Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Mediat e huaja: “Van Nistelroi shpėtoi Holandėn nga turpi ne

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    Mediat e huaja: “Van Nistelroi shpėtoi Holandėn nga turpi ne

    Mesazh nga polskaALB prej Sat Sep 15 2007, 09:18

    Mediat e huaja: “Van Nistelroi shpėtoi Holandėn nga turpi ne Shqiperi"Shtypi i huaj reagoi me nota pozitive pėr paraqitjen e pėrfaqėsueses shqiptare pėrballė gjigantėve holandezė, dukė venė nė pah rolin dhe vendimet jo fort tė qarta tė gjyqtarit anglez Majk Rili. Mediat e huaja nuk lanė pa pėrmendur edhe fishekzjarrėt e hedhur mbi kokėn e holandezit Melēiot.

    “Rud Van Nistelroi goditi nga njė distancė e afėrt nė kohėn shtesė, pėr t’i dhėnė Holandės njė fitore tė vėshtirė 1-0 me Shqipėrinė nė fushatėn kualifikuese tė Euro 2008. Gjyqtari Majk Rili fishkėlleu dy minuta pėrpara pėrfundimit nė ndeshjen e Grupit G, pas hedhjes tė fishekzjarrėve nė fushė nga shkallėt qė shpėrthyen mbi kokėn e mbrojtėsit holandez Mario Melēiot. Nė njė ndeshje tė frikshme, holandezėt nuk treguan asgjė nga krijimtaria e tyre pėrballė shqiptarėve pasionantė, tė cilėt luftuan fort pėr tė fituar njė pikė”.

    “Holanda dominoi virtualisht tė gjithė ndeshjen, por i duhej tė priste derisa goditja e Rud Van Nistelroit nė minutėn e fundit tė vuloste fitoren dhe tė barazohej me pikė me Rumaninė nė krye tė Grupit G”, - shkruan sportinglife.com. “Nė fund tė pjesės sė parė ekipi vendas kaloi nė avantazh kur Melēiot shkaktoi njė autogol me kokė nė portėn e Van Der Sarit, por Debatik Curri u penalizua pėr shtyrjen e mbrojtėsit”. Siti i njohur sportiv goal.com shkruante: “Rud Van Nistelroi shpėtoi Holandėn nga turpi me njė fitore tė vonshme ndaj Shqipėrisė nė Tiranė. Holandezėt patėn pjesėn e luanit nė kontrollin e lojės, por shpesh ata ishin tė pazotė, ndėrsa mund tė thuhet se Holanda mori dy pikė shumė tė vlefshme mė shumė. Shqipėria, ndėrkaq, debatoi nė njė numėr tė madh vendimesh tė diskutueshme tė gjyqtarit”.

    “Shansi real nė pjesėn e parė ishte pėr Shqipėrinė dhe ndoshta mund tė rezultonte me njė gol avantazh. Mario Melēiot e paketoi topin nė rrjetėn e portės sė tij”. Gazeta holandeze “NRC Handelsblat” shkruante se “legjioni i kuq festoi masivisht, por gjyqtari anuloi autogolin e shėnuar me kokė nga Melēiot. Madje, edhe sanitarėt shqiptarė tė Kryqit tė Kuq protestuan te arbitri anglez pėr anulimin e golit”.

    Media holandeze i bėn elozhe mbrojtėsit shqiptar Kristi Vangjeli, i cili detyroi Robin Van Persin tė merrte karton tė verdhė, ndėrsa trajneri Van Basten e ndėrroi atė me Rafael Van Der Vartin pėr tė mos marrė karton tė kuq.

    Gazeta “Volkskrant” ishte shumė kritike. “Ne mund tė gėzohemi me fitoren, por duke parė se skuadra “portokalli” pėrbėhet me lojtarė tė Realit tė Madridit, Manēesterit, Arsenalit, Liverpulit, atėherė fitorja nė minutėn e fundit nuk meriton nota pozitive, pavarėsisht se ekipi i Van Bastenit arriti dy fitore brenda katėr ditėsh. Van Basteni duhet tė zgjidhė problemet me Klarens Sedorfin dhe Ibrahim Afelay”.

