Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    “Luftė” ruso-amerikane pėr futbollin anglez

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    “Luftė” ruso-amerikane pėr futbollin anglez

    Mesazh nga polskaALB prej Fri Sep 21 2007, 05:04

    “Luftė” ruso-amerikane pėr futbollin anglez





    “Ne nuk do ta shesim kurrė Arsenalin te Usmanov”, - deklaroi presidenti i Arsenalit, Piter Hill-Ud, duke paralajmėruar miliarderin rus Alisher Usmanov se nuk duhej aspak tė shpresonte se bosėt aktualė tė “Topēinjve” do ta pranonin ofertėn marramendėse tė tij. Miliarderėt rusė kanė rėnė nė dashuri me djepin e futbollit, Anglinė. Pas, Roman Abramoviēit, i cili bleu Ēelsin pėr 300 milionė sterlina, Alisher Usmanov ėshtė njė tjetėr oligark qė synon pronėsimin absolut tė rivalėve tė “Bluve”, Arsenalin.

    Biznesmeni rus, Alisher Usmanov, 53 vjeē, rusi i 18-tė mė i pasur, me njė pasuri qė vlerėsohet nė 5.5 miliardė dollarė, mogul i metaleve dhe i minierave, nuk kishte treguar kurrė mė parė interes pėr futbollin, por nga dita e martė, rriti aksionet e tij te Arsenalit pasi kompania e tij, “Red and White”, zotėron tashmė 21 pėr qind tė aksioneve tw klubit londinez.

    Blerja, qė u lajmėrua nga bursa londineze, Stock Exchange, e bėn kompaninė e Usmanovit, aksionerin e dytė mė tė fuqishėm tė klubit, menjėherė pas Deni Fidzman, i cili zotėron 24 pėr qind tė aksioneve. Londinezi Fidzman, 62 vjeē, djali i njė ēifti ēifutėsh qė shpėtuan nga nazistėt gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ėshtė njė nga tregtarėt mė tė fuqishėm tė diamanteve ėshtė nė detyrėn e drejtorit tė Arsenali.

    Rusi Osmanov, pronari i disa prej kompanive mė tė mėdha tė ēelikut nė Rusi, dėshiron me ēdo kusht pronėsimin e Arsenalit, synon tė reduktojė diferencėn nė investime me klube tė tilla si Manēester Junaitid, i zotėruar nga familja amerikane Glejzėr dhe Ēelsit, prej katėr sezonesh nė pronėsinė e miliarderit rus, Roman Abramoviē. Usmanov, i lindur nė Uzbeksitan, por me nėnshtetėsi ruse, njėherėsh edhe njeriu i 278-tė mė pasur i globit (sipas revistės sė specializuar “Forbes”), ndoqi njė politikė shumė tė hollė, duke blerė pėr 75 milionė sterlina 14.65 pėr qind tė aksioneve qė zotėronte David Dein, ish-zėvendėspresidenti i Arsenalit. 63-vjeēari njihej si njė nga mbėshtetėsit i trajnerit Arsen Venger dhe mė parė kishte qenė edhe kreu i G-14, grupimit tė 14 klubeve mė tė fuqishme dhe mė tė pasura tė Europės.

    Dein aktualisht ėshtė kryetari “Red and White” Holdings Ltd, dhe duket i sigurt se do tė qėndrojė figura kryesore nė lidhje me debatin pėr tė ardhmen e “Topēinjve”.

    Dein ishte faktori thelbėsor i largimit tė biznezmenit amerikan Sten Kroenke, njeriu i 400-tė mė i spasur nė botė, pasuria e tė cilit vlerėsohet 2.1 miliardė dollarė. Fatkeqėsisht Dein ndante vizione tė ndryshme me mogulin e fuqishėm tė sportit amerikan, pronar i disa klubeve basketbolli dhe hokei, nė lidhje me investimet nė klubin anglez. Aktualisht Kroenke ka nė zotėrim 9.9 pėr qind tė aksioneve tė Arsenalit, tė blera kėto nga televizioni britanik ITV, pavarėsisht se ai synonte tė blinte 50 pėr qind tė aksioneve. "Unė mendoj se Kroenke ėshtė njė investitor afatgjatė dhe unė do ta mirėprisja atė si aksioner mė shumė se Usmanov”, - tha Hill-Ud pėr gazetėn “Daily Telegraph”.

