Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    HISTORIA E SHKUMBINIT

    Share

    polskaALB
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 578
    Age : 31
    Vendndodhja : Warsaw / Poland
    Profesioni : Studenti
    Skuadra juaj e Zemres : SHKUMBINI kush tjeter... :)
    Registration date : 26/06/2007

    HISTORIA E SHKUMBINIT

    Mesazh nga polskaALB prej Tue Jun 26 2007, 16:51

    Peqin, aty ku njerezit ushqehen me futbollin
    Skeda:
    Emri: KS Shkumbini
    Themelimi: 1924
    Debutimi ne superiore: Shkumbini 1-0 Tirana ( 1994-'95)
    Sekretar: Astrit Isaj
    Trajner: Gugash Magani

    Peqini eshte nje qytet i vogel, por me nje histori te lashte qe kalon neper shekuj, nje histori, e cila ka lene gjurme dhe vazhdon te hedhe rrenjet e saj ne kete qytet te vogel, por me nje pasuri te madhe ne vendin tone. Peqini shtrihet ne nje pozite gjeografike te favorshme qe ne shekuj, pasi qyteti i vogel shtrihej ne kryqezimin e rruges Egnatia, nje arterie e rendesishme komunikimi e Ilirise. Qysh para shume viteve, Peqini eshte emertuar me emrin e vjeter Klaudiana, historia e tij do te lexohej ne guret e nje rruge me kalldrem qe kalonte permes saj. Klaudiana perbente nje qender banimi ne kryqezimin e rrugeve qe lidhnin Dyrrahun me Apolonine. Ne qender te qytetit te Peqinit ndodhet edhe xhamia e qytetit, por si obelisk ngrihet edhe sahati, i cili zbulon arkitekturen e vjeter. Peqini ka dhene ndihmen e tij edhe ne luften ndaj fashizmit, ku spikati intelektuali i njohur Mustafa Gjinishi. Gjithsesi, Peqini sot krenohet me mjaft emra ne kulture si Rifat Teqja, Ferdinand Deda, te cilet i perkasin nje plejade te shkelqyer muzikantesh, por edhe politikane si Hekuran Isaj e deri te futbolli si ish-futbollisti i Kombetares, Bujar Cani, Sokol Branica, Ballhysa, Shpetim Kateshi, Astrit Isaj, Kujtim Kryemadhi e deri te kapiteni legjendar Magani. Por sporti eshte nje nga aktivitetet me te preferuara te Peqinit qe ka pasur nje hov te madh si para viteve '90 ashtu edhe sot.

    Futbolli qendron ne majen e sporteve, por edhe pse nuk ka sjelle trofe, ai mbahet si ushqimi i mengjesit, drekes dhe darkes, ne Peqin jeta eshte e lidhur me futbollin. Klubi i futbollit ne Peqin eshte formuar ne vitin 1924, ku topin e pare e ka sjelle nje oficer nga Shkodra dhe ne kete menyre kane nisur historia e futbollit ne Peqin. Por nuk duhet lene pa permendur edhe veterani Adem Bedali, i cili ka merite ne krijimin e futbollit ne Peqin. Per here te pare ekipi i futbollit Shkumbini ka fituar nje Kupe ne Durres, ne vitin 1936, duke mposhtur Apolonine e Fierit, kjo i perket kategorise se dyte. Ndersa ne vitin 1994-95, Shkumbini arrin te futet ne kategorine elitare, ose sic quhet sot kategoria superiore. Gjithsesi, edhe sportet e tjera kane arritur rekorde kombetare dhe nderkombetare ne Peqin. Vecojme ketu peshengritjen, ku ne vitin 1985 peshengritesi peqinase, Ardian Daka, ka fituar ne Turqi medaljen e argjendte, Hamdi Tufa eshte shpallur kampion i Evropes, duke mahnitur gjithkend. Por futbolli mbetet dashuria e Peqinit. Nje qytet qe zgjohet me mendjen te futbolli, te fundjava, tek e shtuna, ku ekipi i Shkumbinit luan ndaj ekipeve te tjera te Shqiperise. Qe nga viti i debutimit ne superlige e deri me sot, Peqini qendron i palekundur mes me te mireve te futbollit shqiptar, pavaresisht se ne keto tre vitet e fundit ka ndjere edhe disa tronditje per te rene nga kategoria e me te mireve, por ne fund deshira, pasioni dashuria per futbollin kane bere qe sakrifica e ketyre njerezve te dominoje mbi gjithcka. Ndeshjen e Shkumbinit e shohin disa here, jo vetem ne fushen e sportit, ku ndeshja luhet, por edhe pas saj. Kjo mundesohet nga televizioni "Tv Klaudiana", i cili tashme eshte edhe nje stadium i dyte per tifozet fanatike te Shkumbinit. Nje televizion i vogel, por qe pak nga pak ka arritur te hedhe hapat e shpejte per te qene nje pasuri e madhe per kete qytet te vogel. Klaudiana ka marre emrin e vjeter te Peqinit dhe sportin e ka primar. Fundjava ne Peqin eshte gjalleruese dhe kete e ben vetem futbolli, pasi kinemate apo aktivitetet kulturore mungojne. Historia e futbollit ne Peqin ka kaluar breza dhe padyshim ka kaluar mbi shkalle te veshtira qe nga koha e krijimit te klubit e deri ne ditet e sotme. Por, ajo qe nuk ka ndryshuar eshte padyshim entuziazmi qe kane tifozet e Shkumbinit. Futbolli ne Peqin eshte burim jetese, perjetohet si gjeja me e shtrenjte qe ka ky qytet dhe eshte i pazevendesueshem. Te jetosh me futbollin ne Peqin, eshte dicka e vecante dhe brezat e rinj qe po lindin ne mendje flasin vetem per lojen e anglezeve. Peqini eshte i vogel, por me shpirt te madh, kerkon te jete pjese e siperfaqes se futbollit shqiptar, nuk e mendon ne asnje moment veten larg Tiranes, Vllaznise, Flamurtarit, Teutes apo ndonje ekipi tjeter, gjithmone kerkon te jete mes motrave te tjera, pavaresisht se shpesh eshte etiketuar si qyteti i dhunes ne futboll.

    Paragjykimet ndonjehere jane edhe te gabuara, dhe kete gje e ka vertetuar nje nga trajneret me te njohur ne Shqiperi, Faruk Sejdini, dikur e ka quajtur arene lufte fushen sportive te Peqinit, ndersa sot ka provuar dhe pare se ne kete qytet njerezit futbollin e kane ushqim dhe jane gati te japin dite nga jeta e tyre.

    2006/07 - 10. Shkumbini 34 pike
    2005/06 - 7. Shkumbini 43 pike
    2004/05 - 6. Shkumbini 48 pike
    2003/04 - 7. Shkumbini 41 pike
    2002/03 - 5. Shkumbini 40 pike
    2001/02 - 6. Shkumbini 33 pike
    2000/01 - 5. Shkumbini 41 pike
    1999/00 - 7. Shkumbini 35 pike
    1998/99 - 7. Shkumbini 40 pike
    1997/98 - 4. Shkumbini 54 pike
    1996/97 - 6. Shkumbini 26 pike
    1995/96 - 9. Shkumbini 33 pike
    1994/95 - 7. Shkumbini 30 pike

    KS Shkumbini Peqin

    Adresa: Bulevardi Mustafa Gjinishi, Peqin
    Tel: +355 51 232 00
    Fax: +355 51 232 00


    _________________

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:54