Trasferohemi ne www.Ksshkumbini.com

www.Ksshkumbini.Info


    Magani: S’kemi hequr dorė pėr vendin e 4-t

    Share

    stilltoni
    Admin
    Admin

    Male Numri i postimeve : 301
    Vendndodhja : Itali
    Profesioni : Student
    Skuadra juaj e Zemres : Shkumbini
    Registration date : 26/06/2007

    Magani: S’kemi hequr dorė pėr vendin e 4-t

    Mesazh nga stilltoni prej Thu May 07 2009, 12:48


    Trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani, kėrkon nga tė tijtė tė mos dorėzohen tani

    Pas dėshtimit tė plotė nė Kupė pėrballė Flamurtarit, Shkumbini ka gabuar edhe nė ndeshjen e kampionatit tė shtunėn e kaluar, kur humbi nė Lushnjė pėrballė Vllaznisė 1-2. Kjo humbje dhe fitorja e Teutės ndaj Bylisit bėri qė Shkumbini tė humbė pėrkohėsisht vendin e katėrt nė renditje, pasi durrsakėt pėr shkak tė golaverazhit mė tė mirė renditen tė katėrtėt, duke spostuar Shkumbinin nė vendin e pestė.

    Vllaznia, qė pretendon titullin, ka ditur tė pėrfitojė nga momenti jo i mirė i ekipit tė Maganit nė fushėn asnjanėse tė Shkumbinit, i penalizuar me katėr ndeshje jashtė Peqinit pėr arsye tė incidenteve nė ndeshjen e Kupės.

    “Kemi humbur sepse kundėrshtari shfrytėzoi moralin e rėnė pa eliminimit nga Kupa dhe nga qė kishim shumė mungesa titullarėsh pėr shkak tė dėmtimeve. Tashmė humbėm edhe vendin e katėrt nė renditje,” - pohon trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani. Duke vlerėsuar edhe lojėn e kundėrshtarit tė kaluar, trajneri hedh poshtė fjalėt e pėrhapura pėr njė lėshim tė ekipit tė tij nė favor tė Vllaznisė.

    Pėr Maganin, ekipi nuk kishte pse t’ia bėnte “dhuratė” vendin e katėrt Teutės vetėm tri ditė pasi ishte eliminuar nga Flamurtari nė gjysmėfinalen e Kupės. Duke folur pėr humbjen e fundit, trajneri i bardhekaltėrve thotė se ekipi i tij, pavarėsisht kėtij hapi fals, nuk ka hequr dorė nga vendi i katėrt, sepse kampionati akoma nuk ka pėrfunduar, teksa do tė bėjė mė tė mirėn, duke nisur nga pėrballja e kėsaj fundjave pėrballė Tiranės.

    Pėr tė ėshtė njė mundėsi e mirė e ekipit tė tij pėr tė marrė njė pikė kėtė tė shtunė, nisur edhe nga faki se Tirana do tė ketė nė mesjavė finalen e Kupės pėrballė Flamurtarit. Lodhja fizike dhe kalendari i ngjeshur i tiranasve nė dy javėt e fundit shihet si njė mundėsi e mirė e Shkumbinit, pa harruar edhe mungesat e portierit Nallbani dhe mbrojtėsit Lila, tė dėnuar pas kartonėve tė kuq tė marrė nė Kavajė.

    Ismaili: 50 milionė nėse mundni Tiranėn!

    Pas presidentit tė Besės, Nexhat Bizhdili, i cili afroi plot 30 milionė lekė tė vjetra pėr tė mundur Tiranėn, dje ka ardhur premtimi i presidentit tė Shkumbinit, Xhavit Ismaili, i cili afron 50 milionė nėse ekipi qė ai financon mposht Tiranėn nė transfertė. Njė detyrė shumė e vėshtirė pėr peqinasit, por gjithsesi presidenti i tyre e ka seriozisht. Njė shumė e madhe e vendosur kjo pėr ekipin e Shkumbinit, mė e madhja ndonjėherė e vendosur si premio pėr bardhekaltėrit.

    Shkumbini u eliminua nga Kupa mes polemikash qė dihen tashmė, u dėnua edhe mė katėr ndeshje fusha e tyre, humbi nė Lushnjė me Vllazninė, ndėrsa Teuta i rrėmbeu edhe vendin e katėrt, njė vend qė mund tė tė ēojė nė Europė kėtė sezon. Si Shkumbini, ashtu edhe Teuta, kanė ndeshje tė vėshtira kėtė javė, ndoshta nga kjo kėrkon qė presidenti Ismaili tė karikojė ekipin e vet qė tė paktėn tė marrė njė pikė nė Tiranė.

    Dalja nė Europė do tė ishte historike pėr kėtė ekip, kur kujtojmė qė ka bėrė njė paraqitje mjaft tė mirė, si asnjėherė tjetėr, duke shkuar deri nė gjysmėfinale tė Kupės dhe nė vendin e katėrt nė kampionat. Gjithsesi, duhet tė presim gjatė javės se ēfarė do tė ngjajė, pasi bardheblutė mund tė kundėrpėrgjigjen ndoshta me njė shifėr mė tė madhe, duke ditur qė Tirana luan pėr titullin kampion.

      Ora ėshtė Fri Dec 02 2016, 20:57