    Sedorf: “Nuk pres mėshirė nga Van Basten”

    Gazeta holandeze “NRC Handelsblat” shkruante: “Edhe Shqipėria ėshtė shumė e vėshtirė pėr Holandėn. Njė gol i minutės sė fundit parandalon furtunėn. Shqipėria, njė vend me pak mė shumė se 4 mijė futbollistė, e meritoi njė pikė dhe kishte disa shanse pėr tė triumfuar, deri nė momentin kur shqiptari Lorik Cana mori karton tė kuq”. Mesfushori i Milanit, Klarens Sedorf, njė nga 18-lojtarėt e listės sė Van Bastenit, por i papėrdorur kundėr Shqipėrisė, u shpreh shumė kritik ndaj trajnerit tė tij. “Nuk pres kurrė prej tij qė papritur tė jem pjesė e ekipit bazė. Ai (Van Basten) i di shumė mirė vlerat e mia. Nuk ėshtė shumė pozitive pėr mua tė qėndroj si zėvendėsues”. Sedorf mendon se ai dhe Shnajder mund tė luajnė shumė bukur sė bashku nė mesfushė. “Te Milani unė kam luajtur sė bashku me Rui Kostėn, duke pasur edhe Gatuzon pranė”.

    RAI: Polemika pėr arbitrimin e Rilit

    Televizioni shtetėror italian, RAI, nė faqen zyrtare tė tij, raisport.rai.it shkruante me nota kritike nė lidhje me arbitrimin e gjyqtarit anglez, Majk Rili gjatė ndeshjes Shqipėri-Holandė. “Gjykimi i tij ka hapur polemika nė tė gjithė vendin (Shqipėri). Nė mėnyrė tė veēantė, vendimet e marra nga Rili dhe qė janė kontestuar janė dy: anulimi i njė goli nė favor tė Shqipėrisė (autogoli i holandezit Melēiot), i vlerėsuar i rregullit edhe nga vėzhgues neutralė, si dhe pėrjashtimi i Canės pak para golit tė Van Nistelroit. Gazetat dhe televizionet shqiptare janė tė hidhura: “Mėkat, qė na mundi njė gjyqtar idiot”, ishte titulli i madh i gazetės “Metropol”.

    Van Basten: “Pėrdorėn tė gjitha marifetet”

    Trajneri Marko Van Basten, shumė i kursyer nė deklaratat e tij nė Shqipėri, pranoi pėr televizionin holandez RTL4, qė transmetoi direkt nga Tirana: “Ata (shqiptarėt) e nisėn lojėn gjithė vrull dhe e bėnė tė vėshtirė pėr ne, por nuk ishte problem”. Pėr faqen zyrtare tė UEFA-s, uefa.com, legjenda e futbollit holandez vlerėsoi disiplinėn e ekipit tė tij. “Ne ishim shumė tė disiplinuar dhe nė fund bėmė njė hap tė madh drejt Kampionatit Europian. Shqipėria ėshtė njė ekip qė nuk duhet nėnvlerėsuar. Ata janė kundėrshtarė tė vėshtirė qė luajnė fizikisht dhe pėrdorin tė gjitha marifetet. Por ne qėndruam tė qetė, nuk bėmė gjėra tė ēmenduara dhe nė fund rezervuam e merituam fitoren. Kur jeni profesionalė, nė fund fati do tė jetė nė anėn tuaj”.

    Van Nistelroi: “U prishėm festėn”

    Sulmuesi i Realit tė Madridit, Rud Van Nistelroi, vlerėsoi paraqitjen e ekipit tonė: “Ne dimė qysh mė parė se do tė ishte njė ndeshje e vėshtirė. Nėse do tė pėrfundonte 0-0 ata do tė kishin njė festė tė madh, por nė fund ne fituam duke shfrytėzuar mė sė miri lojėn nga krahėt dhe njė kros tė madh nė pozicionin e duhur. Ju duhet tė luftoni deri nė minutėn finale. Kjo ėshtė diēka qė ne kemi punuar shumė fort”.

    Shnajder: “Bėnė gjithēka pėr tė fituar”

    Mesfushori i talentuar Uesli Shnajder pranoi se Shqipėria bėri gjithēka pėr tė fituar: “Kushtet ishin tė vėshtira dhe kundėrshtarėt tanė bėnė gjithēka pėr tė fituar. Ata u treguan shumė tė rreptė, por gjėja mė e rėndėsishme janė tri pikėt”. Shnajder do tė jetė i pezulluar pėr ndeshjen kyēe kundėr Rumanisė, mė 13 tetor, dhe bashkė me tė do tė mungojnė edhe Mario Melēiot e Robin Van Persi.


    _________________

      Ora ėshtė Sat Dec 10 2016, 19:30