse nuk thuhet e vėrteta kur je favorit absolut nė tė dyja ndeshjet. Tė thuash si Ostojiqi se “futbolli shqiptar nuk ėshtė si mė parė sepse atje hyjnė mjaft para” ėshtė njė paranojė, madje timonieri i “postierėve” (Bezhanijes) arrin tė thotė se Besa ka 3 tė huaj nė pėrbėrje, a thua se ata janė mjeshtrat e mėdhenj qė kanė shkuar pėr hir tė miliardave tė luajnė nė njė qytet tė madh shqiptar (ironi), nė njė prej ligave mė tė forta tė Europės. Ruajuni Manēester, Real e tė tjerėt. I vetmi shpėtim pėr ju ėshtė qė Bezhanija tė ndalojė kėtė superfuqi futbolli (pra Besėn).

    Sė fundi, Bezhanija ka barazuar 1-1 miqėsoren e parė verore, tė luajtur nė Beograd. Skuadra e Beogradit tė Ri ka ndalur Partizanin e Beogradit, nė kompleksin stėrvitor tė kėtij tė fundit. Fillimisht ka kaluar nė epėrsi ekipi qė do jetė pėrballė Besės sė Kavajės nė Kupėn UEFA, nė 70’ me anė tė Miliqit, ndėrsa barazuan bardhezinjtė nė 74’ me anė tė Ladiqit.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga polskaALB Wed Jul 04 2007, 22:37

    Trabzonspor, interesim i fortė per Vllaznine

    KUPAT E EUROPES 20070704130318nog-vlaznia-Klubi turk e ka ndjekur nė vazhdimėsi ecurinė e Vllaznisė nė Kupėn Intertoto, madje ka dhėnė tė gjitha informacionet nė lidhje me dy ndeshjet e para tė skuadrės shkodrane, duke informuar lexuesit e saj edhe me historinė e klubit kuqeblu 9 herė kampion (1945, 1946, 1972, 1974, 1978, 1983, 1992, 1998, 2001) si dhe 5 herė fituese e Kupės. Jashtė vėmendjes sė drejtuesve tė Trabzonsporit nuk kanė mbetur edhe dy ballafaqimet e humbura tė Vllaznisė me Gallatasaraj (2-0 dhe 4-1) nė turin e dytė tė Ligės sė Kampioneve nė sezonin 2004-2002, ku shkėlqeu Klodian Duro. Vllaznia pritet tė udhėtojė me njė avion ēarter, pasi dhe qyteti Trabzon ndodhet nė bregun e Detit tė Zi, nė kufi me Gjeorgjinė.



    Yjet e Trabzonsporit



    Trabzonspor ėshtė njė klub relativisht i ri, nė raport me Vllazninė (1919), i themeluar nė vitin 1967, si pasojė e shkrirjes sė dy klubeve lokale. Me pėrjashtim tė tre tė mėdhave tė Stambollit (Gallatasaraj, Fenerbahēe dhe Beshiktashit), Trabzonspori ėshtė klubi tjetėr i vetėm qė ka fituar kampionate nė Turqi (6 herė kampion i Turqisė). Njihen nė Turqi me nofkėn “Bordo Blu” dhe “Furtuna e Detit tė Zi”. Skuadra ka disa lojtarė tė huaj dhe tė gjithė nė repartin difensiv: mbrojtėsin 26-vjeēar suedez, Fredrik Risp (ish-lojtar i Goteborgut dhe Kievos), mbrojtėsin 24-vjeēar serb Milan Stepanov (lojtar i pėrfaqėsueses serbe), mbrojtėsin nga Guinea, 26-vjeēarin Daouda Jabi (me karrierė tė pasur nė Francė: Lens, Ajacio, Grenoble). Nė mesfushė ėshtė holandezi Kiki Musampa, ish-lojtar i Ajaksit (Holandė), Bordosė (Francė), Atletiko Madrid (Spanjė) dhe Manēester Sitit (Angli). Njė tjetėr emėr ėshtė mesfushori nga Guinea, Ibrahim Jatara, 27 vjeē, i ardhur nga Antverpi i Belgjikės. Lista mbyllet me portierin brazilian Xheferson de Oliveira Galvao, i njohur shkurt me emrin Xheferson.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga polskaALB Fri Jul 06 2007, 01:35

    Kupa Intertoto / Vllaznia ne Turqi me shumice simpatizantesh


    • Te rinjte shqiptare ne Trabzon, do te bejne tifo per shkodranet


    Skuadra e Vllaznise e cila do te luaje ne takimin e pare ndaj Trabzonspor te vlefshem per turin e dyte te Kupes Intertoto pritet te kete ne ndihme nje numer te konsiderueshem simpatizantesh. Me skuadren ka shume mundesi qe te udhetojne drejt Turqise nje grup tifozash per te ndjekur skuadren e zemres. Gjithashtu, nuk duhet te harrojme se ne Trabzon jane 100 te rinj shqiptare ne Lojerat e Detit te Zi, qe natyrisht do te bejne tifo per Vllaznine. Kjo per faktin se delegacioni shqiptar I perbere nga ky numer pjesemarres ne keto lojera do te kete mundesine ta ndjeki takimin qe do te zhvillohet ne qytetin turk
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga polskaALB Fri Jul 06 2007, 14:20

    Serbėt: Turp tė na eliminojnė shqiptarėt!