    Usmanov ka ndėrtuar njė perandori mediatike nė Rusi me aprovimin e Kremlinit (ka nė zotėrim gazetėn “Komersant”, njė nga tė pėrditshmet mė me influencė), e ndėrsa ka planifikuar tė blejė njė nga tre kompanitė mė tė mėdha celulare, pėr 4.5 miliardė dollarė, e shikon blerjen e Arsenalit si njė mundėsi tė shkėlqyer pėr tė rritur audiencėn e tifozėve tė ēmendur rusė. Si tė gjithė biznesmenėt miliarderė rusė, qė herė janė pro vendimeve tė Kremlinit dhe herė i bėjnė rezistencė atij, kėrkon tė ndjekė stilin e Roman Abramoviēit, se pronėsimi i njė klubi me profil tė lartė, do tė jetė mbrojtja mė e mirė e aseteve. Usmanov pagoi 300 milionė dollarė pėr tė blerė 75 pėr qind tė “Muz TV”, njė version rus i MTV-sė, dhe kanalin sportiv 7TV, ku dėshiron tė transmetojė pa dyshim ndeshjet e Arsenalit.

    KLUBET E AMERIKANĖVE NE ANGLI

    MANĒESTER JUNAITID: 1.5 miliardė dollari i kushtoi biznesmenit amerikan Malkolm Glejzėr blerja e Manēester Junaitid, mė 8 qershor 2005, pėr tė blerė 75 pėr qind tė aksioneve, tė njėrit prej klubeve mė tė mėdha nė Angli dhe tė mė tė pasur nė Britani. Njujorkezi Glejzėr, 79 vjeē, i cili kontrollon disa biznese tė fuqishme nė Amerikė, dhe veēanėrisht nė industrinė ushqimore, ka pjesėn e luanit nė Tampa Bay Bukaners, skuadėre Floridės qė merr pjesė nė Ligėn Amerikane tė Futbollit. Familja Glejzėr renditet e 160-ta pėr nha pasurua nė Shtetet e Bashkuara me njė pasuri qė i kalon tė 2 miliard dollarėt.

    LIVERPULI: Liverpuli, klubi anglez i themeluar nė vitin 1892 dhe mė i sukseshmi nė Ligėn e Kampioneve (5 trofe), tashmė ėshtė pronė e amerikanėve, Xhorxh Xhilet dhe biznesmeni nga Dallasi, Tom Hiks. Dy multimilionerėt amerikanė e blenė Liverpulin pėr 432.9 milion dollarė, mė 6 shkurt 2007. Xhilet ka nė pronėsi ekipin mė tė famshėm kanadez tė hokeit nė akull, Montreal Hockey, si dhe zotėron disa stacione televizive nė Shtetet e Bashkura. Tom Hiks nga ana e tij kishte blerė mė parė (1995) “Dallas Star” njė skuadėr hokei nė shumėn e 82 milion dollarėve si dhe ka nė zotėrim edhe Teksas Rejnxhėrs.

    ASTON VILA: I mėsuar tė ketė nė pronėsi klube futbolli, biznesmeni amerikan Randolf Lerner (45 vjeē), pronar i Kleveland Broun qysh nga tetori i vitit 2002, bleu nė vitin 2006 klubin anglez Aston Vila. Pasuaria e tij vlerėsohet nė 1.6 milionė dollarė. Aston Vila e themeluar nė vitin 1874, fitues i Ligės sė Kampioneve nė vitin 1982 u shit nė vlerėn e 62 milion dollarėve pėr 60 pėr qind tė aksioneve tė blera nga Lerner. Mė 5 shtator 2006, Lerner bleu edhe njė pjesė tjetėr tė aksioneve duke pasur kontrollin e plotė tė klubit me 85 pėr qind. Randolf Lerner, sipas Forbes, ėshtė i 618-ti mė i pasur nė botė.

    TE TJERET

    Mohamed Al-Fajed

    Biznesmeni miliarder egjiptian, Mohamed Al-Fajed, ėshtė pronari i Fulhamit qė nga viti 1997. Fajed ėshtė pronari i dyqaneve “Harrods” dhe ėshtė i njohur si babai i Dodit, tė dashurit tė princeshės angleze, Diana. Qė ty vdiqėn nė aksidentin e Parisit.

    Taksin Shinavatra

    Ish-kryeministri i akuzuar pėr korrupsion i Tajlandės, Thaksin Shinavatra, i cili qėndron nė Londėr si azilant, ėshtė pronari i Manēester Sitit. Shinavatra, i cili dėshtoi nė blerjen e Fulhamit dhe mė pas tė Liverpulit, pagoi 81.6 milion sterlina.


    _________________

      Ora ėshtė Tue Dec 06 2016, 15:13