Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    VIP-at shqiptarė tė Ligės sė Kampioneve

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    VIP-at shqiptarė tė Ligės sė Kampioneve

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Sep 18 2007, 14:10

    VIP-at shqiptarė tė Ligės sė Kampioneve





    Edhe Shqipėria do tė pėrfaqėsohet nė Ligėn e Kampioneve me dy nga lojtarėt e saj mė tė njohur: Lorik Cana, kapiteni i Marsejės, si dhe Igli Tare, sulmuesi i Lacios. Cana do ta fillojė aventurėn e tij tė dytė nė kompeticionin mė tė rėndėsishėm tė klubeve duke pasur nė grup emra tė respektuar nė futbollin europian dhe botėror, Liverpulin, pesė herė fitues i Ligės sė Kampioneve, ndėrsa ish-kapiteni i Kombėtares sonė, Igli Tare, do tė ketė rastin, edhe pse ndoshta nė bankinė, tė pėrballet me Realin e Madridit, rekordmenin e Ligės sė Kampioneve, me 9 trofe. Sot, Lorik Cana do tė luajė nė shtėpi kundėr Beshiktashit turk, ndėrsa Igli Tare bėn pjesė nė grupin e lojtarėve qė do tė pėrballet nė Athinė me Olimpiakosin. Loriku ėshtė i vetėdijshėm se ndodhet nė njė grup tė vėshtirė (A) ku ndodhen dy skuadra kampione tė Europės: Liverpuli dhe Porto. Kapiteni i Marsejės shpall edhe objektivat e klubit francez, qė duhet thėnė se nė kampionat ka zhgėnjyer plotėsisht, kur ka arritur vetėm njė fitore nė tetė javė dhe renditen nė gjashtė vendet e fundit tė renditjes. “Grupi ynė ėshtė realisht shumė i vėshtirė”, - thotė Loriku. “Liverpuli, qė fitoi para tre sezoneve Ligėn e Kampioneve dhe ishte edicionin e kaluar nė finale, ėshtė pa dyshim favoriti kryesor pėr tė zėnė vendin e parė nė grupin tonė. Skuadra angleze ka njė grup lojtarėsh qė luajnė prej vitesh sė bashku dhe vitet e fundit ka qenė ndėr mė tė suksesshmet nė Ligėn e Kampioneve”. Mesfushori i Kombėtares shqiptare, i ndėshkuar me karton tė kuq nė takimin me Holandėn, pas atij gjesti “ala Zidan” kundėr Rud Van Nistelroit, kundėrshtarit tė Igli Tares nė Grupin C, ėshtė i bindur se dy ekipet e tjera, Porto dhe Fenerbahēe, do tė luftojnė pėr njė nga dy vendet e para. “Lufta pėr vendin e dytė, qė pėrsėri tė ēon nė fazėn tjetėr, ėshtė e hapur dhe pėr kėtė luftojmė si ne, ashtu dhe Porto”, - thotė Cana, i cili njeh kundėrshtarin nga Portugalia, pasi mė parė ka luajtur kundėr Portos, kur ishte nė radhėt e Paris Sėn Zhermenit. “Po, kundėr tyre kam luajtur nė edicionin 2004-2005 tė Ligės sė Kampioneve, kur ishim nė njė grup sė bashku me Porton, edhe me Ēelsin e CSKA-nė e Moskės. Fituam nė Paris 2-0 dhe barazuam 0-0 nė Porto. Pra, ėshtė njė eksperiencė mė shumė pėr mua, pasi njoh natyrėn e lojės sė tyre, por dhe ambientin. Pėr mė tepėr qė Porto ėshtė dhe kundėrshtari ynė numėr njė pėr vendin e dytė”, – thekson Cana, i cili ka dhe recetėn se si mund tė dalė Marseja e tij nė vendin e dytė. “E rėndėsishme ėshtė qė tė marrim sa mė shumė pikė nė fushėn tonė. Besoj se i kemi shanset pėr tė zėnė vendin e dytė nė grup, por duhet ta fillojmė me kėmbė tė mbarė, me njė fitore kundėr Beshiktashit, por dhe tė mos humbim shumė pikė me kundėrshtarėt direkt pėr vendin e dytė”. Olimpiku i Marsejės ka luajtur vetėm njė herė mė parė me njė skuadėr turke. 39 vjet mė parė, mė 1968-n, Olimpiku i Marsejės u pėrball me Goztepe Izmir, nė raundin e parė tė Kupės Fairs. Nė fushėn e saj, Marseja fitoi 2-0, ndėrkohė qė rezultati pėrfundimtar i ndeshjes ishte vetėm njė barazim 2-2. Marseja, edhe pse ka pėsuar katėr gola nė 11 ndeshjet e fundit tė luajtura nė Kupat e Europės, i ka humbur dy ndeshjet e fundit qė ka luajtur nė Ligėn e Kampionėve tė “Stade Velodrome”. Nė vizitėn e vetme qė ka bėrė skuadra e Beshiktashit mė parė nė Francė, pėr njė ndeshje tė Ligės sė Kampionėve, ka humbur 2-1 pėrballė Paris SG. Kjo ndeshje ėshtė luajtur 10 sezone mė parė. Ndėrkohė, edhe nė njė tjetėr ndeshje tė luajtur nė Francė, pėrballė Okserit nė sezonin 1994-1995 nė Kupėn e Kupave, Beshiktash humbi me rezultatin 2-0. Beshiktash nuk ka arritur tė shėnojė nė gjashtė prej dhjetė ndeshjeve tė fundit qė ka luajtur nė Ligėn e Kampionėve.