    Shtypi serb ironizon dhe nėnvleftėson njėherazi kundėrshtarin shqiptar tė UEFA-s

    Takimi i Kupės UEFA midis ekipit tė Besės dhe Bezanijes sė Beogradit ka ngjallur njė interes tė madh nė mediat serbe. Ka pasur qėndrime diametralisht tė kundėrta nė gazetarė e analistė serbė. Njė pjesė e tyre vlerėsojnė ekipin kavajas si njė kundėrshtar mjaft tė fortė, duke mos harruar tė bėjnė analogji me Flamurtarin e famshėm, kur eliminonte Partizanin e Beogradit nė vitet '80, ndėrsa njė pjesė e quan fakt tė kryer kualifikimin e ekipit tė tyre. Mė i matur nė deklarata ka qenė stafi drejtues i Bezanijes, tė cilėt pėr mediat serbe kanė deklaruar: "Futbolli shqiptar kėto vitet e fundit ka bėrė mjaft pėrparime. Ekipi i tyre kampion Tirana kalon ēdo vit njė tur nė kupat e Europės dhe kėtė do tė bėjė edhe sivjet. Vllaznia e dėshmoi kėtė forcė kur mundi njė ekip kroat. Futbolli shqiptar tashmė ka financa tė fuqishme dhe kanė hyrė nė merkato edhe jashtė Shqipėrisė thuajse tė gjitha klubet shqiptare. Ndėrsa Besa, me sa dimė, ka nė gjirin e saj disa futbollistė tė huaj dhe disa futbollistė mjaft cilėsorė tė kombėtares sė krahinės autonome tė Kosovės.

    Nė pėrbėrjen e saj kundėrshtari ynė ka edhe disa futbollistė tė Shpresės. Do tė jetė tepėr e vėshtirė pėr t'i eliminuar, por ne po punojmė pikėrisht pėr tė bėrė tė mundur eliminin e tyre." Kėtij argumenti logjik i janė kundėrvėnė mjaft gazetarė e analistė serbė. Ata arrijnė deri aty sa t'i quajnė frikacakė drejtuesit e Bezanijes pėr deklarimet e tyre dhe e quajnė favorite absolute Bezanijen. Arrihet deri atje sa tė citohen shprehje tė tilla se Besa nuk ėshtė as Reali i Madridit e as Manēesteri. Kjo shpreh hapur frikėn dhe panikun qė mediat serbe kanė nga njė eliminim i mundshėm nga ekipi shqiptar, edhe pse autori serb kėrkon tė bėjė ironi me kėtė fakt. Nė kėtė linjė mėsohet se ndoshta ky takim nuk do tė zhvillohet nė stadiumin e Beogradit tė Ri, pra tė Bezanijes me 2000 vende, por nė stadiumin e Partizanit tė Beogradit. Kjo tregon edhe njė herė se serbėt kėrkojnė sa mė shumė pėrkrahės nė stadiumin e tyre kundėr Besės. Pothuaj nė tė gjitha sajtet e internetit nė Serbi qė lidhen me futbollin ka ēdo ditė analiza dhe komente pėr kėtė sfidė.


    Mjaft nga fansėt e Partizanit tė Beogradit kėrkojnė hapur hakmarrje pėr atė ēfarė 20 vite mė parė u bėri Flamurtari. Nė njėrin prej tyre shkruhet: "Eshtė turp qė njė ekip shqiptar tė eliminojė njė ekip serb. Ne jemi 100 vite pėrpara nė futboll se shqiptarėt. Duhet t'i mundim ata edhe pėr tė marrė hakun e Partizanit tonė. Ne do tė jemi tė gjithė nė stadium atė ditė nė pėrkrahje tė Bezanijes." Tė vjen keq kur lexon kaq shumė mllef e dėshirė pėr tė mposhtur Besėn, sa nė disa raste i kalon edhe pėrmasat e etikės. Ky takim ėshtė thjesht njė ndeshje futbolli dhe nuk duhet fryrė kaq shumė. Ndoshta nė kėtė angazhim tė tė gjithė medias serbe ndikon jo pak situata aktuale lidhur me statusin final tė Kosovės.

