Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Nis magjia e Ligės sė Kampioneve

    polskaALB
    polskaALB
    Admin
    Admin


    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 38
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Nis magjia e Ligės sė Kampioneve Empty Nis magjia e Ligės sė Kampioneve

    Mesazh nga polskaALB Tue Sep 18 2007, 14:18

    Nis magjia e Ligės sė Kampioneve



    Nis magjia e Ligės sė Kampioneve 20070918105827champions-league-logoSot nė mbrėmje (20:45), me tetė ndeshjet e para do tė nisė sezoni i ri i Ligės sė Kampioneve. Qė nė ndeshjet e para nė fazėn e gupeve, pėrballjet do tė jenė me tė vėrtetė shumė interesante. Nė Grupin D, Milani, qė ėshtė skuadra kampione nė fuqi, pėrballet me Benfikėn, fituese tė kėtij kompeticioni nė dy raste. Nė krahun tjetėr, Liverpuli, qė vjet arriti deri nė finalen e Athinės, do tė pėrballet me Porton, skuadėr e cila e ka fituar pėr herė tė fundit kėtė kompeticion nė 2003-shin. Milani ėshtė pėrballur edhe mė parė me Benfikėn. Kuqezinjtė kanė fituar dy herė nė finale pėrballė Benfikės dhe nė fushėn e lojės, edhe kėtė radhė do tė zbresin pėr tė marrė njė rezultat pozitiv. Udhėtimi i Liverpulit, tė forcuar me Fernando Torres nė Portugali, duket se nuk do tė jetė vetėm njė shėtitje pėr skuadrėn e drejtuar nga Rafael Benitez. Liverpuli do tė pėrballet me Porton, ndėrkohė qė duhet pranuar se kjo skuadėr nuk fiton nė Portugali prej 23 vjetėsh. Me Spanjėn, Torres ka luajtur gjithnjė shumė mirė, por tashmė ai duhet t’i provojė cilėsitė e tij nė Ligėn e Kampionėve. “Qė tė gjithė duan tė luajnė nė Europė, pasi nė kėtė mėnyrė kanė mundėsi tė hyjnė mes mė tė mėdhenjve. Shansi tė luaj nė Ligėn e Kampionėve me lojtarė tė tjerė shumė tė mėdhenj, ėshtė ajo qė ka mė shumė rėndėsi. Unė dua tė jap kontributin tim duke shėnuar sa mė shumė”, - shprehet Torres. Edhe rivalėt e Portos nė kampionat, Sportingu i Lisbonės, do tė ketė njė test shumė tė rėndėsishėm pėrballė njė skuadre angleze, Manēester Junajtid. Kėto dy ekipe do tė vihen pėrballė njėri-tjetrit tė mėrkurėn. Qė tė dyja kėto skuadra kanė probleme me dėmtimet pėrpara kėsaj ndeshjeje. Mikael Silvestre, i cili pėsoi njė dėmtim nė sfidėn kundėr Evertonit, do tė qėndrojė larg fushave tė lojės deri nė fund tė sezonit. Nė krahun tjetėr, Sportingu nuk do tė ketė nė dispozicion sulmuesin Derlei, i cili gjithashtu ka probleme nė ligamentet e gjurit.

    32 ekipet e ndara nė tetė grupe me nga katėr ekipe kanė prodhuar pėrballje interesante. Milani, fituesi i fundit i Ligės sė Kampioneve, do tė fillojė mbrojtjen e titullit kundėr njė tjetėr fituesi, portugezėt e Benfikės, ndėrkohė qė nė grup ka dhe Sėlltikun e Glllazgout dhe ukrainasit e Shahktarit tė Donetskut nė Grupin D. Liverpuli, pesė herė kampion i Europės, ka nė Grupin A , Olimpikun e Marsejės, tė vetmin ekip francez qė ka mundur tė fitojė Ligėn e Kampioneve, Porton, kampionen e dyfishtė dhe turqit e Beshiktashit. Interi, kampioni nė fuqi i Italisė, qė e ka fituar dy herė trofeun mė tė rėndėsishėm europian pėr klubet, do tė pėrballet me holandezėt e PSV Eindhoven (njėherė fitues), rusėt e CSKA-sė sė Moskės dhe turqit e Fenerbahēes. Nė vėshtrim tė parė, nė letėr, duket se zikaltėrit i kanė tė gjitha mundėsitė pėr tė kapur njė nga dy vendet e para qė tė ēon nė fazėn me “nokaut”, por surprizat, sidomos nga ana e rusėve, duhen marrė seriozisht. Nė Grupin H, Sevilja ėshtė nė grup me Arsenalin, finalist i edicionit 2005-2006, rumunėt e Steauasė dhe Slavia sė Pragės, qė eliminoi nė turin e tretė Ajaksin e Amsterdamit. Takime interesante pritet tė prodhojė ēifti i Grupit F, Manēester Junatid-Roma, qė u ndeshėn edhe edicionin e kaluar nė fazėn me eliminim direkt. Bashkė me ta nė kėtė grup janė dhe Sportingu e Dinamo e Kievit.



