Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    FIFA shpall 30 emrat "magjikė"

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    FIFA shpall 30 emrat "magjikė" Empty FIFA shpall 30 emrat "magjikė"

    Mesazh nga polskaALB Thu Oct 11 2007, 15:52

    FIFA shpall 30 emrat "magjikė"
    Publikohet lista e futbollistėve qė konkurrojnė pėr "FIFA World Player"


    FIFA ka publikuar dje listėn e futbollistėve mes tė cilėve do tė zgjidhet edhe fituesi i trofeut prestigjioz "FIFA World Player". Njė komision ekspertėsh ka pėrzgjedhur 30 emrat tė cilėt do tė votohen nga tė gjithė trajnerėt dhe kapitenėt e kombėtareve, pėr tė caktuar se kush do tė jetė pasuesi i Fabio Kanavaros, fitues i edicionit tė kaluar. Por kjo listė ka shkaktuar shumė polemika, kryesisht nė Itali dhe Spanjė, pasi nuk janė pėrfshirė disa futbollistė tė njohur, ndėrsa mungojnė edhe shumė latino-amerikanė. Njė tjetėr ēudi ėshtė edhe fakti se nga edicioni i kaluar janė 23 lojtarė "tė konfirmuar", gjė qė tregon se komisioni i ekspertėve ka menduar mė shumė pėr emrat se sa pėr formėn qė kanė kaluar futbollistė tė veēantė.

    Italia ėshtė kombėtarja qė ka mė shumė pėrfaqėsues, 5 tė tillė, duke filluar nga portieri Bufon, mbrojtėsit Nesta e Kanavaro, si dhe mesfushorėt Pirlo e Gatuzo. Si skuadėr ėshtė Barcelona qė ka shtatė lojtarė nė listė, Mesi, Ronaldinjo, Henri, Eto‘o dhe Deko janė mė tė njohurit, por nuk mungojnė edhe Turam dhe Markez, ndonėse nuk kanė shkėlqyer shumė gjatė vitit tė fundit. Kjo ka bėrė qė tė hapen shumė debate mbi saktėsinė e listės, kryesisht nė Itali dhe Spanjė. Italianėt e kanė cilėsuar absurde idenė e mospėrfshirjes sė Zlatan Ibrahimoviē, njė prej kandidatėve edhe pėr "Topin e Artė", apo Franēesko Totit dhe Luka Tonit. Suedezi i Interit ėshtė njė prej sulmuesve mė nė formė tė botės pėr momentin dhe e ka treguar kėtė duke shėnuar nė vazhdimėsi. "Ėshtė absurde tė pėrjashtosh Zlatan Ibrahimoviē nga lista zyrtare e FIFA-s pėr 30 lojtarėt mė tė mirė tė vitit. Tė mbash jashtė liste njė talent tė tillė do tė thotė tė dėmtosh futbollin", u shpreh drejtori i pėrgjithshėm i Interit, Ernesto Paolilo. Ndėrkohė, drejtuesit e Federatės Italiane tė Futbollit kanė reaguar pėr mospėrfshirjen e Totit dhe Tonit, fitues tė "Kėpucės sė Artė" evropiane nė dy edicionet e fundit, liderė tė skuadrave ku militojnė. Shtypi italian e ka cilėsuar pėrzgjedhjen krejtėsisht "politike", duke pasur parasysh se Kanavaro dhe Nesta nuk meritonin tė ishin nė kėtė listė, pasi kishin kaluar njė sezon aspak tė mirė nė nivelin personal, ashtu si Lilian Turam qė ka "ngrohur" stolin e rezervave tė Barcelonės gjatė vitit tė fundit.

    Edhe spanjollėt janė irrituar me pėrzgjedhjen e bėrė nga FIFA, pasi i vetmi futbollist iberik nė listė ėshtė Fernando Torres, por pritej qė tė ishin tė pranishėm edhe David Vija apo Ēesk Fabregas, qė kanė kaluar sezone tė shkėlqyera me skuadrat e tyre.

    Debatet vijnė edhe nga Amerika Latine, pasi nė listė janė tre brazilianėt Kaka, Ronaldinjo dhe Zhuninjo, por vetėm falė paraqitjeve me klubet ku aktivizohen. Ndėrkohė, mungon kandidati brazilian nga ekipi qė fitoi "Kupėn e Amerikės", qė mendohej tė ishte Robinjo, i cili shkėlqeu nė turneun veror. E ēuditshme edhe zgjedhja e argjentinasve, pasi nė listė figurojnė Mesi, Tevez dhe Rikelme, ndonėse kėta dy tė fundit nuk kanė shėnuar arritje tė mėdha me klubet respektive.


    Kandidatėt


    Xhanluixhi Bufon (Itali)

    Fabio Kanavaro (Itali)

    Petr Ēeh (Republika Ēeke)

    Deko (Portugali)

    Didier Drogba (B. i Fildishtė)

    Mikael Esien (Gana)

    Samuel Eto‘o (Kamerun)

    Xhenaro Gatuzo (Itali)

    Steven Xherard (Angli)

    Tierri Henri (Francė)

    Zhuninjo (Brazil)

    Kaka (Brazil)

    Miroslav Klose (Gjermani)

    Filip Lahm (Gjermani)

    Frenk Lampard (Angli)

    Rafael Markez (Meksikė)

    Lionel Mesi (Argjentinė)

    Alesandro Nesta (Itali)

    Andrea Pirlo (Itali)

    Frenk Riberi (Francė)

    Huan Roman Rikelme (Argjentinė)

    Ronaldinjo (Brazil)

    Kristiano Ronaldo (Portugali)

    Uejn Runei (Angli)

    Xhon Terri (Angli)

    Karlos Tevez (Argjentinė)

    Lilien Turam (Francė)

    Fernando Torres (Spanjė)

    Rud Van Nistelroi (Holandė)

    Patrik Vieira (Francė)

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Apr 26 2024, 14:22