    Bizhdili viziton kampingun e Mavrovės

    Pasi ka marrė pjesė nė hedhjen e shortit nė Zvicėr, presidenti i Besės, Nexhat Bizhdili, ka udhėtuar drejt Mavrovės ditėn e hėnė pėr tė parė nga afėr pėrgatitjet e ekipit tė tij. Nė kėtė vizitė mėsohet se Bizhdili ka pėrgėzuar futbollistėt pėr djersėn e derdhur dhe ėshtė diskutuar edhe pėr Bezanijen, kundėrshtaren e Besės nė Kupėn UEFA. Bizhdili ėshtė ndier mirė kur ka dėgjuar nga stafi teknik fjalėt mė tė mira pėr futbollistėt e tij. Presidenti Bizhdili ka qėndruar vetėm njė natė nė kampingun e Mavrovės.
    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga polskaALB Sat Jul 07 2007, 19:52

    Muka: Domzhale, jo aq e lehtė sa duket
    Aurel CELIBASHI
    Sporti Shqiptar

    Kapiteni bardheblu flet pėr skuadrėn dhe kundėrshtarin e Ligės sė Kampioneve

    'Kush mendon se Domzhale ėshtė njė skuadėr mė se e kalueshme nga ana jonė, gabohet rėndė. Sllovenėt do tė jenė njė 'kockė' mjaft e fortė pėr Tiranėn dhe kualifikimi mbetet i hapur nė 180 minuta lojė.' Kėto janė fjalėt e para tė kapitenit bardheblu, Devi Muka, nė prag tė ndeshjeve paraeliminatore nė Ligėn e Kampioneve. Qė nga dita e premte, kryeqytetasit janė njohur me shortin dhe duhet thėnė se ky kundėrshtar ėshtė pritur mirė, pasi nė vazon 1 kishte edhe ekipe me mė shumė emėr. Duke folur pėr 'Sportin shqiptar', numri 10 i bardhebluve shprehet i kėnaqur me pėrgatitjet e skuadrės nė Maqedoni, teksa beson te projekti i drejtuesve tė klubit, pėr tė kaluar njė tur dhe pėr tė fituar tė dy trofetė kombėtarė. 'Ėshtė normale qė lodhja tė na shoqėrojė gjatė gjithė kėtyre ditėve tė qėndrimit nė Maqedoni, sepse nė fund tė fundit pėr kėtė punė kemi ardhur deri kėtu. Pėr fat tė mirė, na janė krijuar kushtet e nevojshme pėr t'u stėrvitur dhe gjithashtu pėr tė pushuar, ndėrkohė qė familja ėshtė e vetmja gjė qė po na mungon.

    Kjo ėshtė njė sakrificė pėr tė mirėn tonė dhe tė objektivave qė janė vėnė nga klubi, ku edhe sivjet duhet tė kalojmė turin e parė nė Europė,'- shprehet kapiteni bardheblu. Gjatė merkatos sė verės, Tiranės i janė larguar plot 7 futbollistė, ndėrkohė qė janė afruar vetėm 5 tė tillė. Pavarėsisht ndonjė mungese nė mbrojtje apo sulm, Devi Muka ėshtė i bindur se Tirana mbetet gjithmonė e fortė. 'Realisht na u hapėn shumė boshllėqe pas largimeve tė Sinanit, Pishės, Bulkut, Allmuēės, Abrahamit apo edhe Pemės, por stafi teknik u kundėrpėrgjigj menjėherė, duke afruar Fortuzin, Sinėn, E.Xhafėn, Deliallisin dhe Merkoēin, emra tė cilėt nuk kanė nevojė pėr shumė koment. Hėpėrhė, them se jemi tė kompletuar, edhe pse do tė ishte luks po tė kishim njė qendėrsulmues tė tipit tė Daniel Xhafės, por edhe njė mesfushor tė krahut tė majtė. E vetmja gjė qė duhet tė bėjmė gjatė kėtyre ditėve pėrpara ndeshjes sė parė me sllovenėt ėshtė harmonizimi i veprimeve, pėr tė qenė sa mė kompaktė nė tė gjitha veprimet. Nuk diskutohet qė ana fizike ėshtė mjaft e rėndėsishme, sidomos kur bėhet fjalė se takimi mund tė shkojė edhe nė kohė shtesė,'- shton mė tej vlonjati i vetėm nė kampin tiranas.

    Duke iu rikthyer komenteve nė lidhje me Domzhalen, kampionen e Sllovenisė, Muka parashikon dy pėrballje tė nxehta, ashtu si edhe me Goricėn. Sipas tij, futbolli i kėtij shteti ka ecur me ritme tė larta dhe njė skuadėr si Tirana duhet tė ketė gjithmonė kujdes. 'Presim tė shohim njė kasetė tė kundėrshtarit dhe mė pas mund tė japim njė mendim mė tė plotė. Megjithatė, fakti qė ėshtė njė skuadėr sllovene, na krijon respekt dhe jo frikė. Ne do tė luajmė shanset tona, ku duhet tė shėnojmė medoemos njė gol nė fushėn e tyre, pėr tė pa pasur mė pas tė lehtė nė takimin e kthimit,'- pėrfundon Devi Muka, lideri i Tiranės kampione nė fuqi

    Sponsored content


    KUPAT E EUROPES Empty Re: KUPAT E EUROPES

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Sat Apr 27 2024, 10:10