    NDESHJET



    Takimet e para nė grupe do tė luhen mė 18/19 shtator, 2/3 tetor, 23/27 tetor, 6/7 nėntor, 27/28 nėntor dhe 11/12 dhjetor, pėrveē takimit tė fundit tė Milanit, qė do tė luhet mė 4 dhjetor, pėr shkak tė pjesėmarrjes sė tyre nė Kupėn e Botės pėr Klubet. Fituesit dhe vendet e dyta tė ēdo grupi do tė progresojnė pėr raundin e parė me “nokaut”, ndeshje qė do tė zhvillohen gjatė pranverės sė ardhshme, ndėrkohė qė finalja do tė luhet nė Moskė, mė 21 maj. Ekipet qė pėrfundojnė nė vendin e tretė do tė ngushėllohen me njė pjesėmarrje nė raundin me 32 ekipe tė Kupės UEFA.



    Juande Ramos (Sevilja)



    “Unė shpresoj qė ne tė jemi gati. Nė kemi fituar dy herė Kupėn UEFA. Kemi pasur dy sezone tė mrekullueshme dhe tani kemi njė sfidė tė re nė Ligėn e Kampioneve. Shpresoj qė ne tė kemi njė sukses tė ngjashėm. Edhe pse nuk kemi luajtur nė tė tillė nivel mė pėrpara, kemi dėshira tė mėdha”



    Roberto Manēini (Inter)



    “Liga e Kampioneve ėshtė prioriteti ynė pėr kėtė sezon. Ėshtė njė kompeticion shumė i fortė sa qė ėshtė e vėshtirė tė thuash mė pėrpara qė ti do ta fitosh atė. Ka shumė skuadra tė forta nė kėtė garė dhe nuk do tė jetė e lehtė qė ta realizojmė objektivin tonė. Interi ėshtė i pėrgatitur shumė”



    Arsen Venger (Arsenal)



    “Ajo ēfarė ne presim nė fillim ėshtė qė tė kualifikohemi nga grupi. Pastaj fillon e shpreson pėr njė rezultat qė tė lejon tė shkosh sa mė larg tė jetė e mundur. Unė besoj se do tė kualifikohemi nga faza e grupeve dhe pastaj ne tė luajmė mirė, pasi cilėsia e kėtij kompeticioni pėrmirėsohet nga viti nė vit”



    Valter Smtih (Rejxhėrs)



    “Ėshtė njė grup me tė vėrtetė shumė i fortė. Nuk besoj se ne do tė kishim mundėsi tė gjenim njė mė tė fortė. Shtutgardi nė sezonin e kaluar arriti qė tė fitonte nė nga kompeticionet mė tė vėshtira nė Europė, Bundesligėn. Ne kemi njė skuadėr tė re dhe kemi pėr tė bėrė punėn tonė mirė”



    Karlo Anēeloti (Milan)



    “Duam tė arrijmė nė finale edhe pse qė tė pėrsėritet e njėjta gjė ėshtė tepėr e vėshtirė nė njė kompeticion si ky. Por ky ėshtė njė stimul, jo njė shqetėsim. Vitin e kaluar forca ishte vetėdija nė mjetet tona, jemi tė njėjtėt, do tė jetė kėshtu edhe tani. Liga e Kampioneve mbetet gjithmonė objektivi ynė kryesor”

    Liga e Kampioneve

    Sot, te marten 20:45

    Grupi A

    Marsejė-Beshiktash

    Porto-Liverpul



    Grupi B

    Ēelsi-Rozenborg

    Shalke-Valencia



    Grupi C

    Reali i Madridit-Bremen

    Olimpiakos-Lacio



    Grupi D

    Milan-Benfika

    Shahktar-Sėlltik



    Nesėr, te merkuren

    Grupi E

    Rejxhėrs-Shtutgard

    Barcelona-Lion



    Grupi F

    Roma-Dinamo Kiev

    Sporting-Man.Junaitid



    Grupi G

    PSV-CSKA Moskė

    Fenerbahēe-Inter



    Grupi H

    Arsenal-Sevilja

    Sllavia-Steaua





    E Marte, 18 Shtator 2007

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri Mar 29 2024, 05:04