Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Astrit Hafizi ėshtė trajneri i ri i Tiranės

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Astrit Hafizi ėshtė trajneri i ri i Tiranės Empty Astrit Hafizi ėshtė trajneri i ri i Tiranės

    Mesazh nga polskaALB Tue Sep 25 2007, 23:25

    Astrit Hafizi ėshtė trajneri i ri i Tiranės

    Ka pėrfunduar maratona-enigmė pėr emėrimin e trajnerit tė ri tė Tiranės. Pas llafeve tė shumta tė korridoreve qė shikonin nė kėtė post ish-trajnerin kampion me Elbasanin, Ilir Daja, apo edhe Ardian Memėn, qė do tė konsultohesh nga sekretari Muēa, dje gjithė thashethemet rreth kampionėve janė fashitur dhe pankina ka marrė zyrtarisht formė: Astrit Hafizi do tė jetė trajneri i Tiranės deri nė pėrfundim tė sezonit 2007-2008.
    Tifozėt e Tiranės mund tė marrin frymė lirshėm sepse nga dje kanė njė trajner me njė kurrikulum tė pasur nė krye. Mbase jo “gjak tirons”, por sidoqoftė njė qė nga fushat e blerta ėshtė ekspert i padiskutueshėm. Kampion me Vllazninė nė vitin 1991-1992, Hafizi i ėshtė pėrkushtuar mė sė shumti skuadrave Kombėtare dhe detyrave tė ndryshme nė FSHF gjatė viteve tė fundit. Me skuadrėn kuqezi ai do tė mbahet mend si i pari qė solli njė frymė novatore nė radhėt e Shqipėrisė duke krijuar grupin kompakt qė e trashėguan mė pas shumė trajnerė tė tjerė.
    Te Tirana ai vjen si shpėtimtar i njė krize artificiale, qė u mboll pas shumė mosmarrėveshjesh donatorė-trajner dhe trajner-lojtarė dhe ka sipėr shpinės peshėn e pėrgjegjėsisė sė rindėrtimit tė marrėdhėnieve tė njė skuadėr qė deri pak muaj mė parė nuk njihte rivalė. Sidoqoftė, ardhja e tij nė krye tė bardhebluve ėshtė njė lajm i mirė pėr tė tėrė dashamirėsit e Tiranės, tė cilėt tashmė urojnė tė fryjė erė e mbarė.

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 00:17