    Cana, pėr “Ginesin shqiptar”: Njė kapiten nė Champions



    Pėr herė tė parė nė Ligėn e Kampioneve, njė shqiptar do tė jetė nė rolin e njė kapiteni tė njė prej 32 skuadrave mė tė forta tė Europės dhe skuadrės sė vetme franceze qė e ka fituar atė, Marsejės, qė ka mposhtur nė finale njė emėr tė madh si Milani. “Trajneri i Marsejės, Albert Emon, mund tė besojė nė rikthimin e kapitenit tė tij, Lorik Cana, pėr ndeshjen e Ligės sė Kampioneve kundėr Beshiktashit, takim qė do tė luhet tė martėn (sot, ora 20:45)”, - shkruante versioni on-line i gazetės prestigjioze sportive franceze “L’Equipe”. “Ndėrkombėtari shqiptar ishte i pezulluar gjatė humbjes me Tuluzėn, tė shtunėn (1-2). Nė tė kundėrt, Roland Zubar, shėnuesi i golit kundėr Tuluzės, do tė jetė i pezulluar”.



    Tetė kuqezinj



    Edhe shqiptarėt kanė emrin e tyre nė Ligėn e Kampioneve, nė atė tė fazės sė grupeve, ku luajnė 32 ekipet mė tė mira tė Europės, pasi nė ato eliminatore (turi i parė dhe i dytė) ėshtė normale qė janė tė shumtė, pasi nė kėtė fazė merr pjesė gjithmonė ekipi kampion i Shqipėrisė. Me Lorik Canėn (Olimpik i Marsejės), Igli Taren (Lacio), Valon Behramin (Lacio), qė marrin pjesė nė edicionin 2007-2008, sė bashku dhe me Bledar Kolėn (Panathinaikos), Besnik Hasin (Anderleht), Kliton Bozgon (Maribor), Besart Berishėn (Hamburg) dhe Pėrparim Hetemajn (AEK), qė kanė luajtur mė parė me ekipet tyre, bėhen shtatė lojtarė qė kanė vendosur foton e tyre nė albumin e “Champions”, njė nga albumet mė prestigjiozė tė botės sė futbollit.



    Golat shqiptarė



    I pari ishte Kliton Bozgo, i cili ka shėnuar nė Ligėn e Kampioneve nė fazėn e grupeve. Beratasi shtatshkurtėr, tashmė 35-vjeēar, ka realizuar me skuadrėn sllovene Maribor, me tė cilin ėshtė shpallur edhe golashėnuesi mė i mirė i kampionatit slloven tė vitit 1998-1999. Njė tjetėr gol tė rėndė nė Ligėn e Kampioneve ka shėnuar Besart Berisha gjatė edicionit tė kaluar kundėr skuadrės ruse, CSKA e Moskės (3-2). Sulmuesi shqiptar, atėherė nė radhėt e Hamburgut, shfrytėzoi maksimalisht mundėsinė e parė qė i ėshtė dhėnė nga trajneri Thomas Doll, i cili e aktivizoi pėr herė tė parė si titullar. Rusėt kaluan tė parėt nė avantazh me golin e shėnuar nga Ivica Oliē nga penalltia, ndėrsa vetėm pesė minuta mė vonė ka ardhur pėrgjigjja e skuadrės gjermane qė barazon rezultatin me golin e Besart Berishės.



    Tirana, aventura zgjati njė tur



    Kampionia e Shqipėrisė, Tirana, mori pjesė nė turin e parė eliminator tė Ligės sė Kampioneve. Shorti e vuri pėrballė kampiones sė Sllovenisė, NK Domzhale, ndaj sė cilės i humbi tė dy takimet: 1-0 nė Slloveni dhe 2-1 nė Tiranė, duke u eliminuar qysh nė turin e parė. Njė aventurė e shkurtėr qė zhgėnjeu shumė jo vetėm tifozėt e Tiranės, por dhe tė tė gjithė Shqipėrisė, pasi nė letėr dhe nė deklarimet e lojtarėve bardheblu dhe trajnerit Sulejman Starova kalimi i turit dukej i sigurt. Ja dhe turi i parė me 28 skuadra: SK TIRANA (SHQIPĖRI), Rejnxhėrs FC (Andorra), Piunik Jerevan (Armeni), Kazar Lenkoran (Azerbajxhan), Bate Borisov (Bjellorusi), FK Sarajeva (Bosnje Hercegovinė), Hapoel Nikosia (Qipro), Dinamo Zagreb (Kroaci), Levadia Talin (Estoni), Nju Seints (Uells), Olimpi Rustavi (Gjeorgji), Hb Torshavn (Ishujt Faroe), Tampere Junajtid (Finlandė), Derri Siti (Irlandė), Linfild Belfast (Irlanda e Veriut), Hafnarfjardur (Islandė), Fk Astana (Kazakistan), Dudelanxhe (Luksemburg), Fk Ventspils (Letoni), Fbk Kaunas (Lituani), Pobeda Prilep (Maqedoni), Marsakslok (Maltė), Sherif Tiraspol (Moldavi), Zeta Golubovci (Mali i Zi), Murata (San Marino), Msk Zilina (Sllovaki), NK Domazale (Slloveni), Elfsborg (Suedi).


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 10 2016, 19:31